Nr. Rendor Data e Kërkesës Objekti i Kërkesës Data e Përgjigjes Përgjigje Mënyra e  përfundimit të kërkesës  Tarifa 
1 05.10.2026

I nderuar z. , Të nderuar përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Detare,
Quhem Oleksandr Makarenko, jam shtetas ukrainas dhe detar
profesionist, aktualisht punoj si Oficer i Dytë (Second Officer) në
anije tregtare ndërkombëtare të tipit VLGC/LPG me flamur të huaj.
Po shqyrtoj mundësinë e pajisjes me dokumentin shqiptar të identitetit
të detarit / pasaportën e detarit dhe do t’ju isha shumë mirënjohës
për një sqarim zyrtar lidhur me rastin tim.
Ju lutem, a mund të më konfirmoni:
1. A mund të pajiset një shtetas ukrainas me leje qëndrimi të
përhershme në Republikën e Shqipërisë me dokument shqiptar identiteti
të detarit / pasaportë detare?
2. A është e nevojshme që detari të punojë në një anije me flamur
shqiptar ose për një punëdhënës shqiptar, apo dokumenti mund t’i
lëshohet edhe një detari që vazhdon të punojë në anije tregtare
ndërkombëtare me flamur të huaj?
3. Unë disponoj Certifikatë Kompetence STCW II/1 (Officer in Charge of
a Navigational Watch) të lëshuar nga Ukraina dhe certifikata STCW të
vlefshme. A pranohen këto dokumente si dëshmi e statusit dhe
kualifikimit tim si detar?
4. Cilat dokumente kërkohen aktualisht për aplikim nga një shtetas i
huaj me qëndrim të përhershëm në Shqipëri?
5. A është dokumenti që lëshohet aktualisht nga Shqipëria një
Seafarer’s Identity Document (SID) në përputhje me Konventën ILO C185?
A është versioni aktual plotësisht i vlefshëm dhe i verifikueshëm
ndërkombëtarisht dhe a kalon kontrollet e autenticitetit/sigurisë nga
autoritetet kufitare dhe portuale jashtë Shqipërisë?
6. A mund të përdoret dokumenti aktual për qëllimet e parashikuara për
SID të detarit, përfshirë shore leave, joining a vessel, crew transit
dhe repatriation, në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe kërkesat
e shtetit përkatës? 7. A ekziston një sistem elektronik, biometrik ose bazë të dhënash
nëpërmjet të cilit autoritetet e huaja mund të verifikojnë
autenticitetin dhe vlefshmërinë e dokumentit?
Do ta vlerësoja shumë nëse mund të më konfirmoni statusin aktual të
dokumentit dhe procedurën që zbatohet për një detar të huaj në
situatën time.
Ju falënderoj paraprakisht për kohën dhe ndihmën tuaj.

Me respekt,
O. Makarenko
Second Officer
Ukrainian citizen

06.10.2026

I nderuar z. Makarenko,

Ju falënderojmë për kërkesën tuaj dhe interesin për procedurat e pajisjes me dokumente shqiptare të detarit. Në mbështetje të ligjit nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe rregullores “Për nivelin minimal të trajnimit të detarëve”, miratuar me urdhrin nr. 134, datë 27.06.2022, si dhe Kodi STCW ju sqarojmë si më poshtë:

1. Pajisja me dokumente dhe certifikata shqiptare

Për rastin e paraqitur nga ju, pajisja me pasaportë shqiptare të detarit dhe me certifikata kombëtare të lëshuara nga Administrata Detare Shqiptare kërkon zotërimin e shtetësisë shqiptare, si dhe plotësimin e kushteve të tjera përkatëse të certifikimit.

Leja e qëndrimit të përhershëm në Republikën e Shqipërisë nuk barazohet me shtetësinë shqiptare dhe, në vetvete, nuk ju jep të drejtën e pajisjes me këto dokumente. Gjithashtu, punësimi pranë një punëdhënësi shqiptar nuk zëvendëson këtë kusht.

2. Njohja e certifikatës së kompetencës ukrainase

Njohja e një certifikate kompetence të huaj për shërbim në anije me flamur shqiptar, nëpërmjet lëshimit të një dëshmie njohjeje (“flag endorsement”), është procedurë e veçantë, që zbatohet sipas Konventës STCW, dhe legjislacionit kombëtar përkatës.

Aktualisht, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës nuk ka marrëveshje në fuqi për njohjen reciproke të certifikatave të detarëve. Për rrjedhojë, Administrata Detare Shqiptare nuk mund të lëshojë “flag endorsement” mbi bazën e certifikatës suaj ukrainase STCW II/1.

Certifikatat ukrainase mund të shërbejnë për dokumentimin e kualifikimit tuaj profesional, por nuk krijojnë automatikisht të drejtën e pajisjes me certifikata apo dokumente shqiptare të detarit. Rinovimi i tyre mbetet në kompetencën e administratës që i ka lëshuar.

Duke qenë se, në situatën e përshkruar, nuk plotësoni kushtet për pajisjen me dokumentin shqiptar të kërkuar, ju rekomandojmë t’i drejtoheni autoriteteve kompetente ukrainase për dokumentin e identitetit të detarit dhe administratës së flamurit të anijes ku shërbeni për njohjen e certifikatave tuaja.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

DPD

E plotë Nuk ka
2 19.09.2026

Dear Sir or Madam,

I am writing regarding the disappearance of my partner, Vitor Manuel Da Silva Duarte, a Portuguese national who has been missing in the Adriatic Sea since the night of 12 to 13 August 2026.

Vitor disappeared following a maritime incident involving an inflatable boat near Senj and the island of Krk in Croatia.

He has still not been found.

We are now contacting the maritime authorities of all relevant Adriatic countries to ensure that any unidentified person, remains or belongings discovered after the accident have been compared with his missing-person case.

Could the Albanian maritime authorities please check whether, since 13 August 2026, there have been any reports of:

an unidentified person found at sea or on the Albanian coast;

an unidentified deceased male or human remains;

clothing or personal belongings recovered from the Adriatic;

unidentified floating debris;

sightings or reports from fishermen, merchant vessels or pleasure craft that could potentially be connected to this disappearance.

Could you also please circulate Vitor’s information to the relevant Albanian port captaincies and coastal authorities, including Shëngjin, Durrës, Vlorë and other appropriate services?

If another Albanian authority is responsible for unidentified persons or human remains found on the coast, I would be extremely grateful if you could forward this message to them.

Vitor’s details: Vitor Manuel Da Silva Duarte, Portuguese national, Approximately 1.90 m tall, Medium build, Bleached blond hair / short crest, Brown-hazel / brown-green eyes, Missing since 12–13 August 2026, His photograph and missing-person notice are attached.

His loved ones are still looking for any information that could help determine what happened to him. Thank you very much for your assistance and for forwarding this request to the appropriate services.

Kind regards,

Clémentine
Partner of Vitor Manuel Da Silva Duarte

19.09.2026

Response Regarding Missing Person – Vitor Manuel Da Silva Duarte

Dear Madam,

Thank you for contacting the Albanian Maritime Authority. We are deeply sorry to hear about the situation concerning the disappearance of Mr. Vitor Manuel Da Silva Duarte, and we express our sincere solidarity with you and his family during this difficult time.

In my capacity as the Coordinator for the Right to Information at the General Maritime Directorate of Albania, I would like to inform you that your email, together with the information and details concerning Mr. Duarte, has been forwarded to the Harbour Master’s Offices of the Republic of Albania for their information and verification.

Should any of the Harbour Master’s Offices have information or become aware of any circumstances that may be related to Mr. Duarte’s disappearance, we will contact you accordingly.

We would also recommend that you contact the Albanian Border and Migration Police, as this authority carries out maritime and coastal patrols and may have relevant information concerning persons, vessels, objects or other incidents identified or reported at sea or along the Albanian coast.

For your convenience, we are providing their contact details below:

Email: policiaeshtetit@asp.gov.al
Email: drkmtirane@asp.gov.al
Tel.: +355 69 41…….

We recommend that you also forward to the Albanian Border and Migration Police the missing-person notice and photograph of Mr. Duarte, so that the information can be circulated to the relevant operational units.

We sincerely hope that Mr. Vitor Manuel Da Silva Duarte will be found as soon as possible and in good health.

Please do not hesitate to contact us should you receive any further information that may assist with the verification process.

Yours sincerely,

General Maritime Directorate
Republic of Albania

E plotë Nuk ka
3 12.09.2026

Përshëndetje,

Ju lutem, a mund të më ndihmoni me informacion lidhur me procedurën që duhet të ndjek për t’u pajisur me një leje drejtimi për mjet lundrues?

Do t’ju isha mirënjohës nëse mund të më informonit për:

dokumentacionin e nevojshëm;

kriteret dhe kushtet që duhet të plotësoj;

mënyrën e aplikimit;

kursin dhe provimin, nëse kërkohen;

si dhe tarifat përkatëse.

Ju lutem, më orientoni edhe se ku dhe si mund ta nis këtë procedurë.

Shumë faleminderit për ndihmën dhe informacionin.

Me respekt,
P.B

22.09.2026

I nderuar z. B,

Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se pajisja me dëshmi aftësie për drejtimin e mjeteve lundruese rregullohet nga Udhëzimi nr. 2, datë 05.05.2021, “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtimit të mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë”.(kete udhezim e gjeni dhe ne faqen zyrtare te DPD)

Për të nisur procedurën, duhet të regjistroheni pranë një qendre trajnimi të licencuar dhe të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare për kategorinë përkatëse në Republikën e Shqipërisë. Dokumentacionin e nevojshëm,kriteret dhe kushtet që duhet të plotësoj,mënyrën e aplikimit,kursin dhe provimin, nëse kërkohen, do ti gjeni ne kete udhezim

Kandidati duhet të përfundojë kursin teorik dhe praktik dhe të kalojë testimin përkatës përpara Komisionit të Testimit të DPD-së. Koha dhe vendi i testimit caktohen nga DPD-ja.

Pas përfundimit me sukses të testimit, procedura për pajisjen me dëshmi aftësie kryhet nëpërmjet portalit e-Albania, ketu do te gjeni dhe tarifen e administrates.

Për tarifën e kursit duhet të informoheni pranë qendrës së zgjedhur.

Për t’ju orientuar më konkretisht, ju lutemi të na informoni për vendbanimin tuaj, llojin e mjetit që synoni të drejtoni dhe zonën e lundrimit të dëshiruar.

Me Respekt

Faleminderit!

Drejtoria e Pergjithshme Detare

E plotë Nuk ka
4 08.09.2026

Good day, I am a Chief Engineer working on international merchant vessels and I am currently staying in Vlora. Could you please provide me with the names and contact details of medical centres or doctors in Albania, preferably in Tirana or Vlora, who are officially authorised to conduct seafarer medical examinations according to STCW/MLC requirements and issue a valid medical certificate in English? I would be very grateful if you could recommend an authorised medical centre where the examination can be completed within one day.

Thank you in advance for your assistance. Best regards I.R

09.09.2026

Dear Sir,

In response to your request, we would like to inform you that Healthy Port Service, located at the Port of Durrës, is the recognized and authorized medical centre for conducting medical examinations of seafarers and issuing  medical certificates in accordance with the applicable international conventions and relevant standards. For further information regarding the procedure, required documentation, applicable fees, and appointment  scheduling, please contact the medical centre at:info@dpdurres.com.al
Regards,
DPD

E plotë Nuk ka
5 03.09.2026

Pershendetje. Interesohem per informacion si funksionon te regjistroj nje varke qe i kane humbur te gjitha dokumentat dhe numrat regjistrues
Varka per momentin nuk eshte ne gjendje pune dhe  planifikoj ta restauroj por fillimisht kisha deshire ta pajis me dokumentat perkatese
Faleminderit.

03.09.2026

Pershendetje,

Nqs mjeti lundrues eshte i regjistruar ne Republiken e Shqiperise ju lutem paraqituni prane zyrave te Drejtorise se Pergjithshme Detare ne Durres per te marr sherbimin e kerkuar ne lidhje me rastin!
Faleminderit!
Pune te mbare,

DPD

E plotë Nuk ka
6 02.09.2026

Dear Hiring Manager, My name is Mohammed Benlalla, a Moroccan professional fisherman with over 13 years of experience in sardine fishing and coastal fishing operations. I hold a Commercial Seaman’s Book, a Fishing Skipper’s License, and valid STCW certificates. I have strong practical experience in fishing operations, handling fishing gear and nets, deck work, mooring, vessel safety, and working as part of a fishing crew. I am hardworking, reliable, physically fit, and available to join your fishing vessel. I am also willing to relocate to Albania and complete all required legal procedures for employment. I would be very interested in joining your fishing fleet. Please find my CV attached for your consideration. Thank you for your time. I look forward to hearing from you. Kind regards,
Mohammed Benlalla
Morocco
Phone/WhatsApp: +212 694 805 558

02.09.2026

Dear Mr. Benlalla, Thank you for your interest in employment opportunities in Albania and for contacting the General Maritime Directorate.Regarding your inquiry, we would like to inform you that the General Maritime Directorate does not offer employment positions for professional fishermen or in the fishing sector. If you are residing in Albania, we recommend that you contact the National Employment and Skills Agency (AKPA) or directly approach fishing companies and other relevant businesses in Albania, where you may find available job opportunities for fishermen and related positions. We understand and appreciate your request and interest; however, unfortunately, we are not in a position to assist you directly with employment opportunities. Please click on the link below, where you may find various employment opportunities offered by Albanian businesses: [LINK]  https://www.puna.gov.al/ We wish you a pleasant day and every success in your professional career.
Kind regards,
General Maritime Directorate
Republic of Albania

E plotë Nuk ka
7 08.08.2026

I am writing to express my strong interest in the With solid hands-on experience in the field, I am confident in my ability to add immediate value to your operations. I am a 34-year-old dedicated professional, currently based in Saudi Arabia, and I am highly motivated and fully prepared to relocate to Europe for this opportunity.

While I will require visa sponsorship, I am eager to contribute my strong work ethic and expertise to your team. Please find my attached CV for a detailed overview of my qualifications. Thank you for your time and consideration. I look forward to the possibility of discussing how my background aligns with your needs. Best regards. Hossam WAHiD

10.08.2026

Dear Mr. Hossam Wheed, the General Directorate of Maritime Affairs has no authority to offer you job opportunities. You can visit the website of the National Employment Service in Albania and apply for the new jobs you want!
Below I am launching the website!

Thank you!
Sincerely!
DPD

E plotë Nuk ka
8 31.07.2026

Përshëndetje,

Dëshiroj të pajisem me Dëshmi Aftësie Kategoria A për drejtimin privat të një mjeti lundrues Jet Ski edhe per perdorim kombe- edhe nderkombetare.

Ju lutem, a mund të më dërgoni informacion në lidhje me:

procedurën e plotë të aplikimit

dokumentet e nevojshme

listën aktuale të qendrave të miratuara të trajnimit

datat e ardhshme të kurseve dhe provimeve

kostot e trajnimit, provimit dhe lëshimit të dëshmisë

kohëzgjatjen e procesit

nesa ka mënyrë aplikimit përmes portalit e-Albania

Gjithashtu, ju lutem më konfirmoni nëse kjo dëshmi mund të përdoret për drejtimin e Jet Ski-t jashtë Shqipërisë dhe nëse është e mundur të pajisem me një certifikatë ndërkombëtare, si ICC, përmes autoriteteve shqiptare. Mund të paraqes pasaportë shqiptare, kartë identiteti dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm.

Faleminderit paraprakisht për ndihmën.

Me respekt,

E. M

05.08.2026

Pershendetje,

Ju falenderojme per pyetjen tuaj/ ne lidhje me lejet e drejtimit te mjeteve lundruese/ patentave ju duhet te regjistroheni prane nje qender trajnimi te njohur nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.
-Pasi te beni kursin e Trajnimit ju duhet te jepni testimin prane Drejtorise se Pergjithshme Detare njesoj si lejet e drejtimit te makinave dhe tarifat paguhen prane Qendres se Trajnimit .
-Kategorite e lejeve te drejtimit fillon nga A deri D.
A eshte skipper per motorr deti,
B eshte per mjetet e vogla deri ne 3 milje nga bregu,
C eshte 6 milje nga bregu I detit,
D eshte 12 milje dhe pa limit.
Sipas informacionit te Zyres se Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare egzistojne 13 Qendra Trajnimi te licensuara dhe njohura zyrtarisht per kurset e lejeve e drejtimit te mjeteve lundruese etj. Ju mund te gjeni listen e Qendrave te Trajnimit ne faqen e internetit, ti kontaktoni ne telefon ose me email dhe ti pyesni mbi tarifat, afatin dhe kohen e zgjatjes se kursit, vendndodhjen e qendres se Trajnimit, procedura te tjera qe ju intereson te dini. Ju mund te regjitroheni ne cdo qender trajnimi te licensuar dhe njohur zyrtarisht nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Per cdo informacion te metejshem na kontaktoni.
Faleminderit!
DPD

E plotë Nuk ka
9 29.07.2026

A mundeni tme jepni info me teper se ne cilen zyre duhet te regjistroem? Sa mund tme kushtoj patenta? Dhe nese behen vetem ne durres apo ka edhe ne Vlore?

Sa mund te zgjas berja e patentes?

Faleminderit

29.07.2026

Pershendetje Zonje/Zoteri!

Sipas informacionit te Zyres se Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve ne Drejtorine e Pergjithshme Detare egzistojne 13 Qendra Trajnimi te licensuara dhe njohura zyrtarisht per kurset e lejeve e drejtimit te mjeteve lundruese etj.

Ju mund ti gjeni Qendrat e Trajnimit ne internet, ti kontaktoni ne telefon ose me email dhe ti pyesni mbi tarifat, afatin dhe kohen e zgjatjes se kursit, vendndodhjen e qendres se Trajnimit, procedura te tjera qe ju intereson te dini.

Ju mund te regjitroheni ne cdo qender trajnimi te licensuar dhe njohur zyrtarisht nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Faleminderit!
Pune te mbare,
DPD

E plotë Nuk ka
10 27.07.2026

Good morning, i am Ukrainian seaman

since I want to live in Albania, Durrës and I work at sea, is it possible for a foreigner to obtain an Albanian seaman’s passport?

27.07.2026

Dear Sr,

Thank you for your inquiry and for your interest in residing and working in Albania.

With regard to your request, we would like to inform you that, under the current legal framework, the General Maritime Directorate is not able to issue an Albanian Seaman’s Book or Albanian Certificates of Competency (STCW Certificates) to Ukrainian seafarers.

This is because there is currently no bilateral agreement or mutual recognition arrangement in force between the competent maritime authorities of the Republic of Albania and Ukraine concerning the recognition and issuance of seafarers’ certification and Seaman’s Books.

Thank you for your understanding. Should you require any further information, please do not hesitate to contact us.

Kind regards,

DPD

E plotë Nuk ka
11 24.07.2026

Dear Sir/Madam, I hope this message finds you well.

We would appreciate your assistance regarding the issuance and verification of Medical Certificates for Seafarers in Albania. Specifically, we kindly request the following information:

The current list of authorized medical practitioners and/or approved occupational health centres recognized by the competent Albanian transport and health authorities to conduct medical examinations and issue Medical Certificates for Seafarers in accordance with the applicable Albanian legislation and the requirements of the STCW Convention and the Maritime Labour Convention (MLC, 2006).

Information on the procedure for verifying the authenticity and validity of Seafarers’ Medical Certificates issued in Albania. In particular, we would appreciate your advice on whether there is:

an online verification system,

an official register of approved medical practitioners,

or any other method that employers or third parties may use to verify the authenticity of such certificates.

We have attached a copy of a Seafarer’s Medical Certificate. We would be grateful if you could confirm whether this certificate is genuine and was issued by an authorized medical practitioner or an approved medical centre recognized under Albanian legislation.

The requested information will be used exclusively for compliance verification and audit purposes. Thank you very much for your time and assistance. We look forward to your response.

Best Regards

Kokkinis Christos

A-Ships managements SA

(as Managers Only)

24.07.2026

Dear Sir/Madam,

Thank you for your interest and your request for information.

The doctors who conduct medical examinations and issue maritime medical certificates in accordance with STCW Regulation I/9 are part of the Directorate of Standards, Health and Safety at Work, specifically within the Epidemiology sector of the Organizational Structure of the Port Authority of Durrës. This directorate is a state entity under the jurisdiction of the Ministry of Health and Social Protection and the Ministry of Infrastructure and Energy.

The doctors appointed by these two ministries to perform medical examinations and issue medical certificates are:

Dr. Artan Dhima

Dr. Indrit Kalaja

Dr. Herti Medani.

Your request for verification and authentication of the enclosed med. Certificates

Name: A. S. Date of birth: xx.xx.1966. Nationality: ALBANIAN

Med. Certificate  No.xxxx

Issuing date:   xx.xx.2026

Expiring date: 11.03.2027

We hereby confirm that the above-mentioned Med.Certificate has been duly issued by

the competent authority and is valid, regular, and in good order.

 Authorized Person.

DPD

E plotë Nuk ka
12 10.07.2026

Dear Sir or Madam, I would appreciate your assistance regarding the Albanian entry requirements. My wife is an Israeli citizen and holds an Israeli biometric Travel Document in Lieu of National Passport (Teudat Ma’avar / Laissez-Passer). We plan to arrive in Albania by our private sailing yacht from Greece and clear in at the Port of Sarandë.

Could you please confirm whether she may enter Albania without a visa using this biometric Israeli Travel Document, or whether a visa is required before arrival? We would appreciate your written confirmation. Thank you very much for your assistance.

Kind regards, Mark Groysman

10.07.2026

Dear Sir, Thank you for contacting us!

We would like to inform you that it is not within our legal competence to enter and exit foreign citizens from the Republic of Albania. Please contact the border police to obtain accurate information on the procedure for entering and exiting the territory of the Republic of Albania.

Below is their contact information! DVKM Tiranë

E-mail: drkmtirane@asp.gov.al policiaeshtetit@asp.gov.al

Conatct number: 00355 69 4………

Thank you,

Sincerely

DPD

E plotë Nuk ka
13 10.07.2026

Përshëndetje,

Në vijim të emailit tuaj dhe shkresës tonë me Nr.x Prot., datë x.x.2026 sqarojmë se dokumenti i dërguar është një formular standard i konfirmimit të balancave, detyrimeve apo të drejtave (nëse ka) të Drejtorisë së Përgjithshme Detare i dërguar nga Audituesi i jashtëm F.M, në kuadër të procesit të auditimit të pasqyrave financiare të Albanian Seaports Development Company për vitin e mbyllur më 31.12.2025, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.

Ju lutem formularin e plotësuar ta dërgoni fizikisht ose me e-mail në adresat si më poshtë, si dhe të na mbani në kopje të e-mail-it: confirmations.al@forvismazars.com Për cdo paqartësi na kontaktoni. Faleminderit!

Punë të mbarë!

10.07.2026

Pershendetje,

Nga komunikimi me Sektorin e Finances ne Drejtorine e Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese ne Drejtorine e Pergjithshme Detare u kerkua qe formulari te jete ne gjuhen zyrtare shqip dhe ne version pune.

Faleminderit per mirekuptimin!

Sinqerisht

DPD

E plotë Nuk ka
14 04.07.2026

My name is Mohamed Sami Soliman, an Egyptian student planning to study maritime navigation in Albania.

I am requesting official clarification regarding:

Recognition of maritime education programs in Albania under STCW Convention

Whether graduates of Albanian maritime programs are eligible for Officer of the Watch (Deck) Certificate of Competency (CoC)

Issuance and recognition of Seaman Book (SIRB) for foreign students

Requirements for sea service (cadetship) for certification

Recognition of Albanian maritime qualifications for international shipping employment.

I would appreciate an official response from the maritime authority, as this will determine my academic and professional decisions. Kind regards, Mohamed Sami Afifi Soliman
Egypt

07.07.2026

Dear Mr. Mohamed Sami Soliman,

Greetings from the General Maritime Directorate of the Republic of Albania.

Thank you for your email and for your interest in pursuing maritime education in Albania.

With regard to your inquiry concerning the issuance of STCW Certificates of Competency, please be informed that, under the current legal framework and applicable international arrangements, Egyptian nationals are not eligible to obtain STCW Certificates of Competency issued by the Albanian Maritime Administration, as there is currently no bilateral agreement in force between the Republic of Albania and the Arab Republic of Egypt governing the recognition and certification of seafarers for this purpose.

Regarding your questions related to maritime education programmes in Albania, admission requirements, and academic qualifications, we kindly recommend that you contact the Albanian  education institutions offering maritime studies directly, namely:

Aleksandër Moisiu University of Durrës

Ismail Qemali University of Vlora

These universities will be able to provide you with detailed information regarding their study programmes, admission procedures, academic recognition, and any other matters related to maritime education. We trust the above information will be of assistance. Should you require any further clarification regarding matters falling within the competence of the Albanian Maritime Administration, please do not hesitate to contact us.

Kind regards,

DPD

E plotë Nuk ka
15 02.07.2026

Pershendetje,

Kam bere nje aplikim me nr. DPDe-2026-152393……..-3V. Per pasije me leje drejtimi per mjete lundruese por nuk kam mar akoma nje pergjigje. A mund te me ndimoni me nje pergjigje?

07.07.2026

Pershendetje, Aplikimi juaj eshte ne proces, afati perfundimtar dt 10.07.2025.

Me respekt DPD

E plotë Nuk ka
16 02.07.2026

Përshëndetje,

Unë quhem V.P, jam gazetare prane Citizens.al. Në kuadër të një artikulli që po përgatis mbi ndryshimet e miratuara në Vendimin nr. 649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, të ndryshuar, dhe konkretisht mbi krijimin e kategorisë “plazhe publike të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore”, ju lutem të më ndihmoni me informacionin e mëposhtëm. Ju falenderoj!

02.07.2026

Pershendetje,

E Nderuar Znj Vjolanda Peca ju falenderojme per interesimin dhe pyetjet qe shtroni ndaj Drejtorise se Pergjitshme Detare.

Në përgjigje të kërkesës suaj date 01.07.2026 lidhur me zbatimin e Vendimit nr. 649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, të ndryshuar, dhe konkretisht mbi kategorinë “plazhe publike të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore”, ju informojmë si më poshtë:

Përgjegjësia kryesore për zbatimin e kësaj rregulloreje në terren, për administrimin e plazheve publike, përfshirë edhe plazhet publike të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe për kontrollin e kushteve, tarifave, shërbimeve dhe mënyrës së administrimit të tyre, i përket institucioneve që kanë kompetencë të drejtpërdrejtë në këtë fushë.

-Drejtoria e Përgjithshme Detare mbetet e angazhuar, brenda fushës së saj të përgjegjësisë, për bashkëpunimin me institucionet kompetente, me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit dhe mbarëvajtjen e veprimtarive në hapësirën detare.

Faleminderit!

Pune te mbare,

DPD

E plotë Nuk ka
17 26.06.2026

Pershendetje.

Kam aplikuar per rinovimin e leje se drejtimit per mjete lundruese. Nr aplikimit eshte   DPDe-2026-140………-MN. Aplikimi me eshte refuzuar me arsyetimin qe  nuk jane sjell dokumentat origjinal.

Sipas hapave te procedures duhet te me lajmeroni per dorezimin e tyre origjinale.

Jam ne pritje te nje sqarimi.

Ju faleminderit

26.06.2026

Përshëndetje,

Në përgjigje të e-mailit tuaj lidhur me aplikimin me nr. DPDe-2026-140307….-MN, ju bëjmë me dije se aplikimi juaj është refuzuar pasi, brenda afateve të parashikuara procedurale, nuk është dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare dokumenti origjinal i kërkuar.
Sipas procedurës së publikuar në portalin e-Albania, një nga hapat e detyrueshëm të procesit është:( Hapat e procedures) “Aplikanti nis me postë dokumentet origjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD).” Meqenëse dokumenti origjinal nuk është dorëzuar brënda afatit të pritjes së përcaktuar për përfundimin e procedurës administrative, aplikimi është refuzuar.
Lutemi të riaplikoni për shërbimin në portalin e-Albania, duke përdorur të njëjtën pagesë të kryer më parë, si dhe të dorëzoni pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare dokumentin origjinal egzistues , në mënyrë që procedura të vijojë sipas parashikimeve ligjore.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Me respekt,

DPD

E plotë Nuk ka
18 25.06.2026

Pershendetje,

Shpresoj te jeni mire. Po i’u shkruaj te shpreh interesin per vende vakante ne institucionin tuaj.

Pas nje karriere disa vjecare ne Marine & Technical Operations Department ne dy kompanite me te medhaja ne bote ne Cruise Industry, Carnival Cruise Line dhe Royal Caribbean Group, jam ne kerkim te nje mundesie per karriere ne nje vend stabel.

Per me shume detaje po dergoj nje CV dhe nje Leter Motovimi.

Pershendetje te sinqerta.

K.H

22.09.2026

Pershendetje!

Ju falenderojme per interesimin tuaj mbi punesimin ne Drejtorine e Pergjithshme Detare.

Ju informojme si me poshte se procedurat e rekrutimit dhe punesimit prane Drejtorise se Pergjithshme Detare organizohen nga Departamenti I Administrates publike ne portalin e percaktuar nga ligji  mbi punesimet ne Administraten Publike. Ju mund te aplikoni ne linkun si me poshte dhe te informoheni mbi pozicionet vakante ne fushen tuaj te studimit:

https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet

Faleminderit

Pune te mbare

E plotë Nuk ka
19 25.06.2026

I/E nderuar
Quhem K. D dhe po ju shkruaj per t’u interesuar nese aktualisht ka vende te lira pune prane Drejtorise se pergjitheshme Detare ose Autoritetit Portual Durres.
Do t’ju isha mirenjohes nese mund te me informoni mbi mundesite e punesimit dhe proceduren e aplikimit. Nese eshte e nevojshme, jam i gatshem te dergoj CV ne dhe dokumentacionin perkates. Kam  perfunduar univeristetin ne degen Navigacion dhe Menaxhim Detar dhe masterin ne Logjistike dhe Siguri Detare
Ju lutem, nese kjo kerkese duhet adresuar nje departamenti tjeter, do t’ju falenderoja nese mund ta percillni tek personi pergjegjes.
Faleminderit per kohen dhe vemendjen tuaj.
Me respekt,
K. D

26.06.2026

Ju informojme si me poshte se procedurat e rekrutimit dhe punesimit prane Drejtorise se Pergjithshme Detare organizohen nga Departamenti I Administrates publike ne portalin e percaktuar nga ligji  mbi punesimet ne Administraten Publike si dhe ne programin kombetar te punesimit per rinine. Ju lutem aplikoni ne websitin perkates.

Me respekt DPD

E plotë Nuk ka
20 18.06.2026

Pershendetje. Ju falenderoj per pergjigjen e shpejte.

Ka ndodhur nje gabim i imi, pasi kam ngarkuar lejen e vjeter me te dhenat e gabuara motorrike.

Po ju bashkangjis lejen e vjeter me te dhenat e perditesuara.

Ju lutem nqs mund ti ndryshoni ose nqs duhet ta bej aplikim nga fillimi.

Faleminderit

18.06.2026

Pershendetje!

Eshte kontaktuar ne telefon me pronarin e mjetit lundrues  Julian Jazexhiu pasi ju nuk jeni pronar i mjetit lundrues dhe nuk mund tju ofrohet ky sherbim .

Faleminderit per mirkuptimin!

E plotë Nuk ka
21 17.06.2026

Pershendetje, kemi bere nje aplikim per zgjatje afati se lejes se lundrimit ne emer te Julian Jazexhiu ne date 3 qershor, me nr aplikimi DPDe-2026-13……..62-1R. A mund ta di dhe sa mund te vonohet pasi afati 10 dite pune ka perfunduar? Flm

18.06.2026

Pershendetje!

I nderuar ju falenderojme per pyetjen dhe interesimin tuaj. Nga komunikimi me Zyren e Regjsitrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve na u komunikua se pergjigja ju ka ardhur ne Portalin E-albania, rubrika dokumentat e mia.

Faleminderit!

Koordinatori per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale ne Drejtorine e Pergjithshme Detare.

E plotë Nuk ka
22 16.06.2026

Pershendetje, Mund te me shpjegoni perse certifikatat qe kam nuk njihen?

Une kam punuar me keto dokumenta me pare me kompanine e MSC ku eshte e deturueshme te kesh certifikata qe njihen ne nivel nderkombetar.

Me duhet dokumenti ne fjale, certifikate endorsement pasi po nderroj kompani dhe kompania e re e kerkon edhe kete dokument.

Dokumentat jane te vlefshme dhe sic e shihni jane te gjitha te dhenat, nuk po kuptoj arsyen se perse nuk njihen keto dokumenta.

Mund te me shpjegoni perse nje kompani e regjistruar ne Shqiperi qe eshte e autorizuar te bej kursindhe te leshoj certifikaten, qe njihet nga kompanite e huaja si MSC nuk njihet nga shteti Shqipetar?

Faleminderit

17.06.2026

E nderuar, Faleminderit për mesazhin tuaj.
1. Lidhur me certifikatën “Endorsement” Certifikata “Endorsement” nuk lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare për certifikatat e trajnimit. Ky dokument lëshohet nga Administrata e Flamurit (Flag State Administration) e anijes në të cilën detari është i imbarkuar dhe ushtron funksionet përkatëse në bord.
2. Certifikatat e trajnimit të paraqitura
Certifikatat që ju dispononi janë certifikata trajnimi. Për t’u njohur dhe miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, ato duhet të jenë lëshuar në përputhje me procedurat e përcaktuara në Konventën STCW, Kodin STCW dhe legjislacionin kombëtar në fuqi.
3. Procedura e njohjes së certifikatave të trajnimit
Pas përfundimit të trajnimit, qendra e trajnimit duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme Detare për kandidatët që kanë përfunduar kursin e trajnomit. Më pas, kandidati duhet t’i nënshtrohet testimit nga Komisioni i Testimit i ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Pas përfundimit me sukses të testimit, certifikata firmoset nga përfaqësuesit e Administratës Detare.
4. Lëshimi i Certificate of Proficiency (CoP)
Pas përfundimit të procedurave të mësipërme, kandidati aplikon në portalin e-Albania për pajisjen me Certificate of Proficiency (CoP), dokument i cili lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me nënshkrim elektronik dhe kod verifikimi (QR Code/Barcode).
Procedurat e përcaktuara nga Konventa STCW, Kodi STCW dhe Urdhri nr. 134, datë 27.06.2022, lidhur me trajnimin, vlerësimin, testimin dhe miratimin e kandidatëve nga Administrata Detare, nuk janë ndjekur dhe zbatuar në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi nga ana e qëndrës së trajnimit.

Për më tepër ju mund te kontaktoni me administratorin e qëndrës ku ju keni kryer trajnimin.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbetemi në dispozicion për çdo informacion shtesë.

Me respekt,

DPD

E plotë Nuk ka
23 15.06.2026

Përshëndetje Kapiten,

Unë do të kryej vetëm zgjatjen e lejes së lundrimit dhe jo regjistrim fillestar të mjetit, cilën prej faturave duhet të shkarkoj për të paguar në bankë?

Faleminderit

15.06.2026

Pershendetje!

Ju kemi nisur ne attach faturen per zgjatjen e lejes se lundrimit.

Faleminderit!

Pune te mbare,

E plotë Nuk ka
24 09.06.2026

Pershendetje kam aplikur per regjistrim te pare te nje jet ski  qe ka hyre me daten 25 nga durresi  , dhe sot eshte dita e fundit te 10 diteshit , edhe nuk kam marre pergjigje ,, a ka ndeshkime gjobe !! Se po kalon 10 diteshi ,, faliminderit

10.06.2026

Pershendetje!

I nderuar Zoti P.D, ju falenderojme per pyetjen tuaj.

Kerkesa dhe aplikimi qe keni bere ne E-Albania i eshte percjelle zyres se Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve dhe po trajtohet brenda afateve ligjore (10 ditesh pune nga momenti i aplikimit). Brenda pak ditesh do merrni  dhe sherbimin qe ju keni aplikuar. Ju falenderojme per interesimin!

Pune te mbare,

Me Respekt!

Kordinatori i te Drejtes se Informimit prane Drejtorise se Pergjithshme Detare!

E plotë Nuk ka
25 08.06.2026

Pershendetje, Uroj te jeni mire!

Posedoj “Leje lundrimi per mjete kenaqesie lundrimi” dhe “Certifikaten e lundrimit te sigurte”, periudha e vlefshmerise te te cilave perfundon ne muajt ne vijim. Lutemi, mund te na udhezoni cili eshte dokumentacioni i nevojshem per rinovimin e lejes se lundrimit dhe rinovimin e certifikates se lundrimit te sigurte? Ju lutem nese eshte e mundur te na dergoni linkun e aplikimit nepermjet e-Albania, sepse tek linku qe kemi aplikuar vjet, e nxjerr qe nuk eshte i aksesueshem. Faleminderit paraprakisht,

08.06.2026

Lënda: Informacion mbi rinovimin e Lejes së Lundrimit dhe Certifikatës së Lundrimit të Sigurt.

Të nderuar,

Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se për rinovimin e Lejes së Lundrimit për Mjete Kënaqësie Lundrimi dhe Certifikatës së Lundrimit të Sigurt, duhet të aplikoni në portalin e-Albania, në shërbimet përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Per rinovimin e lejes se lundrimit, Gjatë aplikimit elektronik do të gjeni të listuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhet të ngarkohet në sistem, si dhe faturën përkatëse për pagesën e tarifës së shërbimit për rinovimin e e lejes se lundrimit.

Pas përfundimit të aplikimit online, inspektorët e RDSH do t’ju kontaktojnë për vijimin e procedurës  per leshimin e certifikates  se lundrimit te sigurte, (per me teper kontaktoni me perfaqesues te Regjistrit Detar Shqiptar) .Në varësi të vendbazimit të mjetit lundrues, do të kryhet edhe inspektimi teknik i mjetit nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, në përputhje me legjislacionin detar në fuqi. Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, lutemi të na kontaktoni .

Po ju nisim linkun e aplikimit te rinovimit te lejes se lundrimit, logohuni ne sistem,  aplikoni ne linkun me poshte, shkarkoni faturen nga sistemi dhe paguajeni ne banke sipas udhezimeve ne linkun e -albania .  https://e-albania.al/ServiceDetails/14931

Ne lidhje me Regjistrin Detar Shqiptar duhet te paraqiteni ne sportelet qe ata ofrojne sherbimin, ne adresen e tyre Porti Durres, per me shume informacion kontaktoni: https://rdsh.gov.al/

Me respekt,

DPD

E plotë Nuk ka

26

23.05.2026-25.05.2026

Pershendetje, quhem S. M, kompania Costa Crociere, me kerkon kete certificate per te me njohur STCW qe i kam bere para disa vitesh. Kam punuar ne anije krocere me kompani te tjera me pare por nuk di se si duhet te veproj per te pasur kete dokument qe njihet si National Certificate qe njeh keto kurse. Me ndihmoni te kuptoj si duhet ta bej prenotimin pasi ne e-Albania shoh vetem per ata qe duan te marrin certificate per mjetet e lundimit dhe nuk eshte rasti im. Doja te dija si duhet te veproja dhe se ku duhet te paraqitem qe ta marre kete dokument dhe koston qe ka? Faleminderit,

Pune te mbare
S. M

23.05.2026-25.05.2026

Pershendetje! Ju falenderojme per pyetjen tuaj. Nqs jeni pajisur me pare me certifikate STCW nga Drejtoria e Pergjithshme Detare ju mund te aplikoni online ne portalin e-albania ne rubriken: Regjistrim dhe pajisja me Çertifikatë Endorsement ” është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrim dhe pajisja me Çertifikatë Endorsement ( kjo eshte per ata persona qe e kane marr kete dokument me pare por u ka skaduar) Bashkalidhur linku:
https://e-albania.al/ServiceDetails/14935 Nese ju nuk e keni marr ndonjehere kete certfikate, atehere duhet te regjistroheni dhe aplikoni ne nje qender trajnimi private te njohur ligjerisht per ofrimin e kurseve te STCW dhe vazhdoni kursin sic parashikohet ne ligjin dhe udhezimin perkates per marrjen e kursit STCW.
Faleminderit. Pune te mbare!

E plotë

Nuk ka

27

02.06.2026-02.06.2026

Pershendetje, si duhet te veproje per te rinovuar lejen e lundrimit per skaf personal.
6 vendesh, 5.33ml, 101kw dhe sa eshte vlera e certifikates qe duhet te paguaj.
pune te mbare, Me respekt

Me respekt
E.Ç

02.06.2026-02.06.2026

Pershendetje, Për rinovimin e lejes së lundrimit të mjetit tuaj lundrues (skaf personal, 6 vende, gjatësi 5.33 m, fuqi motori 101 kW), duhet të aplikoni nëpërmjet portalit e-Albania për shërbimin përkatës të rinovimit të lejes së lundrimit.
Pas aplikimit, fatura e pagesës gjenerohet automatikisht në sistem. Vlera e tarifës për lëshimin/rinovimin e lejes së lundrimit është 5,000 (pesë mijë) lekë.
Mjeti Lundrues duhet te inspektohet dhe nga Regjistri Detar Shqiptar (per vleren e ketij inspektimi kontaktoni me RDSH)
Pasi të kryhet aplikimi dhe pagesa përkatëse, kërkesa do të procedohet sipas legjislacionit në fuqi. Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, mbetemi në dispozicionin tuaj.
Me respekt
Drejtoria e Pergjithshme Detare

E plotë

Nuk ka

28

04.06.2026-05.06.2026

Pershendetje, Faleminderit per infon, ne e-Albania nuk ekziston nje dritare “rinovimit të lejes së lundrimit” e tille. Nese do jete e mundur nga ana juaj te na dergoni linkun e sakte do isha falenderues.
Per sa i perket “Regjistrit Detar Shqiptar” mund te na dergoni nje kntakt qe te komunikojme dhe te na orjentojne se si jane procedurat.
Pune te mbare.

Me respekt
E. Ç

04.06.2026-05.06.2026

Pershendetje! Po ju nisim linkun e aplikimit te rinovimit te lejes se lundrimit, logohuni ne sistem, aplikoni ne linkun me poshte, shkarkoni faturen nga sistemi dhe paguajeni ne banke sipas udhezimeve ne linkun e -albania . https://e-albania.al/ServiceDetails/14931

– Identifikohuni si qytetar/biznes në portalin e-Albania
– Zgjidhni shërbimin ” Regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese”

Afati I dhenies se sherbimit eshte 10 ditë pune
Ndersa ne lidhje me Regjistrin Detar Shqiptar duhet te paraqiteni ne sportelet qe ata ofrojne sherbimin, ne adresen e tyre Porti Durres, per me shume informacion kontaktoni: https://rdsh.gov.al/
Faleminderit!
Pune te mbare,

E plotë

Nuk ka

29

21.05.2026-21.05.2026

Mirëmëngjes, unë quhem M. R, shtetas italian. Po kërkoj disa informacione. Kam një patentë detare brenda 12 miljeve të lëshuar nga autoritetet italiane. Kam ndërmend të punoj në Shqipëri si kapiten anijesh tregtare për transport turistik. Nga një kërkim fillestar në internet, pashë se për qëllime punësimi, autoritetet detare shqiptare (Drejtoria dhe Përgjithshme Detare) mund të kërkojnë konvertimin ose lëshimin e një patentë profesionale detare. A mund të më konfirmoni nëse mund ta konvertoj patentën time detare italiane në një shqiptare, ose nëse mund të më jepni procedurën e saktë? Faleminderit. Me respekt.

Cordiali Saluti
Il M.R

21.05.2026-21.05.2026

I nderuar z. Ricciardi,
Faleminderit për kërkesën tuaj dhe për interesin për të punuar në Republikën e Shqipërisë në sektorin e turizmit detar.
Ju bëjmë me dije se, bazuar në parashikimet e Udhëzimit Nr. 2, datë 05.05.2021, të Administratës Detare Shqiptare, lidhur me kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtimit të mjeteve të vogla lundruese, konvertimi i një patente detare të huaj të lëshuar nga autoritetet italiane në një patentë shqiptare nuk lejohet.
Për t’u pajisur me një leje drejtimi, për qëllime punësimi, aplikanti duhet të ndjekë procedurat përkatëse të trajnimit dhe vlerësimit pranë një qendre trajnimi detar të njohur dhe miratuar nga Administrata Detare Shqiptare.
Gjithashtu, aplikanti duhet të plotësojë një nga kushtet e mëposhtme:
• të jetë shtetas shqiptar; ose
• të disponojë një leje të vlefshme qëndrimi në Republikën e Shqipërisë.
Për çdo informacion apo sqarim shtesë lidhur me procedurat përkatëse dhe qendrat e njohura të trajnimit, lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.
Me respekt,
DPD.

E plotë

Nuk ka

30

28.04.2026-06.05.2026 Gazeta BIRN
Të nderuar,Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit në lidhje me të dhënat statistikore dhe kopje të dokumentacionit zyrtar mbi masat e marra për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë që bien në fushën tuaj të veprimit.
Kërkesa ime fokusohet specifikisht në masat e marra nga institucioni juaj për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe personave/entiteteve të sanksionuara ruse në territorin e Republikës së Shqipërisë (RSH), që nga fillimi i këtyre masave e në vazhdim.
Konkretisht:
1. Kopje të urdhrave apo qarkoreve drejtuar Kapitenerive të Porteve të RSH, që përcaktojnë procedurën për ndalimin e ankorimit të anijeve që mbajnë flamurin rus, ose anijeve që kanë ndryshuar flamurin e tyre rus pas 24 shkurtit 2022 për t’iu shmangur sanksioneve.
2. Dokumentacion të detajuar dhe të dhëna (raporte apo procesverbale) mbi numrin e rasteve konkrete, ndarë sipas datave dhe portit përkatës, ku anijeve të lidhura me Rusinë u është refuzuar afrimi, hyrja, apo furnizimi në portet e RSH (2022-2026).
3. Raste të anijeve nën sanksion të kapura në ujërat shqiptare.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj.
28.04.2026-06.05.2026

Kthyer pergjigje me shkrese, me poste me Nr. 1830/ Prot date 06.05.2026

E plotë

Nuk ka

31

23.04.2026-23.05.2026 Pershendetje.
un quhem Arjan. arsyeja qe po ju kontaktoj esht se dua ta sjell nje gomone ne shqipri per ta perdorur per pushime dh dua nje informacjon ju lutem , gomonja do jet 4 deri 5 metra gjat , motorri 10 bhp (kuaj fuqi) deri 25 maximum, a ka kufizim per kto lloj gomonesh dhe cfar dokumentash nevoiten ju lutem ? dhe cilat lloje skan nevoj per dokumeta ?
23.04.2025-23.04.2026

Përshëndetje,
Në përgjigje të kërkesës suaj në lidhje me përdorimin e një mjeti lundrues gjatë pushimeve verore në Republikën e Shqipërisë, ju bëjmë me dije sa më poshtë:
1. Përdorimi i mjetit
Ju mund të përdorni jet ski-n tuaj personal gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri për qëllime turistike dhe argëtimi.
2. Regjistrimi i përkohshëm
Nuk kërkohet regjistrim i përkohshëm i mjetit në Republikën e Shqipërisë, për sa kohë që përdorimi është për qëllime personale dhe për një periudhë të përkohshme (deri në 18 muaj).
3. Leja e drejtimit (patenta detare)
Leja e drejtimit është e detyrueshme për përdorimin e mjeteve lundruese të kënaqësisë (përfshirë jet ski), të pajisura me motor me fuqi mbi 40.8 KF, pavarësisht nëse përdoruesi është rezident apo turist.
4. Dokumentacioni i nevojshëm
Rekomandohet që gjatë përdorimit të keni me vete:
o Dokumentin e regjistrimit të mjetit;
o Policën e sigurimit të vlefshme;
o Dokument identifikimi;
o Lejen e drejtimit për mjet lundrues (nëse kërkohet sipas pikës 3).
5. Baza ligjore
Të gjitha sa më sipër mbështeten në dispozitat e Ligjit Nr. 127/2020 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit”.
Për çdo informacion shtesë, mbetemi në dispozicionin tuaj.

E plotë

Nuk ka

32

22.04.2026-22.04.2026 Pershendetje,
Quhem F.K dhe po ju kontaktoj per te marre informacion lidhur me regjistrimin ne platformen e-Albania nga kosova
Bashkeshorti im eshte shtetas i Shqiperise, por aktualisht jeton ne Kosove. Deshirojme te dime nese ai mund te regjistrohet dhe te perdore platformen e-Albania nga Kosova, si dhe cilat jane hapat e sakte per regjistrim ne kete rast.
Gjithashtu, ju lutem na informoni:
• A mund te perdoret numer telefoni i Kosoves (+383) per verifikim?
• A ka ndonje kerkese shtese per personat qe jetojne jashte Shqiperise?
Faleminderit paraprakisht per ndihmen dhe kohen tuaj.
Me respekt,
F. N
22.04.2026-22.04.2026

Pershendetje!

Ju falenderojme qe na kontaktuat.
Ne lidhje me pyetjen qe ju ngrini, nuk eshte ne kompetencen e institucionit tone “Drejtorise se Pergjithshme Detare” regjistrimi i perdorursve ne platformen e -albania.
Ju lutem kontaktoni platformen e- albania ne lidhje me sherbimin qe ju kerkoni ne adresen e emailit si me poshte:
helpdesk@e-albania.al
Kjo adresë përdoret për probleme me fjalëkalimin, bllokim llogarie, ose ndihmë me regjistrimin e perdoruesve te platformes etj.

E plotë

Nuk ka

33

16.04.2026-16.04.2026 Pershendetje,

Uroj te jeni mire.
Sic e shihni me poshte, kam komunikuar me suportin e e-albania pasi kjo adrese ishte ne aplikimin per leje drejtimi ne drejtorine tuaj. Ata me dhane emailin tuaj.

Edhe pse ju kuptoj shume mire per ngarkesen qe keni per kthime pergjigjesh, nuk arrij te kuptoj se si mund te refozoni aplikimin tim per nje veprim (apo mosveprim ne kete rast) qe varet vetem nga ju. Po ju ve nje printscreen te procedures qe qytetari duhet te ndjeke per kete aplikim nepermjet portalit e-albania. Thoni qe: “- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me poste dokumentat origjinale.”, pra une po pres te di nese dokumentat jane te sakta apo jo dhe te nis dokenntet orinjinale me poste. Pergjigja juaj thote qe nuk ju kam nisur dokumentet origjinale, ndaj refuzohet aplikimi….
1. A jane te rregullta dokumentat e mia? Ne shkrese kerkoni vetem lejen e skaduar. Vetem kete te dergoj?
2. Nese jane OK, ju lutem me jeni dhe nje adrese ku ti dergoj?
Duke shpresuar ne nje pergjigje te shpejte, ju uorj te jeni mire.
Henri

16.04.2026-16.04.2026

Pershendetje,
Ju falenderoj per e-mailin e derguar.
Ne pergjigje te shkreses tuaj, ju bej me dije se aplikimi qe keni kryer ne portalin E-Albania rezulton I rregullt, por vetem libreza e vjeter ” leja e drejtimit” duhet dorezuar fizikisht me poste ne institucion “Drejtoria e Pergjithshme Detare” ne Durres.
Ju lutem te ri’aplikoni perseri ne E-Albania qe te merrni sherbimin e kerkuar.

E plotë

Nuk ka

34

15.04.2026-15.04.2026 Bera nje aplikim ne portalin e-albania per rinovim patente detare dhe me erdhi pergjogja qe duhet te dorezoj dokumentat origjinale ne institucionin perkates. Nese keni mundesi te me sqaroni ku dhe si ti dergoj ose nje numer kontakti per tu sqaruar .
Faleminderit.
F.S
15.04.2026-15.04.2026

Pershendetje!
Ju falenderojme per pyetjen tuaj.
Dokumentat dergohen prane Drejtorise se Pergjithshme Detare ne Durres me poste ose fizikisht prane adreses: Rruga Tregtare 2001, Porti Durres.
Nr tel: 0035552706969

E plotë

Nuk ka

35

10.04.2026-10.04.2026 Pershendetje
Jam nenshtetas i Kosoves, me duhet leje per peshkim ne Valbone dhe Firze. A mund te me ndihmoni.
Me respekt
B.B
10.04.2026-10.04.2026

Pershendetje i nderuar zoteri!
Ne lidhje me sherbimin ju informojme se institucioni yne nuk ka kompetence ligjore per te leshuar licensa apo leje per peshkim!
Ju lutem drejtohuni institucionit kompetent “Drejtorise se Peshkimit” prane Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per sherbimin qe ju kerkoni duke aplikuar ne portalin e-albania. Me poshte linku:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13018
Faleminderit!
Pune te mbare,

E plotë

Nuk ka

36

20.03.2026-24.03.2026 To Albania Government,
We’re a Brazilian Shipper with a cargo that is currently on board to Albania.
Kindly note we’re facing issues to get a certificate and hope you could support us on this matter.
We’ve always issued PHYTO CERTIFICATE from MAPA and this certificate is a mandatory request from our client but, recently, our Ministry refused to issue it. Brazilian Ministry says all past certificates were wrongly issued because there isn’t any law in Albania that requests the Phyto from Mapa. Our client informs that the certificate is mandatory and they will reject the cargo if we don’t get the Phyto while Ministry informs the certificate won’t be issued unless Albania Government confirms this is really required for customs purposes.
Facing this situation we hope you could kindly confirm to us whether or not this certificate is required so we can solve this issue for our client and don’t lose our cargo.
Thank you so much in advance for the support.
Best regards,
20.03.2026-24.03.2026

Pershendetje!

I/e nderuar
Ne referim te emailit tuaj ju informojme se:
Drejtoria e Pergjithshme Detare nuk leshon apo kerkon certifikata Fito Sanitare ! Ju lutem drejtohuni institucioneve kompetente si Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, AKU, Drejtorise se Pergjithshme te Doganave etj, qe mund te kene kompetence ligjore per zgjidhjen e kesaj kerkese tuaj.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin!
Pune te mbare,

E plotë

Nuk ka

37

23.02.2026-23.02.2026 Përshëndetje. Jam E isha i interesuar mbi vendet vakante ,në qoftëse ka. Kam mbaruar shkollen e lart në inxhinieri Navale në Vlorë. 23.02.2026-23.02.2026

Pershendetje Z. Ebdi,
Faleminderit për interesimin tuaj ndaj Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
Ju informojmë se aktualisht pranë institucionit tonë nuk ka pozicione të shpallura vakante për t’u rekrutuar në përputhje me profilin tuaj.
Për më tepër, ju sqarojmë se shpallja e vendeve të lira në administratën shtetërore, përfshirë edhe ato pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, realizohet nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) përmes portalit zyrtar të aplikimeve https://www.dap.gov.al/
Ju ftojmë të konsultoni rregullisht këto faqe për mundësitë e rekrutimit që mund të përputhen me kualifikimet dhe përvojën tuaj.
Faleminderit!
Dite te mbare,

E plotë

Nuk ka

38

20.02.2026-20.02.2026 Dear Sir,
I hope you are well too.
Thank you for your email.
Let me remind you that the ITF acted on the basis of an MLC complaint received from the seafarer, seeking our assistance to get his unpaid wages for 4 months and his repatriation.
Kindly note that the salary information shown in your internal system screenshot cannot be considered as proof of wage payment. Therefore, we once again request that you provide the evidence of the bank transfers for all outstanding wages ASAP.
Please also be advised that the crewing agent acts on behalf of the shipowner. In the event that wages are not paid on time, the shipowner remains the primary party responsible, in accordance with MLC 2006, which provides that seafarers must be paid at least monthly.
Furthermore, we have not yet received a clear response regarding the repatriation plan. We expect that this matter will be treated as a priority and look forward to receiving your urgent response.
20.02.2026-20.02.2026

Dear Sir,
Thank you for your email.
We would like to inform you that we have contacted the shipowner and asked him to start the repatriation procedures for the seafarer, in accordance with the requirements of MLC 2006.
We have also requested that the shipowner send us an official bank confirmation for the payment of all outstanding wages. We asked him to send this documentation both to us and to you, because internal system screenshots cannot be accepted as valid proof of payment.
Regarding the repatriation, the shipowner has informed us that since December he has been requesting permission for the vessel to depart, in order to return to Albania together with the whole crew. According to him, the vessel has not yet received departure clearance from the authorities.
However, we have instructed the shipowner to continue all repatriation procedures for the seafarer without delay, while he works to resolve the issue of the vessel’s departure.
We have also asked the shipowner to report and provide proof of all actions and documents related to the wage payments and the repatriation process, and to send them both to us and to you, in order to ensure full transparency.
Kind regards,

E plotë

Nuk ka

39

16.02.2026-17.02.2026 Dear Mr. E.T,
We would like to formally inform the Flag State that we have not received any response from the company regarding the actions taken to resolve this issue, along with the relevant supporting evidence.
We would greatly appreciate the Flag State’s assistance, as well as your usual cooperation, to ensure that this matter is addressed promptly and in accordance with applicable regulations.
Thank you very much for your attention to this matter.
16.02.2026-17.02.2026

Dear mr.Mellis ,
We hope this e-mail finds you well. Here is proof about the social security of Petrit Zgura. The amount you can see has been transferred every month in his bank account. He can easily verify the account balance from his banking app. We can get you a signed letter from him as well. On the other hand we believe our crew is more concerned about getting back home than about the payment, since we never had similar problems. We have two dredgers in Sidi Lakhdar , we have requested their release since December but our partner Lucatelli Srl and the agency Sikaryse shipping are postponing and taking too long to complete the procedures.The tugboat is there waiting for the release of the two dredgers Devis II and Devis IV. For two months we are there without a job , just waiting for procedures.
Best regards.

E plotë

Nuk ka

40

06.02.2026-09.02.2026 To Company Owners and Managers
To Flag State of Albania
DearMr.Devis,
Good day,
We have been contacted by Mr. P. Z, Motor Man on board the above-mentioned vessel, who has informed us that he has not received his salaries for four consecutive months, since joining the tug on 22 September 2025.
In addition, we would like to bring to your attention that his seaman’s book and medical certificate have already expired and that the seafarer has requested repatriation.
Please be advised that the above situation constitutes a serious breach of the Maritime Labour Convention (MLC), 2006 in particular :
Standard A2.2 – Wages
1. Each Member shall require that payments due to seafarers working on ships that fly its flag are made at no greater than monthly intervals and in accordance with any applicable collective agreement.
Standard A2.5.2 – Financial security
2. For the purposes of this Standard, a seafarer shall be deemed to have been abandoned where, in violation of the requirements of this Convention or the terms of the seafarers’ employment agreement, the shipowner:
(c) has otherwise unilaterally severed their ties with the seafarer including failure to pay contractual wages for a period of at least two months.
We kindly request that you take immediate action to settle all outstanding wages, taking into account the fact that this is a case of abandonment under the MLC/ILO.
Please provide us, without delay, with proof of payment and a repatriation plan to ensure the safe return of the seafarer to his family.
We look forward to your prompt response and cooperation.
Best regards,
Hassen Mellis
ITF Inspector – Algeria
06.02.2026-09.02.2026

Dear Sir,
We would like to inform you that, according to the latest information, the tugboat has still not received departure clearance from the authorities. The tug is currently on site, waiting for the release of the two dredgers Devis II and Devis IV due to procedures.
The seafarer has already been waiting for a long time, and at this stage, nothing has been confirmed. Furthermore, he is now exhausted and ill, and is no longer able to continue working.
In this context, we kindly request urgent action to carry out a crew change as soon as possible (ASAP) and to settle all his outstanding wages without delay.
We look forward to your prompt response and cooperation

E plotë

Nuk ka

41

16.01.2026-16.01.2026 Pershendetje. Kam dy muaj qe pres rinovimin e lejes per gomone por me sa kuptoj ketu tek e-Albania Nuk punohet dhe pse tek drejtoria detare durres me than brenda 10 ditesh Jan te detyruar ta nxjerrin dekumentin. 16.01.2026-16.01.2026

Pershendetje Z.Florian
Ju falenderojme per pyetjen tuaj. Zyra e Regjistrimit te Mjeteve Lundruese dhe Detareve jua ka kthyer pergjigjen te Dokumentat e mia, ne Portalin E-Albania qe ju dispononi.
Ju lutem, per me shume informacion na kontaktoni.

Faleminderit!
Pune te mbare.

E plotë

Nuk ka

42

12.01.2026-12.01.2026 Pershendetje @Drejtoria e

Uroj qe ky email tu gjej mire !
Shoqeria X&X SHPK , eshte mbajtes I agjencionit doganor XX dhe kryen funksionet e deklaruesit per procedurat doganore ne sistemin ASYCUDA.
Kerkojme asistencen tuaj per regjistrimin e userit te shoqerise sone ne portalin Albanian Marine Traffic.
Regjistrimi ne portalin Albanian Marine Traffic na mundeson gjurmimin dhe azhornimin ne kohe reale te mjeteve te transportit detar dhe ngarkesave te destinuara per deklaruesin XXX.
Faleminderit dhe pune te mbare,
R. F

12.01.2026-12.01.2026

Pershendetje!
I nderuar Z.F ju falenderojme per pyetjen tuaj! Ne lidhje me kerkesen per regjistrim duhet ti drejtoheni QNOD (Qendres Nderkombetare Operacionale Detare) e cila ndodhet ne adresen: Plepa, Durres. Drejtoria e Pergjithshme Detare nuk ka kompetence ligjore per kete ceshtje!
Faleminderit!
Dite te mbare,

E plotë

Nuk ka

43

07.01.2026-07.01.2026 Pershendetje,
U paraqita dje prane zyrave tiaja ne Port, Durres po nuk kishte njeri dhe tani
po mundohem te bej aplikimin ne e-albania per te rregjistruar gomonen 3m me motorr 4hp, por nuk po kuptoj se kush nga dokumentacioni qe une kam duhet vendosur ne seksionet perkatese te dokumentacionit qe e-albania kerkon. Ju lutem mund te me percaktoni kush nga fotot e dikumentave duhet te ngarkohet ne seskionet perkatese te dokumentacionit qe kerkohet ne e-albania? Pra, ke nga fotot qe ju kam derguar ne attach duhet te vendos tek seksionet 2,3,4,5? (Fotot e e-albania). Ose nese eshte e mundur te me mundesoni nje nr. tel. per te folur ne whatsapp, per thjeshtesi ne komunikim.
07.01.2026-07.01.2026

Pershendetje!
Ju lutem aplikoni ne e -albania ne rubriken
“Aplikim per regjistrim fillestar ten je anije/mjeti lundrues te importuar”
(Bashkangjitur me poshte linku).
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14929
Nqs jeni serish te paqarte, ju lutem na kontaktoni ne numrin +355 68 481 1544
Faleminderit!
Dite te mbare

E plotë

Nuk ka

44

04.01.2026-04.01.2026 Pershendetje
Jam intresuar te importoj ne Republiken r Shqiperise nje mjet lundrues me motor per perdorim vetjak.
Barka eshte 6 m gjatesi, me kosto 7800 euro perfshire IVA, ne gjendje fabrike e re, e paperdorur.
Barka do jete pa motor, pasi motori doni blihet ne Shqiperi. Blerja e barkes do behet ne Itali.
Pyetja eshte;
A eshte e rimbursueshme tarifa e IVA pasi ta sjelle ne Portin e Durresit?
Nese po, cilat jane kerkesat ligjore per rimbursim.
Sa kushton dogana e nje mjeti te tille?
Me respekt
B. Sh
04.01.2026-01.01.2026

Pershendetje!
I nderuar Z.Shanja Drejtoria e Pergjithshme Detare nuk ka kompetence ligjore tju jap nje informacion ne lidhje me tarifat doganore te aplikueshme per mjetet lundruese, kjo e drejte i njihet vetem Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Institucioni yne merret vetem me proceduren e regjistrimit te mjetit/ve lundruese ne RSH etj.
Ne lidhje me pyetjet tuaja mbi tarifat qe aplikohen mund ti drejtoheni per informacion Drejtorise se Pergjithshme te Doganave ne adresat e tyre zyrtare:
helpdesk.dpd@dogana.gov.al
kddurres@dogana.gov.al
Faleminderit!
Pune te mbare,

E plotë

Nuk ka