REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor
Data e Kërkesës
Objekti i Kërkesës
Data e Përgjigjes
Përgjigje
Mënyra e  përfundimit të kërkesës
Tarifa
1 19.05.2025-20.05.2025 Pershendetje,

Jam nje shtetas ukrainas,dhe kam hapur nje biznes person fizik ne Shqiperi.
Lejen e qendrimit kam ne plan ta marr ne nje moment te dyte, pasi momentalisht po qendroj ne Shqiperi pa u pajisur me nje te tille per shkak te kushteve te luftes ne vendin tim dhe mbrojtjes qe ofron Shqiperia.

Dua qe te blej nje varke, te regjistruar ne shtetin kroat, dhe ta regjistroj ne Shqiperi ne emer te biznesit, pra te NIPT-it.
A eshte e mundur qe ta kryej kete si procedure, apo duhet te plotesoj ndonje kriter tjeter te posacem per regjistrimin e varkes ne Shqiperi?
Cfare dokumentash duhet te paraqes?

Duke ju falenderuar!

 19.05.2025-20.05.2025

Pershendetje!

 

Ne lidhje me pyetjen tuaj ju informojme se :

1.Shtetasi Ukrainas ka te drejte te blej varken ne Shtetin Kroat dhe ta regjjistroj ne Shqiperi. Per kete gje duhet ti referoheni Portalit e-albania ne skedarin Aplikim për regjistrimin fillestar të një anije/ mjeti lundrues të importuar. Per informacion me te detajuar ju lutem klikoni

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929

2.Shtetasi Ukrainas ka te drejte ta regjistroj ne emer te biznesit pra te Niptit qe ka haour ne Shqiperi

3.Shtetasi Ukrainas meqe nuk ka leje qendrimi ne Shqiperi, duhet te caktoj nje perfaqesues ligjor shqiptar me prokure te posacme per kryrjen e ketyre procedurave qe kerkon ligji shqiptar mbi regjistrimin e nje mjeti lundrues ne RSH.

 

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
2 20.05.2025-20.05.2025 Pershendetje,

Jam noter R. Z dhe kerkoj nga ana juaj asistence ne lidhje me shitjen e nje mjeti lundrues. Pala shitese eshte shtetas gjerman, nuk ka leje qendrimi ne Shqiperi dhe posedon nje Deshmi Aftesie te lundrimit per mjete te vogla e cila ka qene e vlefshme deri ne vitin 2022. Gjithashtu nuk ka as Certifikaten e Lundrimit te sigurt.

Pyetja qe kam eshte a lejohet shitblerja e mjetit dhe a regjistrohet kontrata ne Drejtorine e Pergjithshme Detare apo pala shitese duhet te rinovoj Deshmine e Aftesise?

Ne pritje te pergjigjes suaj,

Faleminderit dhe pune te mbare!

 20.05.2025-20.05.2025

I nderuar Z.Z ne lidhje me pyetjen tuaj mbi proceduren e shitjes se mjetit lundrues ju informojme se:

Shtetasi Gjerman duhet te kryej shtyrjen e afatit te lejes se lundrimit ne portalin e-albania  (Kjo behet nepermjet nje perfaqesuesi ligjor shqiptar te caktuar me Prokure) dhe me pas shtyrje te certifikates teknike te lundrimit te sigurte (kjo behet te Institucioni i Regjistrit Detar Shqiptar).Me pas te kerkohet vertetim prane Drejtorise se Pergjithshme Detare qe ky mjet lundrues nuk ka barre siguruese apo detyrime borxhi dhe ne fund te behet shitja e mjetit lundrues te bleresi.

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
3 20.05.2025-20.05.2025 Pershendetje,

Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj,
Nje pyetje tjeter ju lutem: Si mund t’i drejtohem Drejtorise se Pergjithshme Detare per vertetimin qe mjeti  lundrues nuk ka barre siguruese apo detyrime borxhi? Sepse zakonishti jemi drejtuar Regjistrit te Barreve Siguruese per kete lloj vertetimi.

Faleminderit!

 20.05.2025-20.05.2025

Pershendetje!

Shtetasi Gjerman ose Perfaqesuesi Shqiptar me Prokure te Posacme duhet te paraqitet personalisht te Drejtoria e Pergjithshme Detare ketu ne Durres (adresa te Porti ne Durres) per ta marr kete dokument.  Duhet te kete me vete edhe lejen e lundrimit dhe duhet te plotesoj nje formular per barren siguruese e cila behet fizikisht ketu te Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
4 22.05.2025-23.05.2025 Pershendetje!

 

Kam nje problem kam bere pagesen e mjetit lundrues dge kam fut dekumentat te gjitha  dhe sot me erdhi nje dekument por i nje mjeti tjeter lundrues te cilin e mora para nje jave e kisha Rinovim kurse ky aplikimi eshte mjet tjeter dhe i ri besoj se do jet ngaterruar  personi i autorizuar ju lutem me ndihmoni per dekumentin e mjetit te ri  personi i autorizuar qe ma coi eshte K.S

 22.05.2025-23.05.2025

Përshëndetje,

Në përgjigje të emailit tuaj ju bëjmë me dije se

Aplikimi DPD-2025-6034179-TF  është në proces nga inspektorët e Zyrës së Regjistrimit të Mjeteve Lundruese.

Aplikimi do të procedohet brenda afatit të caktuar në SQDNE.

 

Faleminderit për mirkuptimin.

E plotë Nuk ka
5 23.05.2025-26.05.2025 Pershendetje
Pasi u krye aplikimin ne e-albania per rregjistrimin e mjeteve pa motor morem pergjigje negative , nderkohe nuk u njoftuam nga ana juaj qe te nisim dokumentacionin me poste,  si nepermjet email apo nr telefoni . A mumd te vazhdojme dergimin e dokumentacionit me poste per te gjitha mjetet duke kryher dhe pagesat per secilin mjet ? Apo te kryejme nga e para aplikimin ? Nr i aplikimit ne e-albania ishte DPD-2025-19164XX-NH Ju Faleminderit !
 23.05.2025-26.05.2025

Pershendetje!

Aplikimi juaj eshte refuzuar pasi nuk keni sjelle dokumentacionin origjinal. Ju lutem riaplikoni edhe njehere ne e-albania dhe pastaj dergoni dokumentacionin origjinal me poste ne Drejtorine e Pergjithshme Detare me adrese: Rruga Tregtare, Lagja nr 1, Porti Durres.

Faleminderit!
Dite te mbare

E plotë Nuk ka
6 26.05.2025-27.05.2025 MINISTRY OF TRANSPORTS AND INFRASTRUCTURE/ATTENTION CAPT K. S.FM BULKERS MARINE LTD/CREW DEPT

Dear Captain ,

Good Day,

Please confirm authenticity of below mentioned Master’s and Chief Officer’s Certificates as attached:

MASTER L. N

-SSO 003261//24.4.2017-30.11.2023-19.4.2026

CHIEF OFFICER – V.K

-SSO 007452//30.11.2023-29.11.2028

Thank you

Kind Regards,

Dimitris Karamaounas

Crew Manager

Bulkers Marine LTD

134 Achialou str, 18544 Piraeus, Greece

Mob +30 6944535563

Phn +30 210 00 82 392  Fax +30 210 00 82 399

email: crew@bulkers.eu / operations@bulkers.eu

 26.05.2025-27.05.2025

Dear Sr,

Your request for verification and authentication of the enclosed  SSO certificate.

  • Name: V. K
  • Certificate  SSO ,No:7452
  • Issuing date:30.11.2023,Expiring date: 29.11.2028.

Herby we confirm that this certificate is regular and in order.

Please be informed that officer certificates which were extended with a wet stamp after May 2022  require seafarers to reapply to the General Maritime Directorate in order to obtain electronically signed  certificates of competency.

Regards

E plotë Nuk ka
7 30.05.2025-02.06.2025 Pershendetje.

 

Me quajne N.M dhe kam nevoje per informacion per ceshtjen si me poshte vijon:

 

– Im shoq Hermann Mair do te importoje se shpejti ne Shqiperi nje varke me motor, per te ushtruar aktivitet ne bregdetin shqiptar, kryesisht ne Himare. Varka do te c’doganohet ne emer te shoqerise tregetare te krijuar prej tij e te regjistruar tashme ne QKB.

Ne e-Albania kam pare qe ekzistojne 2 aplikime:

** Aplikim per regjistrim fillestar te nje anije/mjeti lundrues te importuar

si dhe

** Aplikim per regjistrim dhe pajisje me pasaporte detare per shtetas shqiptare, te huaj, pa shtetesi.

(Aktualisht im shoq dhe une kemi secili certifikate/patente per varke me motor dhe me vela.)

Cili regjistrim eshte i nevojshem per tu bere nga ana e shoqerise qe do te importoje varken dhe do te ushtroje aktivitet tregetar me te?

Eshte e mundur te kem nje numer telefoni per te komunikuar edhe ne menyre direkte per sqarime te metejshme?

Varka do te drejtohet jo vetem nga ne te dy por edhe nga staf i kualifikuar i punesuar.

Ju falenderoj paraprakisht dhe mbetem ne pritje te nje pergjigje.

Gjithe te mirat

 

N.M.

 30.05.2025-02.06.2025

Pershendetje!

Te gjithe personat fizik dhe juridik te regjistruar kane te drejte te aplikojne ne Portalin e-albania, ne rastin tuaj duhet te aplikoni ne rubriken: Aplikim per regjistrim fillestar te nje anije/mjeti lundrues te importuar.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929

Nga informacioni qe ju shpreheni, thuhet se e zoteroni lejen  e drejtimit per mjete lundrimi, duhet te keni parasysh se  kjo leje drejtimi eshte e vlefshme, nese eshte leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve  prane Drejtorise se Pergjithshme Detare. Nr kontaktit  Kapitenerise eshte 0035552706970

Per informacione te metejshme paraqituni prane Drejtorise se Pergjithshme Detare me adrese: Rr Tregtare, Lagja nr 1, te Porti Durres.

Faleminderit!

Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
8 03.06.2025-03.06.2025 Pershendetje si jeni,

 

Ju shkruaj ne lidhje me aplikimin per kontraten bareboat per subjektin A M T me nipt Mxxxxxxxx, me numer aplikimi DPD-2025-xxxxxxx-XJ. Kemi bere aplikimin me date 20/05/2025 dhe akoma nuk kemi marre pergjigje pasi del me statusin “Deleguar per ndjekje”. Ju lutem mund te me ndihmoni me nje pergjigje.

 

Pune te mbare

 03.06.2025-03.06.2025

Pershendetje Znj Mimoza!

 

Pas interesimit mbi problemin tuaj ne sektorin e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ju informojme se:
Aplikimi juaj eshte refuzuar, per shkak se nuk keni depozituar dokumentacionin origjinal brenda afatit ligjor 5 dite ne Drejtorine e Pergjithshme Detare. Ju lutem, kryeni nje aplikim te ri ne e-albania dhe dorezoni fizikisht dokumentacionin origjinal prane Drejtorise se Pergjithshme Detare  Durres ne adresen si me poshte!

Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1, te Porti  Durrës, Albania

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
9 10.06.2025-10.06.2025 Pershendetje,

 

Duke ju falenderuar per pergjigjen tuaj, ju lutem mund te na sqaroni per piken 3 nese:
Aplikimin per regjistrimin e anijes si dhe per te qene perfaqesues i perhershem ne Shqiperi, mund te jete nje shtetas ukrainas tjeter, i cili eshte i pajisur me leje qendrimi (jo pronari i varkes)?
Apo duhet domosdoshmerisht nje shtetas shqiptar?

Faleminderit
Nr tel : 06960584xx

 10.06.2025-10.06.2025

Pershendetje!

 

Jo, nuk eshte e rendesishme te jete patjeter shtetas shqiptar. Ju mund te autorizoni nepermjet prokures se posacme te Noteri nje shtetas tjeter Ukrainas qe ka leje qendrimi ne Shqiperi dhe ka e-albania dhe procedurat e regjistrimit te (Varkes, Skafit apo Mjetit Lundrues) mund ta bej shtetasi Ukrainas apo I huaj qe ka leje qendrimi ne Shqiperi. Per me shume info paraqituni prane Drejtorise se Pergjithshme Detare me adrese: Rr Tregtare, Lagja nr 1, te Porti Durres, Shqiperi.

Faleminderit!

 

Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
10 09.06.2025-09.06.2025 Përshëndetje, jam Z. Mandia. Do të doja të kërkoja disa informacione. Kam një patentë detare për të drejtuar anije deri në 12 metra të gjata me një patentë franceze dhe do të doja ta konvertoja atë në një patentë detare shqiptare. Si duhet të veproj? Faleminderit, me respekt.

 09.06.2025-09.06.2025

Pershendetje!

Ne lidhje me pyetjen tuaj ju bejme me dije se: nuk konvertohet leja e drejtimit te mjetit lundrues  me Republiken Franceze dhe anasjelltas pasi Shqiperia nuk ka marrveshje bashkpunimi 2 paleshe per njohjen e lejeve te drejtimit te mjeteve lundruese per nivelin B, C, D Shqiptare .

Ju duhet te regjistroheni ne Shqiperi duke ndjekur nje kurs prane qendrave te trajnimit per mjetet lundruese dhe vazhduar procedurat e metejshme.

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
11 08.06.2025-08.06.2025 Pershendetje,
Pas aplikimit ne e-albania do dergojme te gjithe dokumentacionin origjinal  apo te noterizuat ? Dhe nqse e dergojme origjinal e marim serisht mbrapa dokumentacionin?
Ju faleminderit !
 08.06.2025-08.06.2025

Pershendetje!

 

Ne lidhje me pyetjen tuaj, pas aplikimit ne e albania, duhet dorezuar dokumentacioni origjinal i mjetit lundrues prane Drejtorise se Pergjithshme Detare ne Durres. Ju mund ti merrni serish mbrapa dokumentat nese doni te nderroni flamur dhe nuk doni ta regjistroni apo ta mbani mjetin lundrues, me flamur shqiptar.

Faleminderit!
Gjithe te mirat!

E plotë Nuk ka
12 07.06.2025-07.06.2025 Pershendetje si jeni,

 

Ju shkruaj ne lidhje me aplikimin per kontraten bareboat per subjektin ANKA MARIN TECHNICAL me nipt M31906501U, me numer aplikimi DPD-2025-7658595-XJ. Kemi bere aplikimin me date 20/05/2025 dhe akoma nuk kemi marre pergjigje pase del me statusin “Deleguar per ndjekje”. Ju lutem mund te me ndihmoni me nje pergjigje.

Pune te mbare!

 07.06.2025-07.06.2025

Pershendetje Znj Mimoza!

 

Pas interesimit mbi problemin tuaj ne sektorin e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ju informojme se:Aplikimi juaj eshte refuzuar, per shkak se nuk keni depozituar dokumentacionin origjinal brenda afatit ligjor 5 dite ne Drejtorine e Pergjithshme Detare. Ju lutem, kryeni nje aplikim te ri ne e-albania dhe dorezoni fizikisht dokumentacionin origjinal prane Drejtorise se Pergjithshme Detare  Durres ne adresen si me poshte!

Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1, te Porti  Durrës, Albania

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
13 12.06.2025-14.06.2025 Pershendetje,

A mund te me jepni nje informacion sa kushton pajisja me leje drejtimi per mjete lundruese te vogla si jetski. Faleminderit

 12.06.2025-14.06.2025

Pershendetje!

 

Ne lidhje me tarifen e lejes se drejtimit (patente detare) mund te komunikoni me nje qender kursesh apo trajnimesh private dhe merrni nje informacion me te detajuar per tarifen e  kursit etj. Sa per informacion jane disa qendra trajnimi  dhe kursi te regjistruara! Ju keni te drejte te zgjidhni njeren prej tyre dhe te informoheni mbi procedurat!

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
14 15.06.2025-16.06.2025 Pershendetje ,
Doja te merrja informacion mbi pagesen e lejes se lundrimit bashke me certifikate sigurimit dhe siguracion per mjet lundrues jetski seadoo gti 130 viti 2015?Taksat sapo I kane mbaruar.
 15.06.2025-16.06.2025

Pershendetje Z.Erjon!

Ju informojme se  rinovimi i lejes se lundrimit , aplikohet ne e-albania ne skedarin (bashkangjitur fatura): https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14931

Ne lidhje me siguracionin e mjetit lundrues duhet te drejtoheni prane nje shoqerie private siguracioni. Ne lidhje me certifikaten e kontrollit teknik te mjetit lundrues duhet te shkoni prane Regjistrit Detar Shqiptar dhe te pyesni atje mbi tarifen dhe procedurat ligjore qe kerkohet prej tyre. Te gjithe dokumentat e mesiperme ngarkohen ne portalin e albania!

Faleminderit!
Dite te mbare.

E plotë Nuk ka
15 13.06.2025-14.06.2025  Pershendetje,

Jam një shtetas shqiptar me pasaportë gjermane dhe do të doja të dija si funksionon përdorimi privat i barkave të vogla në bregdetin shqiptar. Barka ime është 4 metra e gjatë dhe ka 15 kuaj fuqi. Ka leje/librezë gjermane dhe siguracion detar për në Europë. A mund të më informoni ju lutem, se çfarë dokumentacioni duhet të zotëroj për përdorim vetjak të barkës?

Ju faleminderit!
Me respekt,
A.B

 13.06.2025-14.06.2025

Pershendetje!

Ne baze te ligjit ju keni te drejte ta perdorni varken tuaj me kete madhesi motorri brenda ujrave te territorit te Republikes se Shqiperise brenda 18 muajsh dhe per momentin, me keto qe thoni me larte,  nuk ju duhet asnje dokument shtese. Pas ketij afati, (18 muajsh )jeni te detyruar ta regjistroni mjetin tuaj lundrues prane Zyres se Regjistrimit te Mjeteve te Vogla Lundruese dhe Detareve te Drejtoria e Pergjithshme Detare ne Durres.

 

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
16 18.06.2025-18.06.2025 Pershendetje,

Eshte bere aplikimi me nr DPD-2025-2826375-WB “Aplikim për regjistrimin fillestar të një anije/ mjeti lundrues të importuar”. Ne aplikim nuk kemi depozituar dokumentin  “Deklaratë hyrje e mjetit lundrues(Policia Kufitare) “.Po jua nisim nepermjet e-mailit dokumentin ne PDF bashkelidhur.

 

Faleminderit

 18.06.2025-18.06.2025

Pershendetje!

Po e morem aplikimin tuaj dhe dokumentat shtese te dorezuar me email.

E plotë Nuk ka
17 17.06.2025-18.06.2025 Përshëndetje!

Jam një shtetas i huaj (me banim në Izrael) dhe po kërkoj informacion për regjistrimin e një jahte private me gjatësi rreth 13 metra nën flamurin shqiptar.

Jahti ndodhet aktualisht në Greqi dhe ka qenë më parë i regjistruar në Poloni. Jam ndërmjetës (broker) dhe jahti është shitur kohët e fundit te një klient i cili gjithashtu është shtetas jashtë BE-së. Ne duam ta regjistrojmë jahtin në Shqipëri me qëllim përdorimi privat, jo komercial.

Ju lutem më tregoni:

  1. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin?
  2. A mund të regjistrohet në emër të një personi fizik (jo shqiptar)?
  3. Cili është afati kohor dhe kostoja për këtë shërbim?
  4. A ofroni ndihmë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit?
  5. A është e mundur të regjistrohet edhe MMSI dhe Call Sign?

Gjithashtu, do të na duhet një certifikatë zyrtare regjistrimi që të mund të përdorim jahtin në vendet e BE-së me status të importit të përkohshëm, pa detyrime doganore (TVSH). Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj. Jam në pritje të përgjigjes tuaj.

 17.06.2025-18.06.2025

Pershendentje Z/Znj!

 

Ne lidhje me pyetjet  e bera prej jush ju informojme si me poshte:

  1. Dokumentat e nevojshme per regjistrimin e Jahtit jane si ne skedarin bashkangjitur ne E albania:  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=11156 Cdoganimi I mjetit lundrues, Raport mberritje ose Deklarate e Mberritjes nga Policia Kufitare, Bill of Sale (kontrate e shitjes), Cregjistrimi nga flamuri I huaj. Dokumentat e Pronesise se Jahtit.
  2. Po mund te regjistrohet ne emer te nje individi  jo shqiptar, por personi duhet te kete rezidendecen ne Shqiperi dhe te kete adrese e-albania ku te bej aplikimin online.
  3. Afati kohor per kryerjen e ketij sherbimi eshte 10 dite nga momenti I aplikimit ne e-albania dhe kostoja eshte 10.000 leke nqs Jahti eshte nen 15 m gjatesi. Ne rast se eshte mbi kete gjatesi tarifa ndryshon ne 16.500 leke.
  4. Ne nuk ofrojme ndihme per pergatitjen dhe dorezimin e dokumentacionit, (por ka agjensi private te licensuara dhe te regjistruara qe merren me kete sherbim ne rast se ju nuk i pregatisni dot vet, mund te kerkoni ne google apo internet).
  5. Po eshte e mundur per tu regjistrohet edhe MMSI dhe Call Sign . Per kete gje behet aplikim per license radioje te AKEP, (Agjensia Komunikimeve Elektronike dhe Postare).

Pergjigja per pyetjen e 6 eshte : Jo nuk eshte e mundur, Drejtoria e Pergjithshme Detare nuk  leshon certifikatë zyrtare regjistrimi që të mund të përdoret jahti në vendet e BE-së me status të importit të përkohshëm, pa detyrime doganore (TVSH).

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
18 20.06.2025-20.06.2025 Hello sir
I am a third engineer Syrian nationalityMy certificates are also issued from Syria.
I ask you, sir, to confirm for me if I come to Albania for the purpose of residence.
Am I entitled to apply for a second engineer certificate, given that I have more than 24 months of service with the rank of third engineer, Confirmed as a marine service on the Seaman book and sea service certificate??
And I also hope you can clarify for me that if my Syrian certificate is not recognized,
am I entitled to apply for a third- engineer certificate from you?
taking into account my previous services, which I will officially and documentably provide to you?
And what is the duration of the course, the language of instruction,
and the exams?
What is the total cost and where are the courses held?
Please respond as soon as possible.
Thank you so much for the help.
Best wishes!
 20.06.2025-20.06.2025

Hello Sir!

The Albanian Maritime Administration does not recognize certificates issued in the Syrian state since there is no bilateral or multilateral agreement in this field.
To obtain the Marine Engineer Certificate in Albania, you must have a residence permit in Albania, a Navigator or Naval Engineer Diploma recognized and converted by the Ministry of Education and Science in Albania as appropriate and you must contact the private Course and Training Centers registered and certified in Albania.

The Maritime Administration does not have the legal authority to give the names of the training centers and courses as it would have a discriminatory or favorable impact on the market, but you can search on Google or the Internet for their names, addresses, phone numbers. Costs and service fees, the duration of the course are determined by the Course and Training Center itself, the language of the training is Albanian and English. We regret that we cannot provide you with more information regarding the centers that issue certificates and training.

With respect!
Right to Information Coordinator at the General Maritime Directorate Durres, Albania

.

E plotë Nuk ka
19 27.06.2025-27.06.2025 Pershendetje,

Lutemi mund te na udhezoni cili eshte dokumentacioni i nevojshem per rinovimin e lejes se lundrimit ?
Faleminderit L.T

 27.06.2025-27.06.2025

Pershendetje!

Ne lidhje me informacionin qe ju kerkoni, duhet te aplikoni ne portalin e-albania dhe aty do te gjeni linkun per rinovimin (Zgjatja e afatit të lejes së lundrimit) e lejes se Lundrimi per mjete lundrues.
Ju falenderojme per pyetjen tuaj. Shkarkoni dhe paguani mandatin.

Bashklidhur po ju dergoj linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14931

E plotë Nuk ka
20 30.06.2025-30.06.2025 Pershendetje
Shpresoj qe ky email t’ju gjeje mire.Dua t’ju informoj se me kane humbur dokumentet e skafit qe kam ne pronesi dhe per kete arsye kerkoj ndihmen dhe udhezimet tuaja mbi hapat qe duhet te ndjek per te bere shpalljen e humbjes dhe per te aplikuar per dokumente te reja.

Te dhenat e skafit jane si me poshte:
Emri i pronarit-A. E me nr ID -J……..C
Nr. i regjistrimit-
Lloji i mjetit-Skaf motorik

Ju lutem me informoni nese eshte e nevojshme te paraqitem fizikisht ne zyrat tuaja apo nese procesi mund te kryhet online, si dhe cilat jane dokumentet qe duhet te paraqes per te vijuar me procedurat perkatese.

Ju falenderoj paraprakisht per mbeshtetjen tuaj.
Ne pritje te pergjigjes suaj,

 30.06.2025-30.06.2025

Pershendetje!

Dokumentat e skafit mund ti gjeni te Dokumentat e mia ne Portalin ne E-albania. Per siguracionin e mjetit lundrues interesoheni te shoqeria qe keni prere siguracionin per te marr nje kopje te siguracionit. Per te marr nje kopje te Lejes se lundrimit dhe lejes se drejtimit mund ta shkarkoni dokumentin nga e albania.

Gjithe te mirat!
Drejtoria e Përgjithshme Detare

E plotë Nuk ka
21 30.06.2025-01.07.2025 Pershendetje,

Ju bej me dije qe me date 19.06.2025, kam bere nje aplikim me Nr gjurmimi DPD-…………-ML ku kam kerkuar qe te shtyhet afati i vlefshmerise se lejes se lundrimit.
Bashkangjitur gjeni lejen e cila ishte e vlefshme deri me date 23.06.2025. Stausi per aplikimin e ri me del i perfunduar, por nuk ka ardhur leja tek dokumentat e mija. Ka ndonje problem apo duhet te vi ta terheq fizikisht atje?

Mbetem ne pritje te nje pergjigje sa me pare.
Faleminderit!

 30.06.2025-01.07.2025

Pershendetje!
Nga informacioni qe morem nga Sektori i Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare, per shkak te fluksit dhe ngarkeses se punes me aplikime te tjera, e kemi pas te pamundur te procesojme me rastin tuaj. Ju lutem, ditet ne vijim, kontrolloni pergjigjen te dokumentat e mia ne E Albania.

Faleminderit

E plotë Nuk ka
22 02.07.2025-02.07.2025 Pershendetje,

Kam bere nje aplikim per rinovim leje drejtimi per mjete lundruese.
Numri gjurmimit: DPD-2025………KS

Aplikimi eshte refuzuar pasi nuk kam derguar dokumentat origjinale.

Mund te me jepni adresen ku mund ti dergoj? (Emri i personit qe pranon aplikimet, ose zyra prane Drejtorise se Pergjithshme Detare)
Gjithashtu, mund te me jepni nje numer kontakti per kete çeshtje?

Ne pritje te pergjigjjes tuaj,
K.N

 02.07.2025-02.07.2025

Pershendetje!

Ju lutem dorezoni fizikisht dokumentacionin ne institucionin e Drejtorise se Pergjithshme Detare.

  1. Se pari Raportin mjekesor +lejen e drejtimit ekzistuese.
  2. Se dyti pasi ta keni dorezuar dokumentacionin tuaj te zyrat tona ne adresen e Drejtorise se Pergjithshme Detare mund te vijoni me  sherbimin per rinovimin e lejes se drejtimi aplikim ne E -Albania.

Faleminderit!

 

Adresa e Drejtorise se Pergjithshme Detare: Lagja nr 1, Rr Tregtare 2001, brenda territorit te Portit Durres.

E plotë Nuk ka
23 14.07.2025-14.07.2025

Mirdita!
Doja te kisha informacion a ka mundesi rinovimi per kete patent me date 03.08.2010 dhe nese po ku mund ta bej ju faleminderit nese me pergjigjeni?.

 14.07.2025-14.07.2025

Pershendetje!
Pas interesimit dhe verifikimit te dates se leshimit te Lejes se Drejtimit ne Zyren e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese ne Drejtorine e Pergjithshme Detare per rastin tuaj, na u kthye kjo pergjigje:

-Referuar urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, nr 52 datë 10.05.2019, pika 3 “Të gjitha dëshmitë e aftësisë të lëshuara para datës 31.05.2011 janë të pa rinovueshme”.
-Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të Ministrit të MIE, Nr.2, Datë 5.5.2021 “Për Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë” do të gjeni dhe udhëzimet mbi procedurat që duhet të ndiqni për paisje me leje drejtimi sipas kategorive të referuara në udhëzim.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

E plotë Nuk ka
24 11.07.2025-14.07.2025 Përshëndetje,

Doja të pyesja lidhur me aplikimin tim me kodin DPD-2025…………..-FP për patentën nautike. Sot kam marrë një njoftim për refuzim, për shkak të mospërputhjes së raportit mjekësor.
A mund të më tregoni im und të veproj tani dhe cilët janë hapat që duhet të ndjek për ta rregulluar situatën?

Faleminderit!

 13.05.2025-15.05.2025

Përshëndetje,
Ju falënderoj shumë për bashkëpunimin tuaj. Doja të pyes nëse dokumentacioni që kam dorëzuar është i saktë dhe i plotë. Gjithashtu, nëse është e mundur, do ju isha shumë mirënjohës nëse do të mund të përshpejtohej procesi, pasi më nevojitet patenta sa më shpejt.
Ju faleminderit edhe një herë!

E plotë Nuk ka
25 31.07.2025-31.07.2025 Do të doja të pyesja në lidhje me aplikimin për licencë varke që dorëzova një muaj më parë, por ende nuk kam marrë asgjë në e-albania. Ju lutem kontrolloni nëse gjithçka është në rregull. Respekte!  31.07.2025-31.07.2025

Pershendetje!
Edhe leja e drejtimit eshte miratuar nga Zyra e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare dhe e keni te dokumentat e mia ne Portalin e-albania! Ju lutem shkarkojeni dokumentin nga e-albania dhe e keni ne rregull.
Gjithe te mirat!

E plotë Nuk ka
26 31.07.2025-31.07.2025 “Përshëndetje”,

Dëshiroj të informohem nëse një gomone 3.3 m me motor 4 HP kërkon autorizim për përdorim në ujë të hapur në zonën bregdetare. A ndalohet apo ka procedura të nevojshme për ta përdorur per arsye peshkimi sportiv?

Faleminderit!”

 31.07.2025-31.07.2025

Pershendetje!

I nderuar Z.Arenc ju falenderojme per pyetjen tuaj.

Se pari cdo mjet lundrues me motorr, duhet  te jete i regjistruar prane Drejtorise se Pergjithshme Detare. Se dyti ju duhet te aplikoni per leje lundrimi ne Portalin e-albania, paguani faturen e sherbimit ne banke dhe pas aplikimit duhet te sillni dokumentacionin fizik te mjetit tuaj,  prane Drejtorise se Pergjithshme Detare ne adresen si me poshte (Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1 Durrës, Albania).Ne plotesim te pergjgjes sone si me poshte, nese Mjetin tuaj te vogel doni ta perdorni per arsye peshkimi sportiv,  ju duhet te aplikoni per leje peshkimi ne Portalin E-Albania dhe merrni licensen prane Ministrise se Bujqesise dhe Zvillimit Rural.
Si me  poshte linku:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13018

Faleminderit!
Drejtoria e Përgjithshme Detare

E plotë Nuk ka
27 11.08.2025-13.08.2025 Te nderuar,
Perfaqesoj nje kompani te huaj e cila ushtron veprimtari prodhimi dhe riparimi te barkave dhe jahteve.
Jemi te interesuar te pozicionohemi edhe ne Veri te Shqipërisë duke shfrytëzuar infrastrukturën e Portit te Shëngjinit.
Mund te me informoni ne lidhje me:
Gjatesine maksimale te lejuar te mjeteve te lundrimit
Peshen e tyre
Mekanizmit terheqes qe perdorni
Ne pritje te pergjigjes tuaj,
Pune te mbarë.
 11.08.2025-12.08.2025

PËRSHËNDETJE!
Në lidhje me kërkesën e z: T. S, dërguar me emial datë: 11.08.2025, dërguar nga ana Juaj, mbi veprimtarinë që kërkon të ushtrojë subjekti i interesuar mbi prodhim riparim mjetesh lundruese në portin Shëngjni, Ju lutemi që interesuari t’i drejtohet Drejtorisë së Portin Detarë Shëngjin Sh.A, me që se ky subjekt shtetër portual është pronarë i gjithë teritorit dhe kalatave të portit dhe ka të dhënat e duhur për atë çfarë interesuar subjekti në fjalë

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin dhe miëkuptimin!

E plotë Nuk ka
28 21.08.2025-24.08.2025 Pershendetje,

Ju shkruaj ne emer te subjektit A.R.S Legal & Financial Services me numer NIPT L71625032Q. Po perpiqemi te kryejme shtyrjen e afatit te vlefshmerise se lejes se lundrimit dhe hasim nje problematike ne sistem qe nuk lejon dergimin e aplikimin.

Sistemi ne momentin e krijimit te aplikimit ploteson automatikisht ne vendin e atesise mbiemrin dhe le pa plotesuar fushen e mbiemrit. Kjo pengon dërgimin e aplikimit dhe përfundimin e procesit.
Per me shume informacion po ju dergoj fotot bashkangjitur.

 21.08.2025-24.08.2025

Pershendetje!

E nderuar Znj Debora, ju falenderojme per venien ne dijeni te kesaj problematike. Keni te drejte pasi ka ndodhur edhe me aplikues te tjere kjo gje javen e kaluar.

Sistemi i aplikimit te e-albania menaxhohet nga AKSHI dhe jo Drejtoria e Pergjithshme Detare. Per kete problematike kemi vendosur ne dijeni me email AKSH-in dhe jemi ne pritje te nje pergjigje zyrtare. Nderkohe ju lutem provoni, here pas here nese vjen sistemi dhe beni aplikimin per te cilin interesoheni.
Ju faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
29 28.08.2025-29.08.2025 Si kaluat ?  Kam ber nje aplikim per pajisje me leje drejtimi  per mjete t vogla lundruese kategoria d . Me numer : DPD-2025……..-VS . Me jepni dot ndonje informacion kur mund te dali sepse po kontrolloj ne  e-albania vajta 1 jav dhe esht akoma ne procesim . Kur mund t dali ? Dhe marr dot ndonj leter qe jam i pajisur me patent sepse m duhet ?  28.08.2025-29.08.2025

Përshëndetje,

Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se aplikimet në e sistemin e-Albania procedohen sipas kohës së përcaktuar 10 ditë pune.Aplikimi juaj është regjistruar në sistemin e insititucionit në datë: 21.08.2025.
Përgjigjja e aplikimit tuaj do të jetë në llogarinë tuaj në e-Albania brenda datës: 04.09.2025.
Bashkëlidhur informacioni i detajuar koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për leje drejtimi mjeti lundrues.

Me respekt DPD

E plotë Nuk ka
30 29.08.2025-02.09.2025

Përshëndetje, më falni nëse nuk e kam sqaruar mirë pyetjen time, bleva një jet ski pardje dhe duhet ta ndryshoj emrin në dokumentacion në emrin tim.
Herën e fundit që e bëra këtë procedurë e bëra përmes portit SHEnjien , por për momentin janë të zënë dhe do të doja të kuptoja nëse mund ta bëj direkt me ju apo duhet të vij atje në portin DS për të përfunduar regjistrimin.
Dokumenta Nuk Jon skadume.
Me respect M

 29.08.2025-02.09.2025

Pershendetje!

Aplikimi per leje lundrimi per Jet Ski behet nga llogaria juaj ne E-Albania dhe pergjigjen e merr te ne E- Albania, “Dokumentat e mia”. Nuk e dime nese lejen e lundrimit e kerkon per here te pare apo te ka skaduar dhe do ta rinovosh?!. Ju lutem saktesoni me mire pyetjen tuaj ose paraqituni prane zyres se Regjistrimit prane Drejtorise se Pergjithshme Detare ne Durres per tu informuar me mire, mbi sherbimin qe ju kerkoni!

Faleminderit!

E plotë Nuk ka
31 17.09.2025-18.09.2025

I nderuar institucion, Quhem Angjelos M, jam shtetas shqiptar dhe banoj në mënyrë të përhershme në Greqi. Do të doja të pyes lidhur me kurset e nevojshme për marrjen e librezës detare.
Më intereson të di nëse ekziston mundësia që këto kurse të zhvillohen online (në distancë), apo është e detyrueshme që të jem i pranishëm personalisht në një qendër të miratuar trajnimi në Shqipëri. Ju falënderoj paraprakisht për kohën dhe udhëzimet tuaja.
Pres me interes përgjigjen tuaj. Me respekt,
Angjelos M

 17.09.2025-18.09.2025

Pershendetje!
Faleminderit per interesimin.
Kurset e trajnimit STCW nuk ofrohen online, pasi jane te detyrueshme nga rregulloret nderkombetare dhe ligjet e brendshme te Shtetit Shqiptar te ndiqen me prezencen fizike nga kandidati I regjistruar ne trajnim, per shkak te pjeses praktike.
Faleminderit!
Dite te mbare

E plotë Nuk ka
32 20.09.2025-20.09.2025

KERKOJME: Informacion per dokumentacionin qe duhet te duhet te ngarkojme dhe te dergojme ne rruge postare , per zgjatjene e afatit te Lejes se lundrimit per mjete kenaqesie lundrimi Faleminderit

 20.09.2025-20.09.2025

Pershendetje Z. Vaso!
Jua kemi nisur te emaili i meparshem te gjithe informacioni e plote per rinovimin e lejes se lundrimit per mjete lundruese te vogla kenaqesie. Mjafton te klikoni ne linkun qe ju kam nisur ne e-albania!
Aty keni te gjithe dokumentat qe duhet te ngarkoni ne E-Albania. Nese prape nuk jeni te qarte, ju lutem paraqituni prane Zyres se Regjistrimit te Mjeteve Lundruese javen ne vazhdim dhe te sqaroheni nga afer.
linku:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14931
Faleminderit per mirkuptimin!

E plotë Nuk ka
33 30.09.2025-01.10.2025

Pershendetje,
me date 04.09.2025 kam aplikuar per leje te mjetit lundrues, me nr. aplikimi DPD-2025-…..-WS. Kane kaluar 10 dite pune per marrjen e pergjigjes dhe akoma nuk kam nje pergjigje.
Ju lutem mundet te me spjegoni nese dokumentacioni im eshte i pa plote, apo jo.
Faleminderit.
N. Sh

 30.09.2025-01.10.2025

Pershendetje zoteri,
Ne pergjigje te kerkeses suaj lidhur me aplikimin me Nr. DPD-2025-……..WS ju bejme me dije se:
Aplikimi nuk eshte mbyllur brenda 10 dite pune pasi dokumentacioni ka mberritur ne Sektorin e ZRMLD vetem
diten e premte, date 26.09.2025. Per kete arsye, ky aplikim do te procedohet brenda dites se sotme.

Ju faleminderit per mirkuptimin.
Drejtoria e Përgjithshme Detare

E plotë Nuk ka
34 13.05.2025-15.05.2025

Pershendetje,
Doja te dija se çfare kriteresh duhet te permbushi varka per transport pasagjeresh dhe cilat jan kerkesat dhe licensat qe duhen per te operuar ? Faleminderit K.D

 13.05.2025-15.05.2025

Pershendetje!
Ne lidhje me pyetjen tuaj Drejtoria e Pergjithshme Detare ben regjistrimin e mjeteve lundruese, ne lidhje me kriteret dhe licensat per Varkat, duhet ti drejtoni pyetje Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit pasi ai eshte institucioni kompetent per te dhene nje pergjigje te sakte per pyetjen tuaj! Gjithashtu duhet ti referoheni edhe Vendimit Nr. 845, datë 28.10.2020 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE TURISTIKE DETARE, QË KRYHEN NËPËRMJET MJETEVE LUNDRUESE PËR QËLLIME TURISTIKE DHE ARGËTIMI (Ndryshuar me VKM nr. 121, datë 26.2.2025).

Per me shume informacion klikoni ne linkun si me poshte!

https://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/vendim-2020-10-28-845-i-p%C3%ABrdit%C3%ABsuar.docx
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929
https://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/VKM_nr.710_2016_Kriteret-e-lincesimit-operatori-turistik.pdf

Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
35 30.04.2025-02.05.2025

Përshëndetje!
Bashkëlidhur do të gjeni një kërkesë për informacion për llogari të agjencisë detare “AQ” PF, e cila është dërguar edhe përmes postës zyrtare.
Punë të mbarë

 30.04.2025-02.05.2025
I nderuar Z. A. A
Ne lidhje me shkresen tuaj per informacion, drejtuar me email ne (Info@dpdetare.gov.al ) date 30.04.2025, ju bejme me dije se Drejtoria e Pergjithshme Detare ju jep informacion vetem per pyetjet qe jane ne kompetence te saj. Ne lidhje me pyetjet e tjera duhet tja drejtoni subjekteve apo institucioneve te tjera qe jane kompetente.
Se pari: Ju informojme se subjekti “J C A” ka lidhur kontrate me Portin Detar Sarande xne daten x.x. 2025 dhe bashkangjitur kontrates gjenden oraret e levizjes te mjetit/mjeteve lundrues/ lundruese.
Se dyti: Nese subjekti ka filluar aktivitetin per te cilen eshte leshuar licenca brenda 30 diteve nga data e leshimit te licenses?
Ju informojme se subjekti e ka filluar aktivitetin brenda afateve ligjore sipas objektit te licenses.
Ne lidhje me pyetjet e tjera qe keni parashtruar, nuk jane kompetence e institucionit tone per tju kthyer nje pergjigje zyrtare .
Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
36 26.04.2025-28.04.2025 Pershendetje,

Dua te rinovoj kete lejen bashkengjitur. Ka skaduar vjet.
Ne e albania aplikohet te opsioni: Rinovim leje dtejtimi dhe behet pagesa e fature 900 lek paraprakisht?
Faleminderit dhe dite te mbare,

Edi

 26.04.2025-28.04.2025

E nderuar Znj. Alegra
Ne lidhje me pyetjen tuaj mbi formatin e lejes se drejtimit te mjetit lundrues ju informojme se: Leja e Drejtimit për Mjete Lundruese,e cila lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, gjenerohet vetëm elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania.
Ngelet ne zgjedhjen tuaj nese e printoni ne format A4 apo format tjeter me te vogel.
Pra nga fillimi i funksionimit te ofrimit dhe dhenies se sherbimit nepermjet E Albania prej vitit 2022 cdo leje drejtimi apo dokument tjeter gjenerohet vetem nga E-Albania.

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
37 24.04.2025-26.04.2025

Përshendetje!
Jam FSh administratore e nje subjekti ku jemi të paisur me certifikatë Operator Turistik Detar me numer regj. x/y për vijen bregdetare të Velipojës-Shkoder.
Kërkoj të paisem me harten e koridoreve dhe pikave të ankorimit për vijen bregdetare të Velipojës.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, jemi ne pritje të përgjigjes nga ana juaj.
Faleminderit dhe punë të mbarë!

 24.04.2025-26.04.2025

Përshëndetje!
Në lidhje me informacionin që kërkon subjekti “XY” , mbi pajisjen me hartën e koridoreve dhe pikave të ankorimit, në vijën bregdetare të Velipojës ju informojmë si më poshtë:
• Në zbatim të VKM – ës, Nr. 649, datë: 16.10.2024; “Për Miratimin e Rregullures ” për kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, Harta e miratuar e stacioneve të plazhit, nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik , lëshohet dhe është kompentencë e Bashkive që mbulojnë vijën bregdetare dhe konkretisht, vija bregdetare Velipojë-Rrjoll e Bashkisë Shkodër.
Mendojmë që informacioni që po ju dërgojmë, është e nevojshëm për atë çfarë ju kërkoni.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

E plotë Nuk ka
38 18.04.2025-22.04.2025 Pershendetje,
Un si individ kam ne pronesi nje anije.
Deshiroje qe anijen ta perdor me qellim ushtrimin e aktivitetit tregtare (per turizem) dhe per kete arsye do themeloje nje shoqeri tregtare (sh.p.k) ne te cilen sipas parashikimeve te ligjit do te kontribuoje, si ortak, ne natyre pikerisht anijen qe kam ne pronesi.
Ne kete menyre anija do kaloje ne pronesi te Shoqerise qe do te themeloje.
Jam konsultuar me proceduren ne e-albania: Aplikim për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara të anije/mjeti lundrues dhe ne rastin tim mendoj se Dokumenti i përfitimit të pronësisë eshte Statuti i Shoqerise ne te cilen percaktohet qe kontributi im si ortak eshte ne natyre, anija sipas vleres se sajLutem me informoni nese duhet te depozitoje dokumenta te tjera per ndryshimin e prones se anijes ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese?
Duke ju falenderuar per bashkepunimin.
Pune te mbare
 18.04.2025-22.04.2025

Pershendetje!
Ju falenderojme per pyetjen tuaj!
Se pari ju duhet te depozitoni aktin e pronesise, shitblerjes, dhurimit te anijes suaj prone personale ne favor te shoqerise shpk qe do krijoni (duhet te jete kontrate e noterizuar).
Se dyti duhet te keni kontraten apo marrveshjen e bashkpronesise me pjestaret e tjere te shoqerise (akti i themelimit ose statuti).
Se treti aplikim ne e albania, Aplikim për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara të anije/mjeti lundrues.

Faleminderit!
Dite te mbare!

E plotë Nuk ka
39 17.04.2025-27.04.2025

Pershndetje doja nje informacion mbi motorrat e ujit ( jetski )
Si procedohen me dokumentacionet?

 17.04.2025-27.04.2025

Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju sqarojme se nqs Mjeti Lundrues eshte i importuar nga nje shtet i huaj, duhet te dispononi keto dokumenta:

1-C’regjistrimi I mjetit lundrues nga Flamuri i meparshem:
2- Kontrata e shitblerjes se Mjetit Lundrues
3- Pagesa doganes se Mjetit Lundrues
4-Pagesa per regjistrimin fillestar te mjetit
5-Deklaratë përfaqësimi e noterizuar (Nëse nuk eshte pronari i mjeti).

Per me shume informacion drejtohuni Portalit E-albania dhe ngarkoni dokumentat ne sistem ne linkun si me poshte.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929

E plotë Nuk ka
40 05.04.2025-17.04.2025 Pershendetje,

Uroj te jeni mire.
Jam Tur Operator dhe po pregatitem per fillimin e punes, kam varkat qe une operoj, jane varka te vogla dhe duhet te rinovoj lejen e lundrimit.
Si veprohet? Me keshilloni sesi jane procedurat dhe se ku duhet te kryej kerkesen per kete sherbim.

Pune te mbare!
Soraldo

 05.04.2025-17.04.2025

I nderuar Z.Soraldo
Ne portalin e-albania do te gjeni linkun ku mundet te aplikoni per rinovimin (Zgjatja e afatit të lejes së lundrimit) e lejes se Lundrimi per mjete lundrues.
Bashklidhur po ju dergoj linku:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14931

1. Mandatpagesa + faturën për regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundrues
2.Deklaratë përfaqësimi e noterizuar(Nëse nuk është pronari i mjeti)
3. Certifikatë origjinale e regjistrimit
4. Certifikatë siguracioni të lëshuar nga shoqëri të liçensuara sigurimi

Faleminderit!
Pune te mbare.

E plotë Nuk ka
41 23.03.2025-25.03.2025 Pershendetje,

Dua te rinovoj kete lejen bashkengjitur. Ka skaduar vjet.
Ne e albania aplikohet te opsioni: Rinovim leje dtejtimi dhe behet pagesa e fature 900 lek paraprakisht?
Faleminderit dhe dite te mbare,

Edi

 23.03.2025-25.0.2025
Pershendetje Z. Edi
Ne pergjigje te kerkeses tuaj per Aplikim ne portalin E-Albania per Rinovim Leje Drejtimi per Mjete Lundruese.
Kryeni pagesen 900 leke ne Banke dhe mandatin duhet ta ngarkoni ne sistem,
Pajisuni me nje raport mjeksor nga mjeku i familjes qe jeni i afte per pune, dhe ngarkojeni ne sistem, gjithashtu duhet ta dorezoni te Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Lejen e drejtimit egzistuese ngarkojeni ne sistem, dhe duhet ta dorezoni te Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
42 23.03.2025-25.03.2025 Pershendetje,

Me ka humbur pashaporta e Panamas.
Dua te dij nese mund te nxjer nje te re me te dhenat e asaj qe kisha kam vetem nje foto te skanuar te saj , e kam urgjente situaten sepse nisem per rruge mbas ca ditesh ju lutem nese mund te me ndimoni

 23.03.2025-25.03.2025

Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se.
Drejtoria e Pergjithshme Detare leshon vetem Pasaporte Lundrimi Shqipëtare dhe jo te Panamasë.
Ju mund ti drejtoheni institucionit qe e ka leshuar dokumentin qe ju kerkoni.
Faleminderit!

E plotë Nuk ka
43 03.04.2025-03.04.2025 Kërkesë për informacion mbi mandatpagesën për patentën detare

Përshëndetje Drejtoria e Përgjithshme Detare,
Unë jam i interesuar të aplikoj për lejen e drejtimit për mjete lundruese për herë të parë. Ju lutem më dërgoni informacionin e saktë për kryerjen e mandatpagesës në bankë, përfshirë:
Shumën e pagesës?
Llogarinë bankare ku duhet të bëhet pagesa?
Përshkrimin që duhet të vendos në pagesë?Ju falënderoj paraprakisht për ndihmën dhe pres përgjigjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Me respekt, B.S

 03.04.2025-03.04.2025
Per te aplikuar per lejen e lundrimit duhet ti drejtoheni Portalit  E-albania ne rubriken “Aplikim për pajisje me leje drejtimi për mjete lundruese”. Shuma e pageses eshte 900 leke te reja dhe shkarkohet fatura nga sistemi, me pas fatura paguhet ne banke. Te fatura keni  numrin e llogarise se institucionit, pershkrimin e pageses etj.
Me poshte gjeni  linkun me udhezimet, videon ilustruese ne E-Albania, mbi hapat qe duhet te ndiqni per realizimin e aplikimit tuaj.
 Faleminderit!
Dite te mbare!
E plotë Nuk ka
44 11.04.2025-11.04.2025
Kerkese per info Ambasada e Republikes Arabe te Egjiptit ne Tirane
Të nderuar drejtues të Kapitenerisë së Portit Durres,
Shpresojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë.
 Kemi nderin t’ju bëjmë me dije se Ambasada Egjiptiane në Shqipëri ka marrë një ankesë nga disa marinarë egjiptianë që aktualisht ndodhen në bordin e anijes “MV Ray” (IMO NO: 8222434), e cila është aktualisht në portin e Durrësit.
Ata kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me kushtet e punës, shpërblimet dhe ndihmën e pamjaftueshme që kanë marrë, si dhe mungesën e komunikimit me kompaninë që menaxhon anijen.
 Për t’ju ofruar ndihmën e duhur dhe për të siguruar që të drejtat e qytetarëve egjiptianë të respektohen, ju lutemi të na ofroni informacion lidhur me statusin e marinarëve egjiptianë, shqyrtimin e një mundësie për t’i vizituar marinarët në bordin e anijes, një numër kontakti të autoriteteve përkatëse përgjegjëse për këtë çështje, si dhe çdo informacion tjetër që do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin. Jemi në pritje të përgjigjes tuaj
Me respekt,
Ambasada e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë
 11.04.2025-11.04.2025
Mirdita,
Ju bejmë me dije se gjatë komunikimit me agjensinë detare të anijes RAY , e cila na informoi se pronarët e anijes po bëjnë përpjekjet maksimale për të mundësuar pagesën e muajve Mars, Prill 2025  dhe ri – atdhesimin e ekuipazhit dhe zëvendesimin me ekuipazh të ri.
Sipas agjensisë , ekuipazhi është furnizuar me ushqime ditën e premte dhe pronarët kanë pasur veshtirësi me likuijditetin bankar , për këtë arsye na është premtuar që marinarët do të paguhen në cash ditën e sotme ose nesër.
Është në vëmendjen tonë të vazhdueshme  dhe shpresojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate!
Faleminderit,
———————–
Good afternoon,
We would like to inform you that, during our communication with the ship agency of the vessel RAY, we were notified that the shipowners are making every effort to ensure the payment of salaries for March and April 2025, as well as the repatriation of the current crew and their replacement with a new crew.
According to the agency, the crew was supplied with food on Friday, and the owners have been experiencing difficulties with bank liquidity. For this reason, we have been assured that the seafarers will be paid in cash either today or tomorrow.
This situation remains under our constant attention, and we hope for a prompt resolution!
Thank you,
E plotë Nuk ka
45 25.02.2025-25.02.2025 Kërkesë për informacion mbi lëshimin e librezës detare në Shqipëri Të nderuar, Quhem A. M dhe banoj në Greqi, por kam shtetësi shqiptare. Kam përfunduar shkollën e mesme detare në Greqi dhe jam i interesuar të aplikoj për lëshimin e një librezë detare në Shqipëri. Dua të di cilët janë hapat dhe procedurat për të marrë librezën detare, si dhe dokumentet që nevojiten për këtë qëllim, pasi kam shtetësi shqiptare. Ju lutem më informoni mbi procesin dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm që duhet të ndiqni. Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.

Me respekt, A. M

 25.02.2025-25.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju mund te paiseni me Pasaporte Detare Seaman’s Book. Por qe te paiseni ju duhet te keni minimumin e trajnimeve per detaret Bassic Training dhe dhe certifikaten shendetsore Medical Certificate.
Pasi ti keni keto dokumente, ju duhet te aplikoni ne portalin e-Albania, ne rubriken Aplikim per paisje me Pasaporterte Detare.
Faleminderit!
Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
46 21.02.2025-25.02.2025 Hello,
I’m trying to set up citizenship for my husband. I’m Albanian and I was born in Albanian.I have spoken to someone from the e-portal help desk but I was hoping you could help direct me to the right place where I can apply for my husband for citizenship.
Thank you
Klaivi
21.02.2025-25.02.2025

Hello Sir!
Sorry, our office does not offer this service. Please apply to e-albania using the link below.
Kërkesë për fitim shtetësise.e-Albania
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627

Thank you for contacting us!
Have a great day
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Email: info@dpdetare.gov.al
Tel: 0035552706969
Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1 Durrës, Albania

E plotë Nuk ka
47 12.02.2025-14.02.2025 Pershendetje!

Jam E. C. Kam kryer nje aplikim për regjistrim fillestar per motorr uji jetski… bera pagesen I ngarkova dekumentat por nuk kam pergjigje akoma…
Dua te di per proceduren ne vazhdim cfare duhet te bej. Ju faleminderit!
E.C
068..………

12.02.2025-14.02.2025

Pershendetje.
Ne pergjigje te kerkeses tuaj, ju bejme me dije se ju keni kryer aplikimin ne portalin E-Albania ne Dt 05.02.2025 per regjistrim fillestar te nje mjeti lundrues te importuar, dhe u eshte kthyer pergjigje qe ju duhet te dorezoni komplet dokumentacionin origjinal te mjetit lundrues ne institucion.
Me vone me Dt 12.05.2025 ju eshte kthyer nje pergjigje tjeter ne portalin tuaj te E-Albania, duke ju sqaruar se aplikimi juaj eshte rrefuzuar per arsyen se nuk keni dorezuar dokumentacionin origjinal ne institucion gjithashtu edhe qe duhet te pajiseni me certifikate teknike nga RDSH Regjistri Detar Shqipetar.
Bashkengjitur gjeni edhe letren e refuzimit.

E plotë Nuk ka
48 01.02.2025-03.02.2025 Si jeni.
Ju lutem, mund te me thoni  gomone 3.6 m me motorr 20 hp ose me e vogel ka nevoj per  patent detare ?. Flm
01.02.2025-03.02.2025

Pershendetje,
Ne pergjigje te kerkeses suaj Z. E.P.
Ne baze te ligjit Nr. 127/2020 Per Regjistrimin, Menyren e perdorimit dhe kontrollin e Mjeteve Lundruese Turistike dhe te Argetimit.
Neni Nr. 5  Detyrimi i Pergjithshem,
Pika Nr. 5 Drejtuesit e ketyre mjeteve perjashtohen nga detyrimi per t’u pajisur me deshmi aftesie drejtimi.
(Nuk ka nevoje per patente detare)
Faleminderit

E plotë Nuk ka
49 27.01.2025-28.01.2025 Pershendetje,

Ju lutemi te na njoftoni se per shtetas Kosovar sa eshte kostoje per leje drejtimi për mjete lundruese edhe Periudha e vlefshmërisë. Aplikim për pajisje me leje drejtimi për mjete lundruese  edhe Dokumentacioni i nevojshëm?

 

Me respeket AK

27.01.2025-28.01.2025

Pershendetje,

Ne baze te:

UDHËZIM Nr. 2, datë 5.5.2021 PËR 

KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE KATEGORITË E DREJTIMIT TË MJETEVE LUNDRUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Regjistrimi i kandidatëve me nënshtetësi të huaj

Neni 11. Të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas shqiptarë, por që kanë leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë apo dokument tjetër identifikues lëshuar nga autoritetet shqiptare mund të pajisen me dëshmi aftësie, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 10, të kësaj rregulloreje. 2. Rregullat e përgatitjes dhe të testimit për të marrë dëshmi aftësie të mjetit lundrues për këta persona janë të njëjta si për shtetasit shqiptarë. 3. Në testimin e njohurive teorike dhe praktike, për pajisje me dëshmi aftësie, personi i interesuar ka të drejtë të asistohet me përkthyes të zgjedhur prej tij.

Neni 10

 Regjistrimi i kandidatëve 

  1. Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie bëhet në qendrat e trajnimit.
  2. Kandidati i interesuar për t’u pajisur me dëshmi aftësie, duhet: 
  3. a) të plotësojnë kërkesat e moshës minimale të lejuar; 
  4. b) të paraqesë vërtetim mbi gjendjen shëndetësore sipas kategorisë që trajnohet;
  5. c) dokument identifikimi të vlefshëm; 
  6. d) katër fotografi të nxjerra jo më vonë se 6 muaj përpara.

Tarifat jane te njeta per te gjithe 900 leke.

Periudha e vlefshmerise  5 vite.

Aplikimi behet on -line në portalin e-albania

E plotë Nuk ka
50 23.12.2024-24.12.2024 E nderuara administratë, mirëdita!

Unë jam një shtetas ukrainas me banim në Shqipëri. Me intereson mundesia per te bere pasaporten detare te Shqiperise. Çfarë nevojitet për këtë dhe cilat janë kërkesat? Gjithashtu, a i njeh Shqipëria dokumentet detare të Ukrainës? A mund të rinovoj apo konfirmoj dokumentet dhe diplomat e mia detare?

Faleminderit paraprakisht për përgjigjen tuaj.

23.12.2024-24.12.2024 I nderuar Zotëri,

Ju njoftojmë se Administrata Detare Shqiptare lëshon certifikata STCW dhe pasaporta detare vetëm për shtetasit shqiptarë. Duke qenë se nuk jeni shtetas i Shqipërisë, nuk është e mundur që të merrni një shqiptar pasaportën e detarit ose rinovoni certifikatat STCW nga Administrata Detare Shqiptare. Për më tepër, certifikatat STCW të lëshuara nga Administrata Detare e Ukrainës nuk mund të zgjaten ose rinovohet nëpërmjet Administratës Detare Shqiptare. Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë Nuk ka
51 18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje!

Jam K. K jam 23 vjec, punoj ne Itali ne M/Y Kingdom 5kr Jaht 86m.

Pozicioni im eshte marinar, jam i paisur me kontrate te perhershme.

Do te doja te dija se cfar me nevoitet per tu paisur me Pasaporte lundrimi e do te doja te dija nese eshte i vlefshem jashte Shqiperise?

 

Respekte!

K.K

18.11.2024-19.11.2024 Pershendetje,

Per tu paisur me Pasaporte Lundrimi duhen   keni:

. Certifikatat e trajnimit nga nje qender trajnimi te njohur (minimum trajnimi bazik)

. Certifikaten Mjekesor .

Mbasi je paisur me keto dokumenta do te hysh te portali e-albania do te aplikosh dhe do te ngarkosh dokumentat e meposhteme:

  1. Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me pasaportë detare / Mandate payment + bill for registration and device with passport
  2. Kontratë punësimi si detar (origjinale)./ Employment contract as a seaman (original).
  3. Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur / Statement on the ability to swim and drive
  4. Dokument për analizën e grupit të gjakut(origjinale) / Document for blood group analysis (original).

5 Fotografi (4×5 cm për dokument) / Photo(4x5cm for document)

  1. Raport mjekesor.

 

Faleminderit

E plotë Nuk ka
52 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje!

Jame shtetas Kosovar. Mund te lundroj ne ujrat shqiptare me nje gomon 3,80m me nje motor prej 5PS(3,7KW) pa ndonje leje apo me duhet ajo?

Pres me pa durim nje pergjigje nga ju

G.K

 03.11.2024-04.11.2024 Pershendetje,

 

Ne baze te ligjit Nr.127/2020

 

Neni 11

 Mjetet lundruese të regjistruara jashtë shtetit 1. Shtetasi shqiptar, shtetasi i huaj ose pa shtetësi, pronar, ose mbajtës i mjeteve lundruese që nuk janë të regjistruar në Shqipëri, duhet të deklarojë në sistemin posaçëm të komunikimit në çastin e mbërritjes në port, përveç të dhënave të tjera, kohën e parashikuar të qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare;

  1. Përveç sa është parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe detyrimeve të tjera që rrjedhin nga legjislacioni për lundrimin, pronarët ose mbajtësit e mjeteve lundruese, të regjistruara jashtë shtetit, të cilët duan të qëndrojnë në ujërat territoriale shqiptare për një periudhë më të gjatë se 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit;
  2. Për regjistrimin e tyre duhet të paraqiten dokumentet sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin e mjeteve lundrues.

 

Me kete fuqi motorike nuk duhet , Leje drejtimi per mjete te vogla lundruese.

Me respekt

E plotë Nuk ka
53 03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje!

Per te rregjistruar nje gomone te vogel 330, cfare dokumentash duhen per gomonen edhe motorrin e saj ?

Ju lutem, pres nje pergjigje. M.M

03.10.2024-03.10.2024 Pershendetje.

Per te rregjistruar nje mjet duhet te aplikoni nga e-albania tek faqja e mjeteve lundruese.

Rregjiatrim filllestar i nje mjeti lundrues te importuar.

Aty do te gjeni gjithe dokumentacionin dhe udhezimet e nevojshme.

Pune te mbare!

E plotë Nuk ka
54 25.00.2024-25.10.2024 Pershendetje!

Kam ber nje aplikim per shtyrje afati vlefshmerie per mjet lundrues me kete numer gjurmimi  DPD-2024-XXXXX-XX.

Doja te ju pyesja a e kam ber sakt? Sepse nuk me ka ardhur ende nje pergjigje.

 

Flm

25.10.2024-25.10.2024 Pershendetje,

Ju jeni brenda afateve  per trajtimin e aplikimit tuaj,

Ju duhet te kryeni dhe nje inspektim te mjetit nga inspektoret e ZRMDL.

Per kete inspektim jeni njoftuar nga zyra e Regjistrimit.

Faleminderit.

E plotë Nuk ka
55 10.10.2024-11.10.2024 Miredita

jam a.z nga Lushnja numeri aplikimit ne e-albania eshte …………..
Kam aplikuar online ne e-albania. pasi me ka skaduar leja drejtimi për mjete lundruese.

10.10.2024-11.10.2024 Pershendetje,
Aplikimi juaj refuzohet, pasi nuk keni dorezuar ne institucion dokumentacionin origjinal, lejen e drejtimit egzistuese.
Per te mare sherbimin e kerkuar ju duhet te dorzoni dokumentin egzistues origjinal prane Drejtorise Pergjithshme Detare dhe te aplikoni perseri te portali e-albaniaMe Respekt
E plotë Nuk ka
56 27.08.2024-28.08.2024 Pershendetje,
Kam bere 1 aplikim per tu pajisur me leje drejtimi te mjeteve lundruese nepermjet e-Albania.
Eshte kryer pagesa kundrejt institucionit dhe jane derguar te bashkengjitura te gjitha dokumentat:
– raport per aftesi pune
– foto personale
– mandati i pageses.
Numri i gjurmimit ne e-Albania eshte DPD-2024-5583398-PJ.
Mund te marr ndonje info extra , ne cfare faze eshte kerkesa dhe per hapat pasardhes qe duhen ndermarr.
27.08.2024-28.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
57 23.08.2024-23.08.2024 Pershendetje, une kam kerkuar per regjistrimin e mjetit dhe lejen e lundrimit. Cfare mandati duhet kryer?
Ky mandati ishte i bashkangjitur tek aplikimi.
 23.08.2024-23.08.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
58 29.07.2024-31.07.2024 Pershendetje.
Jam pronar i nje mjeti lundrues (gomone) dhe kerkoj per arsye teknike te bej ndryshimin e motorrit te mjetit lundrues. Ne kete rast cfare procedure duhet te ndjek?
Faleminderit dhe pune te mbare!
29.07.2024-31.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
59 18.07.2024-19.07.2024 Përshëndetje
Doja të aplikoja për patentë detare por nuk e di si mundem…
Nëse mundeni të më dërgoni kriteret dhe procedurat do isha shumë falenderuese.
18.07.2024-19.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
60 13.07.2024-15.07.2024 Pershendetje jam nje shtetas i huaj dhe dua te lundroj ne ujerst shqiptare cfare dokemntacioni me duhet 13.07.2024-15.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
61 04.07.2024-04.07.2024 Pershendetje doja nje informacion nje gomone 3.4 metra me motorr 40 HP Duhet leje edhe per gomonen edhe patentet ? apo nuk eshte nevojshme Ju lutem pres nje pergjigje 04.07.2024-04.07.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
62 23.06.2024-24.06.2024 Pershendetje une quhem Amir Rexhepi dhe jam nga Kosova desha te di nese me duhet certifikate lundrimi per varke lundruese gome qe fryhet me ajer per 3 persona ,me pedale lundruese. Faleminderit 23.06.2024-24.06.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
63 12.05.2024-13.05.2024 Mirdita,
me duhet nje informacion per sa i perket mundesise per te ardhur e per te perdorur pa patent ne shqiperi me nje mjet lundrues me gjatesi 6 mt dhe fuqi motorike 29.6 kw me flamur italian dhe shtetesi italiane ,
Ne pritje te pergjigjes ju faleminderit
12.05.2024-13.05.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
64 12.03.2024-12.03.2024 Pershendetje,iu kontaktoj per te kerkuar nje informacion lidhur me proceduren qe duhet te ndjek per tu pajisur me nje vertetim nga drejtoria juaj lidhur me faktin nese kam apo jo mjete detare ne pronesi.
Faleminderit.
12.03.2024-12.03.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
65 25.01.2024-26.01.2024 Pershendetje si mund ta marr mbrapsht diplomen origjinale qe e kam derguar per aplikimin e Leje drejtimi per mjet lundrues kategoria B ne muajin gusht 2023 ? 25.01.2024-26.01.2024 Përgjigjie E plotë Nuk ka
66 24.07.2023-24.07.2023 Ju lutem dua te bej nje rinovim certifikate te lundrimit te sigurte.
Mund te me thoni proceduren qe duhet ndjekur dhe dokumentat e nevojshme?
24.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
67 23.07.2023-24.07.2023 Pershendetje kam nje mjet lundrues tip gomone e blere ne shqiperi ne emer tim dhe dogane te paguar, plus nje motor 8 kuajsh fuqi ,qfare dokumentesh duhen dhe ku mund te aplikoj per te marre lejen e lundrimit faleminderit 23.07.2023-24.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
68 21.07.2023-25.07.2023 Kerkoj te informohem lidhur me emrin e sherbimit ne portalin e-albania, per pagesen e taksave apo detyrimeve per mjetin e vogel te lundrimit. 21.07.2023-25.07.2023 Përgjigjie E plotë Nuk ka
69 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga ILDKPI (611) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
70 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisini i Jashtëm i Vlersimit (33) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
71 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Durrës(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
72 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Vlorë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
73 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Fier(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
74 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Tiranë(18) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
75 09.02.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria Rrethit Gjyqësorë Sarandë(1) 12.02.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
76 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)( 4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
77 01.01.2021-31.03.2021 Kërkesë për informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë(4) 01.01.2021-31.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka
78 10.03.2021 Kërkesë për informacion nga Komisariati i Policisë Kavajë(1) 12.03.2021 Përgjigjie E plotë Nuk ka