









UAMD mirëpriti sot partnerë nga Universiti i Malit të Zi, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Detarisë për të diskutuar mbi zhvillimin e programit Master të Përbashkët Rajonal në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mbrojtjes së Mjedisit Detar – MEP & M. I financuar nga programi Erasmus +, ky projekt synon rritjen e kompetencave dhe aftësive të burimeve njerëzore në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Mjedisit Detar.“Mbrojtja e mjedisit detar është e një rëndësie thelbësore për ruajtjen e ekosistemit, ndërsa misioni ynë si Institucione të Arsimit të Lartë është që të jemi në në pararojë të nismave për mbrojtjen e mjedisit. Sot jeta detare kërcënohet nga mbeturinat detare masive dhe ndotjet e tjera të krijuara nga aktivitete të ndryshme dhe është përgjegjësia jonë të studiojmë, hulumtojmë dhe të bashkojmë përpjekjet tona për të ofruar arsimin më të mirë për mbrojtjen e mjedisit detar bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Europian, me qëllim përgatitjen e një brezi të rinjve të diplomuar të pajisur me njohuri dhe teknologji sa më të mira në mënyrë që të dinë se si të ruajnë mjedisin detare”.




The third meeting on master programs at the University of Cadiz
As part of the project MEP&M of the Erasmus + program coordinated by the Faculty of Maritime Studies Kotor, University of Montenegro, a two-day working meeting (18-19 May 2021) on master programs at the University of Cadiz in the field of protection and management of the marine environment was held.
“Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management / MEP&M”.
Drejtoria e Përgjithshme Detare është bërë pjesë e projektit MEP&M. Ky projekt ka si qëllim qëllim parësor mbrojtjen e zonave bregdetare, mbrojtjen e mjedisit detar nga qeveria malazeze dhe nga ajo shqiptare si edhe krijimin e kapaciteteve njërzore për të mbështetur programet e reja Msc në fushën e menaxhimit dhe mbrojties se mjedisit detarë. Gjithashtu, ky projekt ka si qellim të zhvillojë programin rajonal të përbashkët interdisiplinar MSc në gjuhën angleze për studentët dhe profesionistët që kanë të paktën diplomë BSc, për të adresuar nevojat afatgjate specifike për çështjet e mbrojtjes dhe menaxhimit të mjedisit bregdetar detar në Adriatikun e Jugut dhe detit Jon, duke forcuar kështu konkurrencën ndërkombëtare për mbrojtien dhe menaxhimin e mjedisit detarë dhe kërkimor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë (IAL).