Njoftim

-Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Projekti LRIT (“Long-Range Identification and Tracking”

– Gjurmimi dhe Identifikimi me Rreze të Gjatë Veprimi) është aktiv dhe anijet me flamur shqiptar identifikohen dhe lëshojnë sinjale alarmi edhe mbi 1 mijë milje nga ujërat shqiptare.

Nga sot, pas testeve të bëra nga disa shtete, erdhi konfirmimi zyrtar nga IMO( “International Maritime Organization” – Organizata Ndërkombëtare Detare) se sistemi funksionon dhe është plotësisht në punë. LRIT është kërkuar nga IMO-ja dhe EMSA(“European Maritime Safety Agency” – Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare) per tu realizuar qe ne 2010për t’u realizuar që në vitin 2010, por që nuk u realizua për burokraci. Pas këmbënguljes së DPD-së, u arrit të financohet dhe të zbatohet me shumë sukses dhe Shqipëria plotëson një nga kushtet e IMO-s dhe EMSA-s dhe rrit sigurinë e anijeve me flamur shqiptar.

Investimi i radhës është sistemi VTMIS (“Vessel Traffic Management and Information System” – Sistemi i Informimit dhe Menaxhimit të Trafikut të Anijeve), monitorimi i ujërave shqiptare, i cili do të financohet nga Banka Botërore dhe Shqipëria kompletohet dhe plotëson të gjitha detyrimet si ndaj IMO-s dhe EMSA-s dhe rritet maksimalisht siguria e anijeve në ujërat detare shqiptare,

Drejtoria e Përgjithshme Detare është bërë pjesë e projektit “Mediterranean practitoners”

-Drejtoria e Përgjithshme Detare është bërë pjesë e projektit “Mediterranean practitoners’ network & capacity building for effective response to emerging security challenges” . Ky projekt ka si qëllim forcimin dhe stabilizimin e sigurisë në vendet e rajonit të Mesdheut dhe Detit të Zi, duke përdorur kërkimin dhe inovacionin si një katalizator për të nxitur bashkëpunimin midis praktikuesve nga disiplina dhe vende të ndryshme .

https://www.medea-project.eu/