18 qershor 2026, në Sallën e Pasqyrave të Qytetit Metropolitan të Messinës, u zhvillua Konferenca ndërkombëtare e projektit GREENROUTES, kushtuar promovimit të Strategjisë për krijimin e korridoreve të gjelbra detare për anijet turistike dhe tragetet në rajonin ADRION.

Aktiviteti u organizua nga Autoriteti i Sistemit Portual të Ngushticës së Messinës dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, autoriteteve portuale, universiteteve, operatorëve detarë dhe ekspertëve të rajonit Adriatiko–Jonian.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, në cilësinë e partnerit shqiptar të projektit GREENROUTES. Konferenca ndihmoi në identifikimin e prioriteteve dhe hapave konkretë për zhvillimin e korridoreve të gjelbra detare në rajonin ADRION. Aktivitetet vijuan më 19 qershor 2026 me takimin e partnerëve, gjatë të cilit u diskutuan ecuria e projektit, veprimet pilot dhe hapat e ardhshëm të zbatimit.