Në datat 3 dhe 4 tetor 2024, Drejtoria e Përgjithshme Detare , si pjesë e projektit ZERO C, mori pjesë në Takimin e Konsorciumit të zhvilluar në Qendrën e Bibliotekës dhe Informacionit të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës (NTUA), Greqi.
Gjatë takimit dyditor, partnerët vlerësuan progresin e projektit dhe diskutuan sfidat dhe aktivitetet e paketave kryesore të punës, si dhe përgatitjet për Mid-term Review, me qëllim vlerësimin e performancës së përgjithshme të projektit. Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan gjithashtu Project Management Board Meeting dhe Project Quality Assurance Board Meeting.
Takimi kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve dhe në avancimin e objektivave të projektit ZERO C për dekarbonizimin e transportit detar dhe logjistikës, rritjen e eficiencës së energjisë dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në sektorin detar.