Më 25 gusht 2026, Drejtoria e Përgjithshme Detare zhvilloi një takim me përfaqësuesit e strukturave të saj, me fokus prezantimin dhe diskutimin e ndryshimeve të miratuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë me ligjin nr. 84/2026.

Gjatë takimit u analizuan nenet e ndryshuara, të shtuara dhe të shfuqizuara, duke u ndalur veçanërisht në ndikimin që këto ndryshime sjellin në kompetencat dhe veprimtarinë e DPD-së.

Vëmendje e veçantë iu kushtua:

  • forcimit të rolit të Administratës Detare si autoritet kompetent;
  • funksioneve të shtetit të flamurit, shtetit portual dhe shtetit bregdetar;
  • vendosjes së bazës ligjore për sistemet VTMIS dhe Dritaren e Vetme Kombëtare Detare;
  • sigurisë portuale dhe zbatimit të kërkesave të Kodit ISPS;
  • kontrollit shtetëror portual, certifikimit të anijeve dhe ekuipazhit minimal të sigurt;
  • delegimit dhe mbikëqyrjes së funksioneve teknike tek organizatat e njohura;

Takimi shërbeu për të evidentuar përgjegjësitë konkrete të secilës strukturë të DPD-së dhe masat që duhet të ndërmerren për zbatimin e plotë të ndryshimeve, përfshirë përgatitjen e akteve nënligjore brenda afatit ligjor. Ndryshimet e miratuara, përafrojnë më tej legjislacionin shqiptar me standardet e IMO-s dhe të Bashkimit Evropian.