Në kuadër të projektit “GREENROUTES – Green Corridors for Carbon-Neutral Cruise and Ferry Shipping in the ADRION Region”, përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme Detare morën pjesë në Takimin e Komitetit Drejtues dhe Konsorciumit, zhvilluar më 20–21 shkurt 2025 në Kotor, Mali i Zi.

Gjatë aktivitetit u prezantuan rezultatet kryesore mbi studimin para-fizibilitetit, strategjinë për korridoret detare të gjelbra, platformën online GREENROUTES dhe raportet mbi karburantet alternative detare.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të korridoreve të gjelbra detare dhe promovimit të një transporti të qëndrueshëm e neutral ndaj karbonit në rajonin ADRION.