Drejtoria e Përgjithshme Detare shpall konkursin për pozicionin vakant të Drejtuesit të Skafit prane Kapitenerise se Portit Durres, ne Kapiteneritë e Porteve & Kontrolli Shtetëror Portual

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “DREJTUES SKAFI”

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: 

  • Certifikata që përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe operimit detar (STCW) minimum II/IV
  • Leje lundrimi per mjete te vogla lundruese te kategorise minimalisht C,
  • Përvojë pune e paktën 2 vjet në drejtimin e skafeve ose mjeteve të tjera detare.

Marrëdhënia e punës për pozicionin e Drejtuesit të Skafit në Drejtorinë e Përgjithshme Detare rregullohet nga dispozitat e Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

Klasifikimi i pagës për këtë pozicion do të jetë në përputhje me Vendimin Nr. 326, datë 31.5.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike” Klasa xxxx

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejtimi dhe operimi i skafeve në përputhje me rregullat e sigurisë detare dhe legjislacionin në fuqi.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e rregullt e skafit dhe pajisjeve përkatëse.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV e përditësuar.
  • Fotokopje te noterizuar certifikatave dhe kualifikimeve përkatëse.
  • Dëshmi e përvojës së punës.
  • Deshmi penaliteti
  • Certifikatë shëndetësore.

Afati i aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e aplikimit deri më datën 10.10.2024 në adresën e emailit info@dpdetare.gov.al ose në adresën postare: Drejtoria e Përgjithshme Detare L.1 Rruga Tregtare, Port, Durres.