REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor
Data e Kërkesës
Objekti i Kërkesës
Data e Përgjigjes
Përgjigje
Mënyra e  përfundimit të kërkesës
Tarifa
1 13.05.2025-15.05.2025

Pershendetje,
Doja te dija se çfare kriteresh duhet te permbushi varka per transport pasagjeresh dhe cilat jan kerkesat dhe licensat qe duhen per te operuar ? Faleminderit K.D

 13.05.2025-15.05.2025

Pershendetje!
Ne lidhje me pyetjen tuaj Drejtoria e Pergjithshme Detare ben regjistrimin e mjeteve lundruese, ne lidhje me kriteret dhe licensat per Varkat, duhet ti drejtoni pyetje Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit pasi ai eshte institucioni kompetent per te dhene nje pergjigje te sakte per pyetjen tuaj! Gjithashtu duhet ti referoheni edhe Vendimit Nr. 845, datë 28.10.2020 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE TURISTIKE DETARE, QË KRYHEN NËPËRMJET MJETEVE LUNDRUESE PËR QËLLIME TURISTIKE DHE ARGËTIMI (Ndryshuar me VKM nr. 121, datë 26.2.2025).

Per me shume informacion klikoni ne linkun si me poshte!

https://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/vendim-2020-10-28-845-i-p%C3%ABrdit%C3%ABsuar.docx
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929
https://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/VKM_nr.710_2016_Kriteret-e-lincesimit-operatori-turistik.pdf

Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
2 30.04.2025-02.05.2025

Përshëndetje!
Bashkëlidhur do të gjeni një kërkesë për informacion për llogari të agjencisë detare “AQ” PF, e cila është dërguar edhe përmes postës zyrtare.
Punë të mbarë

 30.04.2025-02.05.2025
I nderuar Z. A. A
Ne lidhje me shkresen tuaj per informacion, drejtuar me email ne (Info@dpdetare.gov.al ) date 30.04.2025, ju bejme me dije se Drejtoria e Pergjithshme Detare ju jep informacion vetem per pyetjet qe jane ne kompetence te saj. Ne lidhje me pyetjet e tjera duhet tja drejtoni subjekteve apo institucioneve te tjera qe jane kompetente.
Se pari: Ju informojme se subjekti “J C A” ka lidhur kontrate me Portin Detar Sarande xne daten x.x. 2025 dhe bashkangjitur kontrates gjenden oraret e levizjes te mjetit/mjeteve lundrues/ lundruese.
Se dyti: Nese subjekti ka filluar aktivitetin per te cilen eshte leshuar licenca brenda 30 diteve nga data e leshimit te licenses?
Ju informojme se subjekti e ka filluar aktivitetin brenda afateve ligjore sipas objektit te licenses.
Ne lidhje me pyetjet e tjera qe keni parashtruar, nuk jane kompetence e institucionit tone per tju kthyer nje pergjigje zyrtare .
Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
3 26.04.2025-28.04.2025 Pershendetje,

Dua te rinovoj kete lejen bashkengjitur. Ka skaduar vjet.
Ne e albania aplikohet te opsioni: Rinovim leje dtejtimi dhe behet pagesa e fature 900 lek paraprakisht?
Faleminderit dhe dite te mbare,

Edi

 26.04.2025-28.04.2025

E nderuar Znj. Alegra
Ne lidhje me pyetjen tuaj mbi formatin e lejes se drejtimit te mjetit lundrues ju informojme se: Leja e Drejtimit për Mjete Lundruese,e cila lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, gjenerohet vetëm elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania.
Ngelet ne zgjedhjen tuaj nese e printoni ne format A4 apo format tjeter me te vogel.
Pra nga fillimi i funksionimit te ofrimit dhe dhenies se sherbimit nepermjet E Albania prej vitit 2022 cdo leje drejtimi apo dokument tjeter gjenerohet vetem nga E-Albania.

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
4 24.04.2025-26.04.2025

Përshendetje!
Jam FSh administratore e nje subjekti ku jemi të paisur me certifikatë Operator Turistik Detar me numer regj. x/y për vijen bregdetare të Velipojës-Shkoder.
Kërkoj të paisem me harten e koridoreve dhe pikave të ankorimit për vijen bregdetare të Velipojës.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, jemi ne pritje të përgjigjes nga ana juaj.
Faleminderit dhe punë të mbarë!

 24.04.2025-26.04.2025

Përshëndetje!
Në lidhje me informacionin që kërkon subjekti “XY” , mbi pajisjen me hartën e koridoreve dhe pikave të ankorimit, në vijën bregdetare të Velipojës ju informojmë si më poshtë:
• Në zbatim të VKM – ës, Nr. 649, datë: 16.10.2024; “Për Miratimin e Rregullures ” për kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, Harta e miratuar e stacioneve të plazhit, nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik , lëshohet dhe është kompentencë e Bashkive që mbulojnë vijën bregdetare dhe konkretisht, vija bregdetare Velipojë-Rrjoll e Bashkisë Shkodër.
Mendojmë që informacioni që po ju dërgojmë, është e nevojshëm për atë çfarë ju kërkoni.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

E plotë Nuk ka
5 18.04.2025-22.04.2025 Pershendetje,
Un si individ kam ne pronesi nje anije.
Deshiroje qe anijen ta perdor me qellim ushtrimin e aktivitetit tregtare (per turizem) dhe per kete arsye do themeloje nje shoqeri tregtare (sh.p.k) ne te cilen sipas parashikimeve te ligjit do te kontribuoje, si ortak, ne natyre pikerisht anijen qe kam ne pronesi.
Ne kete menyre anija do kaloje ne pronesi te Shoqerise qe do te themeloje.
Jam konsultuar me proceduren ne e-albania: Aplikim për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara të anije/mjeti lundrues dhe ne rastin tim mendoj se Dokumenti i përfitimit të pronësisë eshte Statuti i Shoqerise ne te cilen percaktohet qe kontributi im si ortak eshte ne natyre, anija sipas vleres se sajLutem me informoni nese duhet te depozitoje dokumenta te tjera per ndryshimin e prones se anijes ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese?
Duke ju falenderuar per bashkepunimin.
Pune te mbare
 18.04.2025-22.04.2025

Pershendetje!
Ju falenderojme per pyetjen tuaj!
Se pari ju duhet te depozitoni aktin e pronesise, shitblerjes, dhurimit te anijes suaj prone personale ne favor te shoqerise shpk qe do krijoni (duhet te jete kontrate e noterizuar).
Se dyti duhet te keni kontraten apo marrveshjen e bashkpronesise me pjestaret e tjere te shoqerise (akti i themelimit ose statuti).
Se treti aplikim ne e albania, Aplikim për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara të anije/mjeti lundrues.

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
6 17.04.2025-27.04.2025

Pershndetje doja nje informacion mbi motorrat e ujit ( jetski )
Si procedohen me dokumentacionet?

 17.04.2025-27.04.2025

Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju sqarojme se nqs Mjeti Lundrues eshte i importuar nga nje shtet i huaj, duhet te dispononi keto dokumenta:

1-C’regjistrimi I mjetit lundrues nga Flamuri i meparshem:
2- Kontrata e shitblerjes se Mjetit Lundrues
3- Pagesa doganes se Mjetit Lundrues
4-Pagesa per regjistrimin fillestar te mjetit
5-Deklaratë përfaqësimi e noterizuar (Nëse nuk eshte pronari i mjeti).

Per me shume informacion drejtohuni Portalit E-albania dhe ngarkoni dokumentat ne sistem ne linkun si me poshte.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929

E plotë Nuk ka
7 05.04.2025-17.04.2025 Pershendetje,

Uroj te jeni mire.
Jam Tur Operator dhe po pregatitem per fillimin e punes, kam varkat qe une operoj, jane varka te vogla dhe duhet te rinovoj lejen e lundrimit.
Si veprohet? Me keshilloni sesi jane procedurat dhe se ku duhet te kryej kerkesen per kete sherbim.

Pune te mbare!
Soraldo

 05.04.2025-17.04.2025

I nderuar Z.Soraldo
Ne portalin e-albania do te gjeni linkun ku mundet te aplikoni per rinovimin (Zgjatja e afatit të lejes së lundrimit) e lejes se Lundrimi per mjete lundrues.
Bashklidhur po ju dergoj linku:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14931

1. Mandatpagesa + faturën për regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundrues
2.Deklaratë përfaqësimi e noterizuar(Nëse nuk është pronari i mjeti)
3. Certifikatë origjinale e regjistrimit
4. Certifikatë siguracioni të lëshuar nga shoqëri të liçensuara sigurimi

Faleminderit!
Pune te mbare.

E plotë Nuk ka
8 23.03.2025-25.03.2025 Pershendetje,

Dua te rinovoj kete lejen bashkengjitur. Ka skaduar vjet.
Ne e albania aplikohet te opsioni: Rinovim leje dtejtimi dhe behet pagesa e fature 900 lek paraprakisht?
Faleminderit dhe dite te mbare,

Edi

 23.03.2025-25.0.2025
Pershendetje Z. Edi
Ne pergjigje te kerkeses tuaj per Aplikim ne portalin E-Albania per Rinovim Leje Drejtimi per Mjete Lundruese.
Kryeni pagesen 900 leke ne Banke dhe mandatin duhet ta ngarkoni ne sistem,
Pajisuni me nje raport mjeksor nga mjeku i familjes qe jeni i afte per pune, dhe ngarkojeni ne sistem, gjithashtu duhet ta dorezoni te Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Lejen e drejtimit egzistuese ngarkojeni ne sistem, dhe duhet ta dorezoni te Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
9 23.03.2025-25.03.2025 Pershendetje,

Me ka humbur pashaporta e Panamas.
Dua te dij nese mund te nxjer nje te re me te dhenat e asaj qe kisha kam vetem nje foto te skanuar te saj , e kam urgjente situaten sepse nisem per rruge mbas ca ditesh ju lutem nese mund te me ndimoni

 23.03.2025-25.03.2025

Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se.
Drejtoria e Pergjithshme Detare leshon vetem Pasaporte Lundrimi Shqipëtare dhe jo te Panamasë.
Ju mund ti drejtoheni institucionit qe e ka leshuar dokumentin qe ju kerkoni.
Faleminderit!

E plotë Nuk ka
10 03.04.2025-03.04.2025 Kërkesë për informacion mbi mandatpagesën për patentën detare

Përshëndetje Drejtoria e Përgjithshme Detare,
Unë jam i interesuar të aplikoj për lejen e drejtimit për mjete lundruese për herë të parë. Ju lutem më dërgoni informacionin e saktë për kryerjen e mandatpagesës në bankë, përfshirë:
Shumën e pagesës?
Llogarinë bankare ku duhet të bëhet pagesa?
Përshkrimin që duhet të vendos në pagesë?Ju falënderoj paraprakisht për ndihmën dhe pres përgjigjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Me respekt, B.S

 03.04.2025-03.04.2025
Per te aplikuar per lejen e lundrimit duhet ti drejtoheni Portalit  E-albania ne rubriken “Aplikim për pajisje me leje drejtimi për mjete lundruese”. Shuma e pageses eshte 900 leke te reja dhe shkarkohet fatura nga sistemi, me pas fatura paguhet ne banke. Te fatura keni  numrin e llogarise se institucionit, pershkrimin e pageses etj.
Me poshte gjeni  linkun me udhezimet, videon ilustruese ne E-Albania, mbi hapat qe duhet te ndiqni per realizimin e aplikimit tuaj.
 Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
11 11.04.2025-11.04.2025
Kerkese per info Ambasada e Republikes Arabe te Egjiptit ne Tirane
Të nderuar drejtues të Kapitenerisë së Portit Durres,
Shpresojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë.
 Kemi nderin t’ju bëjmë me dije se Ambasada Egjiptiane në Shqipëri ka marrë një ankesë nga disa marinarë egjiptianë që aktualisht ndodhen në bordin e anijes “MV Ray” (IMO NO: 8222434), e cila është aktualisht në portin e Durrësit.
Ata kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me kushtet e punës, shpërblimet dhe ndihmën e pamjaftueshme që kanë marrë, si dhe mungesën e komunikimit me kompaninë që menaxhon anijen.
 Për t’ju ofruar ndihmën e duhur dhe për të siguruar që të drejtat e qytetarëve egjiptianë të respektohen, ju lutemi të na ofroni informacion lidhur me statusin e marinarëve egjiptianë, shqyrtimin e një mundësie për t’i vizituar marinarët në bordin e anijes, një numër kontakti të autoriteteve përkatëse përgjegjëse për këtë çështje, si dhe çdo informacion tjetër që do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin. Jemi në pritje të përgjigjes tuaj
Me respekt,
Ambasada e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë
 11.04.2025-11.04.2025
Mirdita,
Ju bejmë me dije se gjatë komunikimit me agjensinë detare të anijes RAY , e cila na informoi se pronarët e anijes po bëjnë përpjekjet maksimale për të mundësuar pagesën e muajve Mars, Prill 2025  dhe ri – atdhesimin e ekuipazhit dhe zëvendesimin me ekuipazh të ri.
Sipas agjensisë , ekuipazhi është furnizuar me ushqime ditën e premte dhe pronarët kanë pasur veshtirësi me likuijditetin bankar , për këtë arsye na është premtuar që marinarët do të paguhen në cash ditën e sotme ose nesër.
Është në vëmendjen tonë të vazhdueshme  dhe shpresojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate!
Faleminderit,
———————–
Good afternoon,
We would like to inform you that, during our communication with the ship agency of the vessel RAY, we were notified that the shipowners are making every effort to ensure the payment of salaries for March and April 2025, as well as the repatriation of the current crew and their replacement with a new crew.
According to the agency, the crew was supplied with food on Friday, and the owners have been experiencing difficulties with bank liquidity. For this reason, we have been assured that the seafarers will be paid in cash either today or tomorrow.
This situation remains under our constant attention, and we hope for a prompt resolution!
Thank you,
E plotë Nuk ka
12 25.02.2025-25.02.2025 Kërkesë për informacion mbi lëshimin e librezës detare në Shqipëri Të nderuar, Quhem A. M dhe banoj në Greqi, por kam shtetësi shqiptare. Kam përfunduar shkollën e mesme detare në Greqi dhe jam i interesuar të aplikoj për lëshimin e një librezë detare në Shqipëri. Dua të di cilët janë hapat dhe procedurat për të marrë librezën detare, si dhe dokumentet që nevojiten për këtë qëllim, pasi kam shtetësi shqiptare. Ju lutem më informoni mbi procesin dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm që duhet të ndiqni. Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.

Me respekt, A. M

 25.02.2025-25.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju mund te paiseni me Pasaporte Detare Seaman’s Book. Por qe te paiseni ju duhet te keni minimumin e trajnimeve per detaret Bassic Training dhe dhe certifikaten shendetsore Medical Certificate.
Pasi ti keni keto dokumente, ju duhet te aplikoni ne portalin e-Albania, ne rubriken Aplikim per paisje me Pasaporterte Detare.
Faleminderit!
Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
13 21.02.2025-25.02.2025 Hello,
I’m trying to set up citizenship for my husband. I’m Albanian and I was born in Albanian.I have spoken to someone from the e-portal help desk but I was hoping you could help direct me to the right place where I can apply for my husband for citizenship.
Thank you
Klaivi
21.02.2025-25.02.2025

Hello Sir!
Sorry, our office does not offer this service. Please apply to e-albania using the link below.
Kërkesë për fitim shtetësise.e-Albania
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627

Thank you for contacting us!
Have a great day
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Email: info@dpdetare.gov.al
Tel: 0035552706969
Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1 Durrës, Albania

E plotë Nuk ka
14 12.02.2025-14.02.2025 Pershendetje!

Jam E. C. Kam kryer nje aplikim për regjistrim fillestar per motorr uji jetski… bera pagesen I ngarkova dekumentat por nuk kam pergjigje akoma…
Dua te di per proceduren ne vazhdim cfare duhet te bej. Ju faleminderit!
E.C
068..………

12.02.2025-14.02.2025

Pershendetje.
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju keni kryer aplikimin ne portalin E-Albania ne Dt 05.02.2025 per regjistrim fillestar te nje mjeti lundrues te importuar, dhe u eshte kthyer pergjigje qe ju duhet te dorezoni komplet dokumentacionin origjinal te mjetit lundrues ne institucion.
Me vone me Dt 12.05.2025 ju eshte kthyer nje pergjigje tjeter ne portalin tuaj te E-Albania, duke ju sqaruar se aplikimi juaj eshte rrefuzuar per arsyen se nuk keni dorezuar dokumentacionin origjinal ne institucion gjithashtu edhe qe duhet te pajiseni me certifikate teknike nga RDSH Regjistri Detar Shqipetar.
Bashkengjitur gjeni edhe letren e refuzimit.

E plotë Nuk ka
15 01.02.2025-03.02.2025 Si jeni.
Ju lutem, mund te me thoni  gomone 3.6 m me motorr 20 hp ose me e vogel ka nevoj per  patent detare ?. Flm
01.02.2025-03.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses suaj Z. E.P.
Ne baze te ligjit Nr. 127/2020 Per Regjistrimin, Menyren e perdorimit dhe kontrollin e Mjeteve Lundruese Turistike dhe te Argetimit.
Neni Nr. 5  Detyrimi i Pergjithshem,
Pika Nr. 5 Drejtuesit e ketyre mjeteve perjashtohen nga detyrimi per t’u pajisur me deshmi aftesie drejtimi.
(Nuk ka nevoje per patente detare)
Faleminderit

E plotë Nuk ka
16 27.01.2025-28.01.2025 Pershendetje,

Ju lutemi te na njoftoni se per shtetas Kosovar sa eshte kostoje per leje drejtimi për mjete lundruese edhe Periudha e vlefshmërisë. Aplikim për pajisje me leje drejtimi për mjete lundruese  edhe Dokumentacioni i nevojshëm?

 

Me respeket AK

27.01.2025-28.01.2025

Pershendetje,

Ne baze te:

UDHËZIM Nr. 2, datë 5.5.2021 PËR 

KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE KATEGORITË E DREJTIMIT TË MJETEVE LUNDRUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Regjistrimi i kandidatëve me nënshtetësi të huaj

Neni 11. Të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas shqiptarë, por që kanë leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë apo dokument tjetër identifikues lëshuar nga autoritetet shqiptare mund të pajisen me dëshmi aftësie, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 10, të kësaj rregulloreje. 2. Rregullat e përgatitjes dhe të testimit për të marrë dëshmi aftësie të mjetit lundrues për këta persona janë të njëjta si për shtetasit shqiptarë. 3. Në testimin e njohurive teorike dhe praktike, për pajisje me dëshmi aftësie, personi i interesuar ka të drejtë të asistohet me përkthyes të zgjedhur prej tij.

Neni 10

 Regjistrimi i kandidatëve 

  1. Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie bëhet në qendrat e trajnimit.
  2. Kandidati i interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie, duhet: 
  3. a) të plotësojnë kërkesat e moshës minimale të lejuar; 
  4. b) të paraqesë vërtetim mbi gjendjen shëndetësore sipas kategorisë që trajnohet;
  5. c) dokument identifikimi të vlefshëm; 
  6. d) katër fotografi të nxjerra jo më vonë se 6 muaj përpara.

Tarifat jane te njeta per te gjithe 900 leke.

Periudha e vlefshmerise  5 vite.

Aplikimi behet on -line në portalin e-albania

E plotë Nuk ka
17 23.12.2024-24.12.2024 E nderuara administratë, mirëdita!

Unë jam një shtetas ukrainas me banim në Shqipëri. Me intereson mundesia per te bere pasaporten detare te Shqiperise. Çfarë nevojitet për këtë dhe cilat janë kërkesat? Gjithashtu, a i njeh Shqipëria dokumentet detare të Ukrainës? A mund të rinovoj apo konfirmoj dokumentet dhe diplomat e mia detare?

Faleminderit paraprakisht për përgjigjen tuaj.

23.12.2024-24.12.2024 I nderuar Zotëri,

Ju njoftojmë se Administrata Detare Shqiptare lëshon certifikata STCW dhe pasaporta detare vetëm për shtetasit shqiptarë. Duke qenë se nuk jeni shtetas i Shqipërisë, nuk është e mundur që të merrni një shqiptar pasaportën e detarit ose rinovoni certifikatat STCW nga Administrata Detare Shqiptare. Për më tepër, certifikatat STCW të lëshuara nga Administrata Detare e Ukrainës nuk mund të zgjaten ose rinovohet nëpërmjet Administratës Detare Shqiptare. Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë Nuk ka
18 18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje!

Jam K. K jam 23 vjec, punoj ne Itali ne M/Y Kingdom 5kr Jaht 86m.

Pozicioni im eshte marinar, jam i paisur me kontrate te perhershme.

Do te doja te dija se cfar me nevoitet per tu paisur me Pasaporte lundrimi e do te doja te dija nese eshte i vlefshem jashte Shqiperise?

 

Respekte!

K.K

18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje,

Per tu paisur me Pasaporte Lundrimi duhen   keni:

. Certifikatat e trajnimit nga nje qender trajnimi te njohur (minimum trajnimi bazik)

. Certifikaten Mjekesor .

Mbasi je paisur me keto dokumenta do te hysh te portali e-albania do te aplikosh dhe do te ngarkosh dokumentat e meposhteme:

  1. Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me pasaportë detare / Mandate payment + bill for registration and device with passport
  2. Kontratë punësimi si detar (origjinale)./ Employment contract as a seaman (original).
  3. Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur / Statement on the ability to swim and drive
  4. Dokument për analizën e grupit të gjakut(origjinale) / Document for blood group analysis (original).

5 Fotografi (4×5 cm për dokument) / Photo(4x5cm for document)

  1. Raport mjekesor.

 

Faleminderit

E plotë Nuk ka
19 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje!

Jame shtetas Kosovar. Mund te lundroj ne ujrat shqiptare me nje gomon 3,80m me nje motor prej 5PS(3,7KW) pa ndonje leje apo me duhet ajo?

Pres me pa durim nje pergjigje nga ju

G.K

 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje,

 

Ne baze te ligjit Nr.127/2020

 

Neni 11

 Mjetet lundruese të regjistruara jashtë shtetit 1. Shtetasi shqiptar, shtetasi i huaj ose pa shtetësi, pronar, ose mbajtës i mjeteve lundruese që nuk janë të regjistruar në Shqipëri, duhet të deklarojë në sistemin posaçëm të komunikimit në çastin e mbërritjes në port, përveç të dhënave të tjera, kohën e parashikuar të qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare;

  1. Përveç sa është parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe detyrimeve të tjera që rrjedhin nga legjislacioni për lundrimin, pronarët ose mbajtësit e mjeteve lundruese, të regjistruara jashtë shtetit, të cilët duan të qëndrojnë në ujërat territoriale shqiptare për një periudhë më të gjatë se 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit;
  2. Për regjistrimin e tyre duhet të paraqiten dokumentet sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin e mjeteve lundrues.

 

Me kete fuqi motorike nuk duhet , Leje drejtimi per mjete te vogla lundruese.

Me respekt

E plotë Nuk ka
20 03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje!

Per te rregjistruar nje gomone te vogel 330, cfare dokumentash duhen per gomonen edhe motorrin e saj ?

Ju lutem, pres nje pergjigje. M.M

03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje.

Per te rregjistruar nje mjet duhet te aplikoni nga e-albania tek faqja e mjeteve lundruese.

Rregjiatrim filllestar i nje mjeti lundrues te importuar.

Aty do te gjeni gjithe dokumentacionin dhe udhezimet e nevojshme.

Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
21 25.00.2024-25.10.2024 Pershendetje!

Kam ber nje aplikim per shtyrje afati vlefshmerie per mjet lundrues me kete numer gjurmimi  DPD-2024-XXXXX-XX.

Doja te ju pyesja a e kam ber sakt? Sepse nuk me ka ardhur ende nje pergjigje.

 

Flm

25.10.2024-25.10.2024 Pershendetje,

Ju jeni brenda afateve  per trajtimin e aplikimit tuaj,

Ju duhet te kryeni dhe nje inspektim te mjetit nga inspektoret e ZRMDL.

Per kete inspektim jeni njoftuar nga zyra e Regjistrimit.

Faleminderit.

E plotë Nuk ka
22 10.10.2024-11.10.2024 Miredita

jam a.z nga Lushnja numeri aplikimit ne e-albania eshte …………..
Kam aplikuar online ne e-albania. pasi me ka skaduar leja drejtimi për mjete lundruese.

10.10.2024-11.10.2024 Pershendetje,
Aplikimi juaj refuzohet, pasi nuk keni dorezuar ne institucion dokumentacionin origjinal, lejen e drejtimit egzistuese.
Per te mare sherbimin e kerkuar ju duhet te dorzoni dokumentin egzistues origjinal prane Drejtorise Pergjithshme Detare dhe te aplikoni perseri te portali e-albaniaMe Respekt
E plotë Nuk ka
23 27.08.2024-28.08.2024 Pershendetje,
Kam bere 1 aplikim per tu pajisur me leje drejtimi te mjeteve lundruese nepermjet e-Albania.
Eshte kryer pagesa kundrejt institucionit dhe jane derguar te bashkengjitura te gjitha dokumentat:
– raport per aftesi pune
– foto personale
– mandati i pageses.
Numri i gjurmimit ne e-Albania eshte DPD-2024-5583398-PJ.
Mund te marr ndonje info extra , ne cfare faze eshte kerkesa dhe per hapat pasardhes qe duhen ndermarr.
27.08.2024-28.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
24 23.08.2024-23.08.2024 Pershendetje, une kam kerkuar per regjistrimin e mjetit dhe lejen e lundrimit. Cfare mandati duhet kryer?
Ky mandati ishte i bashkangjitur tek aplikimi.
 23.08.2024-23.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
25 29.07.2024-31.07.2024 Pershendetje.
Jam pronar i nje mjeti lundrues (gomone) dhe kerkoj per arsye teknike te bej ndryshimin e motorrit te mjetit lundrues. Ne kete rast cfare procedure duhet te ndjek?
Faleminderit dhe pune te mbare!
29.07.2024-31.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
26 18.07.2024-19.07.2024 Përshëndetje
Doja të aplikoja për patentë detare por nuk e di si mundem…
Nëse mundeni të më dërgoni kriteret dhe procedurat do isha shumë falenderuese.
18.07.2024-19.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
27 13.07.2024-15.07.2024 Pershendetje jam nje shtetas i huaj dhe dua te lundroj ne ujerst shqiptare cfare dokemntacioni me duhet 13.07.2024-15.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
28 04.07.2024-04.07.2024 Pershendetje doja nje informacion nje gomone 3.4 metra me motorr 40 HP Duhet leje edhe per gomonen edhe patentet ? apo nuk eshte nevojshme Ju lutem pres nje pergjigje 04.07.2024-04.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
29 23.06.2024-24.06.2024 Pershendetje une quhem Amir Rexhepi dhe jam nga Kosova desha te di nese me duhet certifikate lundrimi per varke lundruese gome qe fryhet me ajer per 3 persona ,me pedale lundruese. Faleminderit 23.06.2024-24.06.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
30 12.05.2024-13.05.2024 Mirdita,
me duhet nje informacion per sa i perket mundesise per te ardhur e per te perdorur pa patent ne shqiperi me nje mjet lundrues me gjatesi 6 mt dhe fuqi motorike 29.6 kw me flamur italian dhe shtetesi italiane ,
Ne pritje te pergjigjes ju faleminderit
12.05.2024-13.05.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
31 12.03.2024-12.03.2024 Pershendetje,iu kontaktoj per te kerkuar nje informacion lidhur me proceduren qe duhet te ndjek per tu pajisur me nje vertetim nga drejtoria juaj lidhur me faktin nese kam apo jo mjete detare ne pronesi.
Faleminderit.
12.03.2024-12.03.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
32 25.01.2024-26.01.2024 Pershendetje si mund ta marr mbrapsht diplomen origjinale qe e kam derguar per aplikimin e Leje drejtimi per mjet lundrues kategoria B ne muajin gusht 2023 ? 25.01.2024-26.01.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
33 24.07.2023-24.07.2023 Ju lutem dua te bej nje rinovim certifikate te lundrimit te sigurte.
Mund te me thoni proceduren qe duhet ndjekur dhe dokumentat e nevojshme?
24.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
34 23.07.2023-24.07.2023 Pershendetje kam nje mjet lundrues tip gomone e blere ne shqiperi ne emer tim dhe dogane te paguar, plus nje motor 8 kuajsh fuqi ,qfare dokumentesh duhen dhe ku mund te aplikoj per te marre lejen e lundrimit faleminderit 23.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
35 21.07.2023-25.07.2023 Kerkoj te informohem lidhur me emrin e sherbimit ne portalin e-albania, per pagesen e taksave apo detyrimeve per mjetin e vogel te lundrimit. 21.07.2023-25.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
36 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga ILDKPI (611) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
37 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisini i Jashtëm i Vlersimit (33) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
38 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Durrës(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
39 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Vlorë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
40 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Fier(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
41 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Tiranë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
42 09.02.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Sarandë(1) 12.02.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
43 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)( 4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
44 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë(4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
45 10.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisariati i Policisë Kavajë(1) 12.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka