Më datë 27 Shkurt 2026, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme Detare u zhvillua një takim informues në kuadër të konsultimit publik për Projektvendimin “Për miratimin e Rregullores për Sistemin e Monitorimit dhe Informacionit të Trafikut të Anijeve (VTMIS)”. Gjatë takimit u prezantuan qëllimi i rregullores, fusha e zbatimit, detyrimet për operatorët dhe autoritetet kompetente, si dhe funksionimi i sistemit VTMIS për monitorimin e trafikut detar dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Pjesëmarrësit paraqitën komente dhe sugjerime mbi zbatimin praktik të sistemit, të cilat do të merren në konsideratë në procesin e finalizimit të aktit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare mbetet e angazhuar për garantimin e transparencës dhe forcimin e sigurisë detare në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.