SHPALLJE VENDI VAKANT PER VITIN 2025 PËR 1 (NJE) POZICION DREJTUES SKAFI NE KAPITENERINE E PORTIT SARANDE

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.19, datë 09.01.2025 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në njësitë e qeverisjes qëndrore” Drejtoria e Pergjithshme Detare Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Drejtues skafi”, me kontratë të përkohshme (1 Vjecare)

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “DREJTUES SKAFI”

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Certifikata që përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe operimit detar (STCW) minimum II/IV
  • Leje lundrimi per mjete te vogla lundruese te kategorise minimalisht C,
  • Përvojë pune në drejtimin e skafeve ose mjeteve të tjera detare.

Marrëdhënia e punës për pozicionin e Drejtuesit të Skafit në Drejtorinë e Përgjithshme Detare rregullohet nga dispozitat e Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, dhe paga sipas Vendimit Nr. 234, Datë 20.4.2022, Të Këshillit të Ministrave, “Për Pagat të Punonjësve Mbështetës dhe Punonjësve të tjerë të Specialiteteve të Ndryshme në disa Institucione të Administratës Publike”, të ndryshuar, klasa VII e pages.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Drejtimi dhe operimii skafeve në përputhje me rregullat e sigurisë detare dhe legjislacionin në fuqi.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtjae rregullt e skafit dhe pajisjeve përkatëse.

DOKUMENTET E KËRKUARA:

  • CV e përditësuar.
  • Fotokopje te noterizuar certifikatave dhe kualifikimeve përkatëse.
  • Dëshmi e përvojës së punës.
  • Deshmi penaliteti
  • Certifikatë shëndetësore.

AFATI I APLIKIMIT:

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e aplikimit deri më datën 24.01.2025 në adresën e emailit info@dpdetare.gov.al ose në adresën postare: Drejtoria e Përgjithshme Detare L.1 Rruga Tregtare, Port, Durres.