Drejtoria e Përgjithshme Detare, në cilësinë e partnerit në projektin ZERO C, mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara në datat 18–21 mars 2025, në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, së bashku me institucionet partnere të projektit.

Në datat 18–19 mars, u zhvillua trajnimi dyditor i fokusuar në digjitalizimin për reduktimin e emetimeve të CO₂ në transportin detar dhe logjistikë, teknologjitë IoT, sistemet e automatizimit dhe kontrollit, si dhe eficiencën e energjisë.

Aktivitetet vijuan më 20–21 mars me Takimin e Konsorciumit të Projektit ZERO C, ku partnerët diskutuan progresin e projektit, aktivitetet në vijim, trajnimet e ardhshme, angazhimin e stafit akademik, strategjinë e diseminimit dhe përgatitjen e raportit afatmesëm.

Takimi kontribuoi në shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të projektit.