Si pjesë e WP2-WP6,u zhvillua takim dy ditor i Bordit të Menaxhimit të Projektit, në datat 14 dhe 15 dhjetor 2023 në Universitetin e Lubjanës – Sllovenia.
Të gjithë partnerët u përfshinë në takim dhe secili anëtar i ekipit të projektit foli dhe diskutoi statusin e përditësuar të secilës paketë pune.Anëtarët e projektit vizituan Laboratorin për mësim në distancë në Universitetin e Lubjanës (UL), dhe diskutuan mbi materialet e propozuara të draftit të mësimit elektronik. Një tjetër laborator i vizituar, ishte Laboratori Multimedial, ku pjesëmarrësit ngritën idetë për zhvillimin e projekteve të ardhshme në këtë fushë.
Në fund të ditës, Stafi i UL demonstroi përdorimin e platformës Moodle në lidhje me përgatitjen e materialit mësimor elektronik.