Kontrolli Shtetëror Portual është strukturë e veçantë, që funksionon në kapitenerinë e porteve. Sektori I KSHP-së e në mjetet lundruese të huaja verifikojnë:

a) ligjshmërinë e veprimtarisë në fushat e detarisë;
b) parandalimin e shkeljeve të ligjit;
c) zbulimin e shkeljeve;
ç) vënien para përgjegjësisë së ligjit të shkaktarëve në fushën e mbrojtjes;
d) sigurinë detare dhe instalimet nënujore; dh) mbrojtjen e mjedisit dhe të rregullave shëndetësore;
e) rregullsinë e shfrytëzimit të burimeve ujore.

Ky sektor ushtron veprimtarine e tij në përputhje me Ligjin Nr. 9852, datë 26.12.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimin për kontrollin shtetëror portual” dhe Vendimin e Këshilit të Ministrave Nr.13, date 11.01.2017 për miratimin e rregullores “Për Kontrollin Shtetëror Portual në Republikën e Shqipërisë” . Kryerja e inspektimeve të kontrollit portual shtetëror kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat në shqyrtim të konventave ndërkombëtare.

Pergjegjes sektori / ——————