Publikime

Në ambjentet e Drejtorisë së Përgjitshme Detare u zhvillua takimi me strukturat e brëndshme të DPD-së, Kapiteneria e Portit Durrës, Sarandë, Shëngjin, Vlorë, Sektori i Kontrollit Shtetëror të Flamurit, Kontrollit Shtetëror Portual, Sektorit të (Autoritetit të Sigurise) ne anije dhe porte, Sektori i Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detareve në kuadër të marrjes së masave paraprake për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024
Gjatë takimit u prezantuan problematikat e hasura përgjatë sezonit turistik të kaluar si dhe u prezantua Plani i Masave qe duhet te ndjeke cdo sektor per mbarevajtjen e sezonit turistik 2024

Drejtoria e Përgjshme Detare ka marrë pjesë në takimin 19-të të Grupit të Punës të Ekspertëve të AIS Mesdhetare (EWG) në Romë i organizuar Roja Bregdetare Italiane, si autoriteti pritës MAREΣ, në koordinim me EMSA. Në takim morën pjesë :
  • Përfaqësues të shteteve anëtare pjesëmarrëse MAREΣ (Rumania, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Malta, Sllovenia dhe Portugalia),
  • Përfaqësuesit e Norvegjisë (si vendi që pret serverët rajonalë AIS NSATL dhe HELCOM) si dhe pjesëmarrës në projektet BCSEA II, SAFEMED V dhe IPA II (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Liban, Izrael, Jordani, Turqi, Mali i Zi, Marok, Palestina, Egjipti, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina)
 Drejtoria e Pergjithshme Detare vazhdon të japë kontributin nëpërmjet ekspertëve të saj në fushën e detarisë duke përfaqësuar Shqipërinë në takime të niveleve të larta rajonale dhe europiane.

Drejtoria e Përgjithshme Detare i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut. Punonjësit e Drejtorisë, dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.
# DhurogjakShpëtojetë

Broshura e projektit MEDEA e cila përfshin të gjitha aktivitet dhe arritjet gjatë vitit të kaluar të projketit. Për tú informuar më tej rreth WORKSHOP të organizuara dhe webinarëve që mbulojnë katër TCP (Migrimi dhe Azili, Siguria Kufitare, Luftimi i Krimit & Terrorit dhe Menaxhimi i Fatkeqësive).