Për Kundravajtje Detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare bazuar ligjin me nr 9251 datë 08.07.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në ligjin me nr 10109 e datës 02.04.2009 për “Administratën detare të Republikës së Shqipërisë” është autoriteti përgjegjës për funksionimin e Administratës Detare, për politikat e zhvillimit të transportit detar dhe monitorimin e zbatueshmërisë së ligjit në fushën e detarisë, në varësi të Ministrisisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas kësaj dispozite, Drejtori i Përgjithshëm si autoriteti më i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare shqyrton ankesat nga subjektet e interesuara që veprojnë në fushën e detarisë dhe merr vendime duke ngritur grup pune për hetimin administrativ të çështjes dhe në përfundim të saj del me vendim. Kapiteneritë e Porteve dhe Kapitenët e tyre që janë struktura vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme Detare janë autoritete të cilat monitorojnë trafikun e mjeteve lundruese në porte dhe rada dhe në bazë të dispozitave ligjore të parashikuar në ligjin me nr.9251 të datës 08.07.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kanë të drejtë të vendosin masë administrative të dënimit me gjobë për mjetet lundruese, dhe Kapitenëve te anijeve si dhe Agjensitë që përfaqësojnë të drejtat e tyre në rastet e konstatimit të kundravajtjeve detare apo manovrave të gabuara që bëjnë mjetet lundruese në porte dhe rada. Subjektet e ndëshkuara me masë administrative të dënimit me gjobë kanë të drejtën e ankimimit të kësaj mase në “Komisioni Qëndror i Shqyrtimit të Apelimeve të Kapitenerive për Veprat e Kundraligjshme Detare”, komisioni është i ngritur me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si organi me i lartë vendimarrës. Nëse subjekti i ndëshkuar nuk është dakort as me vendimin e Komisionit Qëndror atëhere I lind e drejta ti drejtohet Gjykatës kompetente.

Masat administrative Denimi me Gjobe EUROFERRIES
Masat administrative Denimi me Gjobe MAZUKI