Njoftimi “ Lëshimi i Çertifikatës së Regjistrimit të anijes “

Njoftimi “ Lëshimi i Çertifikatës së Regjistrimit të anijes “

Në mbështetje të Ligjit Nr.9251 datë 08.07.2004 “ Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë “ i ndryshuar, Ligjit Nr.10109 datë 02.04.2009 “ Për Administratën Detare të Republikës Shqipërisë “, VKM –së Nr. 462 datë 09.07.2014 “ Rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese “, Udhëzimit të përbashkët Nr.1289/1 datë 04/05/2021 të MIE; atij me Nr.18307/4 datë 21/05/2021 të MFE “ Për përcaktimin e tarifave të regjistrimit të Mjeteve Lundruese “ botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29.06.2021 Drejtoria e Përgjithshme Detare ( DPD ) njofton se: Të gjithë subjektet ( individë/shoqëri ) vendase apo të huaj rezidentë në vendin tonë, që kanë në zotërim anije/mjete lundruese mbi 15 ml, të regjistruara dhe të paisura me Dëshmi Pronësie dhe Dëshmi Flamuri, do ti zëvendësojnë ato me “ ÇERTIFIKATË REGJISTRIMI “. Për informacione të mëtejshme lidhur me proҫedurën që duhet ndjekur për sa më sipër mund të kontaktoni me Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve pranë DPD-së në adresën email:

1. info@dpdetare.gov.al
2. Hamdi.Domi@dpdetare.gov.a

Leave a Reply

Your email address will not be published.