Takim me operatorët turistik të mjeteve lundruese turistike

Në kuadër te përgatitjes për fillimin e sezonit turistik veror, Sektori i Kontrollit Shtetëror të Flamurit pranë DPD-së ka zhvilluar takim me operatorët turistik të mjeteve lundruese turistike ⛵️ që operojnë në zonën turistike detare të Sarandës.
▶️Qëllimi I këtij takimi ishte identifikimi i problematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me gjendjen teknike dhe dokumentare të mjeteve detare, pajisjen e tyre me ekuipazh të nevojshëm të çertifikuar dhe kualifikuar dhe marrja e masave të nevojshme për eleminimin e tyre përpara fillimit të sezonit turistik.
Drejtoria e Përgjithshme Detare vazhdimisht i kushton vëmendje të madhe rritjes së sigurisë së mjeteve dhe pasagjerëve që frekuentojnë zonat turistike detare të vendit tonë.
https://www.facebook.com/drejtoriadetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *