Drejtoria e Përgjithshme Detare mori pjesë në aktivitetin final të projektit EURMARS – 3rd Demonstration & Final Event, i zhvilluar në datat 2–4 korrik 2025 në Shabla, Bullgari. Demonstrimi përmbyllës solli në qendër të vëmendjes një platformë të avancuar për mbikëqyrjen kufitare detare, e cila kombinon teknologji moderne si imazheri satelitore me rezolucion të lartë, mjetet ajrore pa pilot (dronët) dhe sensorët tokësorë, duke ofruar një panoramë të plotë dhe në kohë reale të mjedisit detar. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e partnerëve europianë dhe institucioneve kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit në monitorimin e kufijve detarë të Bashkimit Europian. Si përfaqësues i Shqipërisë dhe përdorues fundor (end-user), GMD kontribuoi në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të këtij projekti të financuar nga Komisioni Europian përmes programit Horizon Europe.

News