KAPITENERITË E PORTEVE

1. Kryen kontrollin e dokumentacionit të mjeteve të vogla lundruese me flamur Shqiptar dhe të huaj
në nisje dhe mbërritje duke i pajisur me lejet përkatëse sipas rregullores së brendshme dhe
udhëzimeve dhe legjislacionit në fuqi.
2. Kryen kontrollin e dokumentacionit mjeteve të vogla lundruese me flamur Shqiptar të anijeve të
peshkimit, duke i pajisur me leje mujore sipas rregullores së brendshme, udhëzimeve dhe
legjislacionit në fuqi.
3. Kryen inspektimet vjetore mbi gjëndjen teknike për plotësimin e standarteve të mjeteve të vogla
lundruese me gjatësi deri 15metra.
4. Plotëson praktikën për furnizimin me naft të anijeve të peshkimit sipas udhëzimit nr. 18, datë
15.06.2015 Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (Gazoil)
me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza.
5. Kryen praktikat e ndryshme për imbarkimin dhe zbarkimin e detarve sipas kërkesave të konventës
STCW, udhëzimeve dhe legjislacionit në fuqi.
6. Kryen inspektime të ndryshme për plotësimin e standarteve të mjeteve lundruese turistike që
transportojnë mbi 12pasagjer me grupet e punës të ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare
Durrës.
7. Pranon protestat e ndryshme detare.