Më 15 dhjetor 2025, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua Konventa Kombëtare ZERO-C, me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD), përfaqësuesve të universiteteve, institucioneve publike, biznesit, si dhe ekspertëve të sektorit detar dhe të logjistikës. Aktiviteti u fokusua në strategjitë për zero karbon, eficiencën e energjisë dhe tranzicionin e gjelbër në sektorin e transportit detar dhe logjistikës, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë diskutimeve u theksua roli i inovacionit, teknologjive digjitale dhe bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë në ndërtimin e një sektori detar më të pastër, të qëndrueshëm dhe më rezistent.

Konventa u përmbyll me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit, duke forcuar partneritetet dhe angazhimin e përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe dekarbonizimit të sektorëve detar dhe logjistik.