Projekt EURMARS

Në Kuadër të projektit EURMARS është zhvilluar Plenary Meeting në datën 21-22 Mars 2023 në Sofie/Bullgari. Gjatë takimit dy-ditor, partnerët shqyrtuan progresin e bërë gjatë gjashtë muajve të fundit të projektit EURMARS duke u fokusuar në aktivitetet specifike të kryera dhe rezultatet e arritura si dhe planet që duhet ndjekur për gjashtë muajt e ardhshëm.
https://eurmars-project.eu/1st-plenary-meeting-sofia/ 

Në kuadër të Projektit “EURMARS”, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë pjesë në “End User” workshop të zhvilluar në Sofie. Objektivat e këtij takimi ishin: Rishikimi dhe analizimi i “Use cases” të parashikuara në projekt, si edhe shtjellimi i kërkesave dhe nevojave të End Users.
https://eurmars-project.eu/sofia-end-user-workshop/

Drejtoria e Përgjithshme Detare është angazhuar në projektin “EURMARS”, i cili ka si objektiv të zgjerojë praktikat e përbashkëta të vlerësimit të rrezikut të vendosura aktualisht nga autoritetet ligj zbatuese, për të mundësuar zhvillimin, vendosjen dhe vlerësimin e një platforme të sigurt mbikëqyrjeje dhe survejimi të hapësirave detare që ul ndjeshëm rreziqet dhe kërcënimest e sigurisë detare në zona më kufitare.
https://eurmars-project.eu/news/