Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!
Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023.
Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.
Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim.


