Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë kompetence

Një shërbim i ri, enkas për të gjithë të interesuarit:  “Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë kompetence”

Ju duhet të ngarkoni online vetëm 5 dokumente:
  •  Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me Certifikatë kompetence.
  •  Pasaportë Detare
  •  Diploma profesionale e shkollës(për nivelin menaxherial)
  •  Kopje e Çertifikatave e lëshuar nga qëndra trajnimi
  •  Fotografi (4×5 cm për dokument)

Dokumenti i regjistrimit dhe pajisjes me certifikatë kompetence ju mbërrin i nënshkruar elektronikisht në hapësirën ”Dokumentet e mia”

 

INFORMACION MBI OPERACIONIN PËR DHËNIEN NDIHMË TË MJETIT “MAKAJ”

INFORMACION MBI OPERACIONIN PËR DHËNIEN NDIHMË TË MJETIT “MAKAJ”
Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.
Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë .
Siguria juaj prioriteti ynë!

Keni ndërtuar një mjet lundrimi në Shqipëri? Duhet të kryeni rregjistrimi e tij?

Keni ndërtuar një mjet lundrimi në Shqipëri? Duhet të kryeni rregjistrimi e tij?

Gjeni në portalin e-Albania shërbimin më të ri: ”Aplikim për regjistrim anije/mjet lundrues të ndërtuar në një kantier të licencuar brenda vendit”
Ju duhet të ngarkoni online vetëm 3 dokumente:
  • Mandatpagesën dhe faturën për regjistrimin fillestar të një mjeti lundrues
  • Certifikatën origjinale të regjistrimit
  • Certifikatën e ndërtuesit
Pas dorëzimit të dokumenteve origjinalë institucioni përfundon me regjistrimin e mjetit lundrues

Dokumenti i regjistrimit, i pajisur me nënshkrimelektronik, ju mbërrin te hapësira ”Dokumentet e mia”

Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!

Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023.
Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.
Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim.
May be an image of 1 person and outdoorsMay be an image of map and skyMay be an image of map, sky and text that says '11:20 Dubr Dubrovnik Waves SanNicgla Nicgla NW 3.7m Period S. Podg Foggia 8° Bari Potenza 2° Ta ranto nuro Lecce 11° Rossano alo Catanzaro g° Mes na Catania 119 gusa 8° 18:00'

Njoftim për përkeqësim të motit

Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!
Në daten 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ju njoftojme se kualifikim si kandidat për pilot dhe pajisje me certifikatë për pilot ofrohet ne portalin e-Albania.

Ju njoftojme se, duke filluar nga dita e sotme, sherbimi i aplikimit per tu pajisur me deshmi piloti, ngritja ne kategori e pilotit dhe rinovimi i deshmise se pilotit per te gjitha portet e hapura te Republikes se  Shqiperise, do te ofrohet  vetem nepermjet portalit   e-Albania.

Linku per Aplikimet:

 

Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot

Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot

Pér kriteret e kualifikimit dhe kategorité e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisé

URDHÉR I BRENDSHÉM Nr.124 date .11 . 2022 Mbi Zbatimin e Udhézimit Nr. 2 daté 5.5.2021 “Pér kriteret e kualifikimit dhe kategorité e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisé”

Në mbéshtetje té nenit 102 germa “c” dhe “G” tö ligjit nr. 9251 daté 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikös sé Shqiperisé” (i ndryshuar), nenit 14 germa “g” te ligjit nr. 10109 date 02.04.2009, “Pér Administraten Detare té Republikes sé Shqipérisé”, Urdhérit te Kryeministrit nr.139 date 26.08.2022 “Pér miratimin e Strukturös dhe Organikés sé Drejtorisé séPérgjithshme Detare”, si dhe nenit 33, pika 2 té Udhözimit Nr. 2 daté 5.5.2021 “Pér kriteret e kualifikimit dhe kategoritö e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisë”

Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Në mbështetje të Ligjit Nr.9251 datë 08.07.2004″ Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë “, Ligjit Nr.10109 datë 02.04.2009 ” Për Administratën Detare të Republikës Shqipërisë “, VKM -së Nr. 462 datë 09.07.2014 ” Rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese “, Udhëzimit të përbashkët Nr.1289/1 datë 04/05/2021 të MIE; atij me Nr.18307/4 datë 21/05/2021 të MFE” Për përcaktimin e tarifave të regjistrimit të Mjeteve Lundruese ” botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29.06.2021, Urdhërit nr. 22 datë 29.03.2022 për miratimin e Rregullores “ Mbi aktivitetin e ZRMLD-së”, si dhe Urdherit Nr.112 date 02.06.2022 te Ministres se Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise” Per miratimin e formatit te lejeve dhe certifikatave per sherbimet e ofruara nga DPDetare”

  1. Dokumenti “Deshmi e Aftesise Lundrimit per Mjete te Vogla Lundruese” i leshuar pas regjistrimit te nje mjeti te vogel lundrues sipas shkreses Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit nr. 54/1 date 12.01.2011, Nuk do te leshohet me dhe do te zevendesohet me Certifikaten “Leje Lundrimi” sipas formateve te miratuara.

 

  1. Per cdo anije/mjet lundrues ne ndertim do te leshohet, pas regjistrimit ne regjistrin perkates”Certifikate regjistrimi” sipas formatit te miratuar.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me proҫedurën që duhet ndjekur për sa më sipër mund të kontaktoni me Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve pranë DPD-së në adresën email:

 

  1. info@dpdetare.gov.al
  2. hamdi.domi@dpdetare.gov.al

📢Epoka e Shërbimeve Online në fushën e detarisë 💻

📢Epoka e Shërbimeve Online në fushën e detarisë 💻

Nga 1 maji 2022 🗓 DETI ONLINE, nga shtëpia apo biznesi juaj pa vonesa parradhë, dhe vetëm me një klikim mund të merrni shërbimet në fushën e detarisë të ofruara nga Kapiteneritë e Porteve Durrës,Vlorë, Sarandë, Shëngjin dhe Zyra e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve.

Aplikimi i shërbimeve do të bëhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=3-1102&cat_id=3