🌊Më 18-19 Janar 2024, projekti #ZEROC pati takimin e tij të parë zyrtar të fillimit.🌊🚀 Ky projekt do të çojë partnerët e sektorit akademik dhe industrial shqiptar dhe europian drejt një qëllimi: Krijimi i kushteve dhe burimeve të nevojshme në Shqipëri dhe Mal të Zi për të mbështetur tranzicionin e industrisë së transportit drejt dekarbonizimit, efiçencës së energjisë dhe optimizimit të logjistikës.Gjithashtu, projekti fokusohet në ndihmën e institucioneve qeveritare në zbatimin e politikave të Organizatës Ndërkombëtare Detare dhe Bashkimit Evropian në sektorin e transportit.Dita e parë e takimit kishte në qendër prezantimin e partnerëve, paketat e punës, vendosjen e qëllimeve të përbashkëta, si dhe punën për modernizimin e kurrikulës në programet profesionale 2-vjeçare, ciklet bachelor dhe master, si dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike në fushën e logjistikës dhe transportit.📚 A e dini: Të paktën 300 studentë dhe rreth 60 profesionistë do të përfitojnë nga zbatimi i këtij projekti?Na ndiqni për më shumë!Drejt Dekarbonizimit dhe Efiçiencës së Energjisë në Industrinë e Transportit Detar!🛳️”
#ErasmusPlus #Projekti i Ndërtimit të Kapaciteteve #ZEROC