Kontrolli Shteteror Portual

SEKTORI I KONTROLLIT SHTETËROR PORTUAL

Kontrolli shtetëror portual është strukturë e veçantë, që funksionon në kapitenerinë e porteve. Sektori I KSHP-së e në mjetet lundruese të huaja verifikojnë: a) ligjshmërinë e veprimtarisë në fushat e detarisë; b) parandalimin e shkeljeve të ligjit; c) zbulimin e shkeljeve; ç) vënien para përgjegjësisë së ligjit të shkaktarëve në fushën e mbrojtjes; d) sigurinë detare dhe instalimet nënujore; dh) mbrojtjen e mjedisit dhe të rregullave shëndetësore; e) rregullsinë e shfrytëzimit të burimeve ujore. Ky sektor ushtron veprimtarine e tij në përputhje me Ligjin Nr. 9852, datë 26.12.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimin për kontrollin shtetëror portual” dhe Vendimin e Këshilit të Ministrave Nr.13, date 11.01.2017 për miratimin e rregullores  “Për Kontrollin Shtetëror Portual në Republikën e Shqipërisë” . Kryerja e inspektimeve të kontrollit portual shtetëror kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat në shqyrtim të konventave ndërkombëtare.

Pergjegjes sektori / Kastriot.Sali@dpdetare.gov.al