Projekti GREENROUTES

Thirrje për ekspert të jashtëm: “Asistence Teknike për menaxhimin financiar të BE-se, raportim dhe prokurim” për projektin GREENROUTES.

Kuadri ligjor

Ligj nr. 73/2024, datë 25.7.2024 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga rajoni i Emilia-Romagna-s, dhe Komisionit Evropian për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik–Jon.

Projekti GREENROUTES

Në kuadrin e programit Interreg ADRION 2021-2027, Drejtoria e Përgjithshme Detare se bashku me institucione te tjera nga shtete si Mal i Zi, Itali, Bosnje Hercegovine etj është partnere ne projektin “Korridoret e gjelbra për lundrim neutral ndaj karbonit dhe transport me traget në rajonin ADRION” me akronim GREENROUTE.

Projekti ka si qëllim të trajtoje sfidat territoriale të rajonit ADRION në lidhje me dekarbonizimin e sektorit të transportit detar dhe të kontribuojë në një rajon ADRION neutral ndaj karbonit dhe të lidhur më mirë duke promovuar masat e dekarbonizimit në transportin detar..

Në kuadër të implementimit te aktiviteteve te këtij projekti DPD shpall thirrjen e interesit për ekspertize të jashtme “Asistence Teknike për menaxhimin financiar te BE-se, raportim dhe prokurim” për projektin GREENROUTES.

Fushat e ekspertizës se kërkuar:          Ekonomik, Juridik ose fusha te tjera te ngjashme.

Kohëzgjatja e shërbimit:                     Janar 2025-Maj 2027

Vlera e shërbimit                                10.000 Euro

Aplikimet duhet te jenë në gjuhën angleze dhe të përmbajnë.

  • Letër interesi e firmosur
  • Organizimi dhe metodologjia (sipas modelit te udhëzuesit Praktik te BE-së, PRAG).
  • Ekspertin kryesor dhe Curriculum Vitae e tij.
  • Ofertën financiare duke përdorur modelin e përcaktuar(b8i2_annexbudgetfee_en) në udhëzuesin praktik të BE-së PRAG
  • Dokumente te tjera mbështetëse ( referenca, vërtetime etj)

Kandidatet e interesuar janë te ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet pozicioni ;Asistencë Teknike për menaxhimin financiar te projektit, raportimin dhe prokurimin” projekti GREENROUTES  në adresën e mëposhtme :

 

Drejtoria e Përgjithshme Detare

Rruga Lagia nr.1 Rruga Tregtare Durrës

Aplikimet pranohen deri më datës 23 Dhjetor 2024  brenda orës 14:00.Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion referojuni Termave te Referencës, anekset mëposhtme dhe linkut:  https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/Annexes .

Instruction to tenders- Technical Assistance
TORs -Technical Assitance
b2a_contractnotice_en
b8d_annexigc_en
b8g_annexiiiom_en
b8i2_annexvbudgetfee_en
b8j1_annexvifif_en
B_b8j3_annexvilefind_en
b8o2_contract_simp_en
b8o7_tenderform_simp_neg_en
a. declaration_honour_procurement_en