SHPALLJE POZICIONE VAKANTE ME KONTRATE TE PERKOHSHME SEZONALE PER VITIN 2026

Në zbatim të Ligjit Nr. 10109, datë 02.04.2009 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë”dhe të Nr.10, datë 15.01.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, në njësitë e qeverisjes qëndrore”,  Drejtoria e Pergjithshme Detare;

  • Shpall 11 (njembedhjete) vende vakant për pozicionin “Specialist Kapitenerie”, me kontratë të përkohshme (Prill-Shtator), në mbështetje të 19, datë 09.01.2025 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në njësitë e qeverisjes qëndrore”, (Prill-Shtator)

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “SPECIALIST KAPITENERIE”, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME:

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Navigacion/ Inxhinjeri Navale.
  • Preferohen të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
  • Preferohen te kene trajnime ne fushen e detarise

Marrëdhënia e punës me Drejtorine e Pergjithshme Detare per keto pozicione rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.  Klasa e pagës për pozicionin e “Specialist Kapitenerie”, është “Kategoria IV – 3

 

KAPITETENERITE Nr. i

Punonjësve

2026

Emërtesa Koha mesatare ditore Periudhë kohore
Kapiteneria e porti Vlore, Petrolifera, terminali mjeteve turistike 3 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e porti Himare 1 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e porti Sarande, Limion 2 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Portit Shengjin, Koman, Liqeni Shkodres 2 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Porti Durres 2 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator
Kapiteneria e Porti Durres Liqeni Pogradecit 1 Specialist Kapitenerie 8 orë/ditë Prill-Shtator

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton pozicionin, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune). Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument qe vërteton eksperiencen ne fushen profesionale
  4. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dokumentacioni i kerkuar duhet të dorëzohet brenda datës 27 Mars 2026 pranë Drejtorise se Pergjithshme Detare në adresën: Rruga Tregtare, Lagja nr.1, Durres, Zyra e Protokollit ose online ne email: info@dpdetare.gov.al.