Në kuadër të Projektit “MEP&M-Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management”, Drejtoria e Përgjithshme Detare si një nga patnerët e projektit morri pjesë në datat 29 dhe 30 Qershor 2023 në trajnimin 2-ditor në laboratorin më të ri “distance learning” i sapo instaluar pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, nëpërmjet të cilit do të zhvillohet mësimëdhënia me metodë të kombinuar (bleanded learning).
Nëpërmjet këtij projekti do krijohet masteri shkencor me i ri pranë FSP, “Menaxhimi dhe Mbrotjta e Mjedisit Detar”,nje program I cili do të jete rajonal dhe do të ofrohet në mënyrë të përbashket nga ana e Universitetit të Malit të Zi, Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës dhe “Ismail Qemali” Vlorë.
Studentët shqiptarë apo çdo person tjetër i interesuar në fushën e mbrojtjes dhe menaxhimit të mjedisit detar , do të kenë mundësi nëpërmjet këtij masteri të marrin leksione nëpërmjet metodës (bleanded learning) nga stafi akademik i Universitetit të Malit të Zi, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universitetit Cote d`Azur, Francë dhe Universitetit Cadiz.