Për Procedurat e Prokurimit

Autoriteti Kontraktor Drejtoria e Përgjithshme Detare përsa i përket ankimeve në lidhje me prokurimet publike bazohet në dispozitat ligjore të udhëzimit nr.05 i datës 25.06.2021 “Mbi përdorimin e Procedurës së Prokurimit me vlerë të Vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, ku sipas pikës 19 e vijues të këtij udhëzimi titullari i Autoritetit Kontraktor ka caktuar personin përgjegjës për shqyrtimin e ankesave. Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve në këto dispozita ligjore, autoriteti kontraktor mund të vendosë:
a) Pranimin e plotë të ankesës
b) Pranimin e pjesshëm të ankesës
c) Refuzimin e ankesës

Autoriteti Kontraktor Drejtoria e Përgjithshme Detare përsa i përket ankimeve në lidhje me prokurimet publike me vlerë të madhe bazohet në dispozitat ligjore të përgjithshme sipas VKM-së me nr.285 të datës 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, si dhe ligjit me nr.162 i datës 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

Ankesë Për Procedurat e Prokurimit