Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Në mbështetje të Ligjit Nr.9251 datë 08.07.2004″ Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë “, Ligjit Nr.10109 datë 02.04.2009 ” Për Administratën Detare të Republikës Shqipërisë “, VKM -së Nr. 462 datë 09.07.2014 ” Rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese “, Udhëzimit të përbashkët Nr.1289/1 datë 04/05/2021 të MIE; atij me Nr.18307/4 datë 21/05/2021 të MFE” Për përcaktimin e tarifave të regjistrimit të Mjeteve Lundruese ” botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29.06.2021, Urdhërit nr. 22 datë 29.03.2022 për miratimin e Rregullores “ Mbi aktivitetin e ZRMLD-së”, si dhe Urdherit Nr.112 date 02.06.2022 te Ministres se Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise” Per miratimin e formatit te lejeve dhe certifikatave per sherbimet e ofruara nga DPDetare”

  1. Dokumenti “Deshmi e Aftesise Lundrimit per Mjete te Vogla Lundruese” i leshuar pas regjistrimit te nje mjeti te vogel lundrues sipas shkreses Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit nr. 54/1 date 12.01.2011, Nuk do te leshohet me dhe do te zevendesohet me Certifikaten “Leje Lundrimi” sipas formateve te miratuara.

 

  1. Per cdo anije/mjet lundrues ne ndertim do te leshohet, pas regjistrimit ne regjistrin perkates”Certifikate regjistrimi” sipas formatit te miratuar.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me proҫedurën që duhet ndjekur për sa më sipër mund të kontaktoni me Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve pranë DPD-së në adresën email:

 

  1. info@dpdetare.gov.al
  2. hamdi.domi@dpdetare.gov.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *