Më datë 17 qershor 2025Drejtoria e Përgjithshme Detare , në cilësinë e partnerit të projektit EURMARS, mori pjesë në Workshop-in e dytë të DETECTION HUB, organizuar në Riga, Letoni. Ky aktivitet mblodhi së bashku projekte të financuara nga Bashkimi Evropian që zhvillojnë teknologji dhe qasje inovative për zbulimin e drogës, lëndëve shpërthyese dhe mallrave të paligjshme. Workshop-i ofroi një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet projekteve, autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve doganore, duke diskutuar sfidat kryesore dhe mundësitë për aplikimin e zgjidhjeve shkencore e teknologjike në fushën e sigurisë kufitare. Gjatë punimeve, projektet pjesëmarrëse prezantuan objektivat dhe rezultatet e tyre, duke identifikuar qëllime të përbashkëta, mundësi shfrytëzimi dhe fusha bashkëpunimi.

Në vijim, më 18 qershor 2025, në Tõrvandi, Estoni, u zhvillua edhe një demonstrim praktik, i organizuar nga konsorciumi i projektit SILENTBORDER, ku u prezantuan teknologjitë më të fundit për kontrollet kufitare dhe inspektimet e avancuara. Pjesëmarrja e Drejtorisë së Përgjithshme Detare në kuadër të projektit EURMARS në këtë workshop përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së kapaciteteve të vendit në fushën e sigurisë kufitare dhe detare.