REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

 

Nr. Rendor
Data e Kërkesës
Objekti i Kërkesës
Data e Përgjigjes
Përgjigje
Mënyra e  përfundimit të kërkesës
Tarifa
1 25.02.2025-25.02.2025 Kërkesë për informacion mbi lëshimin e librezës detare në Shqipëri Të nderuar, Quhem A. M dhe banoj në Greqi, por kam shtetësi shqiptare. Kam përfunduar shkollën e mesme detare në Greqi dhe jam i interesuar të aplikoj për lëshimin e një librezë detare në Shqipëri. Dua të di cilët janë hapat dhe procedurat për të marrë librezën detare, si dhe dokumentet që nevojiten për këtë qëllim, pasi kam shtetësi shqiptare. Ju lutem më informoni mbi procesin dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm që duhet të ndiqni. Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.

Me respekt, A. M

 25.02.2025-25.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju mund te paiseni me Pasaporte Detare Seaman’s Book. Por qe te paiseni ju duhet te keni minimumin e trajnimeve per detaret Bassic Training dhe dhe certifikaten shendetsore Medical Certificate.
Pasi ti keni keto dokumente, ju duhet te aplikoni ne portalin e-Albania, ne rubriken Aplikim per paisje me Pasaporterte Detare.
Faleminderit!
Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
1 21.02.2025-25.02.2025 Hello,
I’m trying to set up citizenship for my husband. I’m Albanian and I was born in Albanian.I have spoken to someone from the e-portal help desk but I was hoping you could help direct me to the right place where I can apply for my husband for citizenship.
Thank you
Klaivi
21.02.2025-25.02.2025

Hello Sir!
Sorry, our office does not offer this service. Please apply to e-albania using the link below.
Kërkesë për fitim shtetësise.e-Albania
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627

Thank you for contacting us!
Have a great day
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Email: info@dpdetare.gov.al
Tel: 0035552706969
Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1 Durrës, Albania

E plotë Nuk ka
1 12.02.2025-14.02.2025 Pershendetje!

Jam E. C. Kam kryer nje aplikim për regjistrim fillestar per motorr uji jetski… bera pagesen I ngarkova dekumentat por nuk kam pergjigje akoma…
Dua te di per proceduren ne vazhdim cfare duhet te bej. Ju faleminderit!
E.C
068..………

12.02.2025-14.02.2025

Pershendetje.
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju keni kryer aplikimin ne portalin E-Albania ne Dt 05.02.2025 per regjistrim fillestar te nje mjeti lundrues te importuar, dhe u eshte kthyer pergjigje qe ju duhet te dorezoni komplet dokumentacionin origjinal te mjetit lundrues ne institucion.
Me vone me Dt 12.05.2025 ju eshte kthyer nje pergjigje tjeter ne portalin tuaj te E-Albania, duke ju sqaruar se aplikimi juaj eshte rrefuzuar per arsyen se nuk keni dorezuar dokumentacionin origjinal ne institucion gjithashtu edhe qe duhet te pajiseni me certifikate teknike nga RDSH Regjistri Detar Shqipetar.
Bashkengjitur gjeni edhe letren e refuzimit.

E plotë Nuk ka
1 01.02.2025-03.02.2025 Si jeni.
Ju lutem, mund te me thoni  gomone 3.6 m me motorr 20 hp ose me e vogel ka nevoj per  patent detare ?. Flm
01.02.2025-03.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses suaj Z. E.P.
Ne baze te ligjit Nr. 127/2020 Per Regjistrimin, Menyren e perdorimit dhe kontrollin e Mjeteve Lundruese Turistike dhe te Argetimit.
Neni Nr. 5  Detyrimi i Pergjithshem,
Pika Nr. 5 Drejtuesit e ketyre mjeteve perjashtohen nga detyrimi per t’u pajisur me deshmi aftesie drejtimi.
(Nuk ka nevoje per patente detare)
Faleminderit

E plotë Nuk ka
1 27.01.2025-28.01.2025 Pershendetje,

Ju lutemi te na njoftoni se per shtetas Kosovar sa eshte kostoje per leje drejtimi për mjete lundruese edhe Periudha e vlefshmërisë. Aplikim për pajisje me leje drejtimi për mjete lundruese  edhe Dokumentacioni i nevojshëm?

 

Me respeket AK

27.01.2025-28.01.2025

Pershendetje,

Ne baze te:

UDHËZIM Nr. 2, datë 5.5.2021 PËR 

KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE KATEGORITË E DREJTIMIT TË MJETEVE LUNDRUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Regjistrimi i kandidatëve me nënshtetësi të huaj

Neni 11. Të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas shqiptarë, por që kanë leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë apo dokument tjetër identifikues lëshuar nga autoritetet shqiptare mund të pajisen me dëshmi aftësie, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 10, të kësaj rregulloreje. 2. Rregullat e përgatitjes dhe të testimit për të marrë dëshmi aftësie të mjetit lundrues për këta persona janë të njëjta si për shtetasit shqiptarë. 3. Në testimin e njohurive teorike dhe praktike, për pajisje me dëshmi aftësie, personi i interesuar ka të drejtë të asistohet me përkthyes të zgjedhur prej tij.

Neni 10

 Regjistrimi i kandidatëve 

  1. Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie bëhet në qendrat e trajnimit.
  2. Kandidati i interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie, duhet: 
  3. a) të plotësojnë kërkesat e moshës minimale të lejuar; 
  4. b) të paraqesë vërtetim mbi gjendjen shëndetësore sipas kategorisë që trajnohet;
  5. c) dokument identifikimi të vlefshëm; 
  6. d) katër fotografi të nxjerra jo më vonë se 6 muaj përpara.

Tarifat jane te njeta per te gjithe 900 leke.

Periudha e vlefshmerise  5 vite.

Aplikimi behet on -line në portalin e-albania

E plotë Nuk ka
2 23.12.2024-24.12.2024 E nderuara administratë, mirëdita!

Unë jam një shtetas ukrainas me banim në Shqipëri. Me intereson mundesia per te bere pasaporten detare te Shqiperise. Çfarë nevojitet për këtë dhe cilat janë kërkesat? Gjithashtu, a i njeh Shqipëria dokumentet detare të Ukrainës? A mund të rinovoj apo konfirmoj dokumentet dhe diplomat e mia detare?

Faleminderit paraprakisht për përgjigjen tuaj.

23.12.2024-24.12.2024 I nderuar Zotëri,

Ju njoftojmë se Administrata Detare Shqiptare lëshon certifikata STCW dhe pasaporta detare vetëm për shtetasit shqiptarë. Duke qenë se nuk jeni shtetas i Shqipërisë, nuk është e mundur që të merrni një shqiptar pasaportën e detarit ose rinovoni certifikatat STCW nga Administrata Detare Shqiptare. Për më tepër, certifikatat STCW të lëshuara nga Administrata Detare e Ukrainës nuk mund të zgjaten ose rinovohet nëpërmjet Administratës Detare Shqiptare. Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë Nuk ka
33 18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje!

Jam K. K jam 23 vjec, punoj ne Itali ne M/Y Kingdom 5kr Jaht 86m.

Pozicioni im eshte marinar, jam i paisur me kontrate te perhershme.

Do te doja te dija se cfar me nevoitet per tu paisur me Pasaporte lundrimi e do te doja te dija nese eshte i vlefshem jashte Shqiperise?

 

Respekte!

K.K

18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje,

Per tu paisur me Pasaporte Lundrimi duhen   keni:

. Certifikatat e trajnimit nga nje qender trajnimi te njohur (minimum trajnimi bazik)

. Certifikaten Mjekesor .

Mbasi je paisur me keto dokumenta do te hysh te portali e-albania do te aplikosh dhe do te ngarkosh dokumentat e meposhteme:

  1. Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me pasaportë detare / Mandate payment + bill for registration and device with passport
  2. Kontratë punësimi si detar (origjinale)./ Employment contract as a seaman (original).
  3. Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur / Statement on the ability to swim and drive
  4. Dokument për analizën e grupit të gjakut(origjinale) / Document for blood group analysis (original).

5 Fotografi (4×5 cm për dokument) / Photo(4x5cm for document)

  1. Raport mjekesor.

 

Faleminderit

E plotë Nuk ka
4 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje!

Jame shtetas Kosovar. Mund te lundroj ne ujrat shqiptare me nje gomon 3,80m me nje motor prej 5PS(3,7KW) pa ndonje leje apo me duhet ajo?

Pres me pa durim nje pergjigje nga ju

G.K

 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje,

 

Ne baze te ligjit Nr.127/2020

 

Neni 11

 Mjetet lundruese të regjistruara jashtë shtetit 1. Shtetasi shqiptar, shtetasi i huaj ose pa shtetësi, pronar, ose mbajtës i mjeteve lundruese që nuk janë të regjistruar në Shqipëri, duhet të deklarojë në sistemin posaçëm të komunikimit në çastin e mbërritjes në port, përveç të dhënave të tjera, kohën e parashikuar të qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare;

  1. Përveç sa është parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe detyrimeve të tjera që rrjedhin nga legjislacioni për lundrimin, pronarët ose mbajtësit e mjeteve lundruese, të regjistruara jashtë shtetit, të cilët duan të qëndrojnë në ujërat territoriale shqiptare për një periudhë më të gjatë se 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit;
  2. Për regjistrimin e tyre duhet të paraqiten dokumentet sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin e mjeteve lundrues.

 

Me kete fuqi motorike nuk duhet , Leje drejtimi per mjete te vogla lundruese.

Me respekt

E plotë Nuk ka
5 03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje!

Per te rregjistruar nje gomone te vogel 330, cfare dokumentash duhen per gomonen edhe motorrin e saj ?

Ju lutem, pres nje pergjigje. M.M

03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje.

Per te rregjistruar nje mjet duhet te aplikoni nga e-albania tek faqja e mjeteve lundruese.

Rregjiatrim filllestar i nje mjeti lundrues te importuar.

Aty do te gjeni gjithe dokumentacionin dhe udhezimet e nevojshme.

Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
6 25.00.2024-25.10.2024 Pershendetje!

Kam ber nje aplikim per shtyrje afati vlefshmerie per mjet lundrues me kete numer gjurmimi  DPD-2024-XXXXX-XX.

Doja te ju pyesja a e kam ber sakt? Sepse nuk me ka ardhur ende nje pergjigje.

 

Flm

25.10.2024-25.10.2024 Pershendetje,

Ju jeni brenda afateve  per trajtimin e aplikimit tuaj,

Ju duhet te kryeni dhe nje inspektim te mjetit nga inspektoret e ZRMDL.

Per kete inspektim jeni njoftuar nga zyra e Regjistrimit.

Faleminderit.

E plotë Nuk ka
7 10.10.2024-11.10.2024 Miredita

jam a.z nga Lushnja numeri aplikimit ne e-albania eshte …………..
Kam aplikuar online ne e-albania. pasi me ka skaduar leja drejtimi për mjete lundruese.

10.10.2024-11.10.2024 Pershendetje,
Aplikimi juaj refuzohet, pasi nuk keni dorezuar ne institucion dokumentacionin origjinal, lejen e drejtimit egzistuese.
Per te mare sherbimin e kerkuar ju duhet te dorzoni dokumentin egzistues origjinal prane Drejtorise Pergjithshme Detare dhe te aplikoni perseri te portali e-albaniaMe Respekt
E plotë Nuk ka
8 27.08.2024-28.08.2024 Pershendetje,
Kam bere 1 aplikim per tu pajisur me leje drejtimi te mjeteve lundruese nepermjet e-Albania.
Eshte kryer pagesa kundrejt institucionit dhe jane derguar te bashkengjitura te gjitha dokumentat:
– raport per aftesi pune
– foto personale
– mandati i pageses.
Numri i gjurmimit ne e-Albania eshte DPD-2024-5583398-PJ.
Mund te marr ndonje info extra , ne cfare faze eshte kerkesa dhe per hapat pasardhes qe duhen ndermarr.
27.08.2024-28.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
9 23.08.2024-23.08.2024 Pershendetje, une kam kerkuar per regjistrimin e mjetit dhe lejen e lundrimit. Cfare mandati duhet kryer?
Ky mandati ishte i bashkangjitur tek aplikimi.
 23.08.2024-23.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
10 29.07.2024-31.07.2024 Pershendetje.
Jam pronar i nje mjeti lundrues (gomone) dhe kerkoj per arsye teknike te bej ndryshimin e motorrit te mjetit lundrues. Ne kete rast cfare procedure duhet te ndjek?
Faleminderit dhe pune te mbare!
29.07.2024-31.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
11 18.07.2024-19.07.2024 Përshëndetje
Doja të aplikoja për patentë detare por nuk e di si mundem…
Nëse mundeni të më dërgoni kriteret dhe procedurat do isha shumë falenderuese.
18.07.2024-19.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
12 13.07.2024-15.07.2024 Pershendetje jam nje shtetas i huaj dhe dua te lundroj ne ujerst shqiptare cfare dokemntacioni me duhet 13.07.2024-15.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
13 04.07.2024-04.07.2024 Pershendetje doja nje informacion nje gomone 3.4 metra me motorr 40 HP Duhet leje edhe per gomonen edhe patentet ? apo nuk eshte nevojshme Ju lutem pres nje pergjigje 04.07.2024-04.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
14 23.06.2024-24.06.2024 Pershendetje une quhem Amir Rexhepi dhe jam nga Kosova desha te di nese me duhet certifikate lundrimi per varke lundruese gome qe fryhet me ajer per 3 persona ,me pedale lundruese. Faleminderit 23.06.2024-24.06.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
15 12.05.2024-13.05.2024 Mirdita,
me duhet nje informacion per sa i perket mundesise per te ardhur e per te perdorur pa patent ne shqiperi me nje mjet lundrues me gjatesi 6 mt dhe fuqi motorike 29.6 kw me flamur italian dhe shtetesi italiane ,
Ne pritje te pergjigjes ju faleminderit
12.05.2024-13.05.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
16 12.03.2024-12.03.2024 Pershendetje,iu kontaktoj per te kerkuar nje informacion lidhur me proceduren qe duhet te ndjek per tu pajisur me nje vertetim nga drejtoria juaj lidhur me faktin nese kam apo jo mjete detare ne pronesi.
Faleminderit.
12.03.2024-12.03.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
17 25.01.2024-26.01.2024 Pershendetje si mund ta marr mbrapsht diplomen origjinale qe e kam derguar per aplikimin e Leje drejtimi per mjet lundrues kategoria B ne muajin gusht 2023 ? 25.01.2024-26.01.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
18 24.07.2023-24.07.2023 Ju lutem dua te bej nje rinovim certifikate te lundrimit te sigurte.
Mund te me thoni proceduren qe duhet ndjekur dhe dokumentat e nevojshme?
24.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
19 23.07.2023-24.07.2023 Pershendetje kam nje mjet lundrues tip gomone e blere ne shqiperi ne emer tim dhe dogane te paguar, plus nje motor 8 kuajsh fuqi ,qfare dokumentesh duhen dhe ku mund te aplikoj per te marre lejen e lundrimit faleminderit 23.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
20 21.07.2023-25.07.2023 Kerkoj te informohem lidhur me emrin e sherbimit ne portalin e-albania, per pagesen e taksave apo detyrimeve per mjetin e vogel te lundrimit. 21.07.2023-25.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
21 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga ILDKPI (611) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
22 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisini i Jashtëm i Vlersimit (33) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
23 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Durrës(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
24 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Vlorë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
25 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Fier(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
26 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Tiranë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
27 09.02.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Sarandë(1) 12.02.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
28 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)( 4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
29 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë(4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
30 10.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisariati i Policisë Kavajë(1) 12.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka