Në datat 18–19 shtator 2025, Drejtoria e Përgjithshme Detare , në kuadër të projektit ZERO C, mori pjesë në Takimin e Tretë të Bordit Drejtues (Management Board Meeting), të zhvilluar në Hamburg, Gjermani, dhe të organizuar nga Technische Universität Hamburg (TUHH).

Gjatë dy ditëve të punës, partnerët diskutuan progresin e projektit, sfidat e hasura gjatë zbatimit dhe rezultatet e arritura në paketat e punës, me fokus në menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë, zhvillimin e kurrikulave të orientuara drejt aftësive, trajnimin e stafit dhe instalimin e pajisjeve të reja, si dhe impaktin dhe diseminimin e rezultateve të projektit.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit vizituan gjithashtu Portin e Hamburgut dhe laboratorët Fraunhofer CML, duke u njohur nga afër me inovacionet dhe zgjidhjet teknologjike në fushën e transportit detar dhe logjistikës.

Në përfundim, partnerët përcaktuan hapat e mëtejshëm për finalizimin e raporteve të cilësisë, akreditimin dhe zbatimin e kurseve të reja, zhvillimin e programeve të studimit dhe Lifelong Learning (LLL), si dhe forcimin e rrjetit rajonal ZERO C.