Në zbatim të Ligjit Nr. 10109, datë 02.04.2009 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë”dhe të Nr.19, datë 09.01.2025 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në njësitë e qeverisjes qëndrore”,  Drejtoria e Pergjithshme Detare;

  • Shpall 11 (njembedhjete) vende vakant për pozicionin “Specialist Kapitenerie”, me kontratë të përkohshme (Prill-Shtator), në mbështetje të 19, datë 09.01.2025 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në njësitë e qeverisjes qëndrore”, (Prill-Shtator)

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “SPECIALIST KAPITENERIE”, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME:

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Navigacion/ Inxhinjeri Navale.
  • Preferohen të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
  • Preferohen te kene trajnime ne fushen e detarise

Marrëdhënia e punës me Drejtorine e Pergjithshme Detare per keto pozicione rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.  Klasa e pagës për pozicionin e “Specialist Kapitenerie”, është “Kategoria IV – 3

KAPITETENERITE Nr. i

Punonjësve

2025

Emërtesa Koha mesatare ditore Periudhë kohore
Kapiteneria e porti Vlore, Petrolifera, terminali mjeteve turistike 3 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e porti Himare 1 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e porti Sarande, Limion 3 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Portit Shengjin, Koman, Liqeni Shkodres 2 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Porti Durres 1 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Porti Durres Liqeni Pogradecit 1 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton pozicionin, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune). Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal ose Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  4. Dokument qe vërteton eksperiencen ne fushen profesionale
  5. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dokumentacioni i kerkuar duhet të dorëzohet brenda datës 18 Mars 2025 pranë Drejtorise se Pergjithshme Detare në adresën: Rruga Tregtare, Lagja nr.1, Durres, Zyra e Protokollit ose online ne email: info@dpdetare.gov.al.