Drejtoria e Përgjithshme Detare shpall konkursin për pozicionin vakant të Shofer ne Drejtorine e Pergjithshme Detare

PUNONJËS ME KONTRATË (SHOFER)

Në mbështetje të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit Nr.139, datë 26.08.2022” Për miratimin e struktures dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme Detare”i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 234, Datë 20.4.2022 për Pagat e Punonjësve Mbështetës dhe Punonjësve të tjerë të Specialiteteve të Ndryshme të tisa Institucione të Administratës Publike”, Drejtoria e Pergjithshme Detatre shpall procedurat e konkurimit për Shofer në Drejtorine e Pergjithshme Detare

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë leje drejtimi automjetesh mbi 5 vite
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  • Fotokopje e Lejes se drejtimit te automjetit
  • Çertifikatë e përbërjes familjare;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  • Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën e emailit info@dpdetare.gov.al ose në adresën postare: Drejtoria e Përgjithshme Detare L.1 Rruga Tregtare, Port, Durres.

Afati i aplikimit brenda datës 06.01.2025.