Drejtoria e Përgjithshme Detare mori pjesë në vizitën studimore të organizuar në kuadër të projektit “GREENROUTES – Green Corridors for Carbon-Neutral Cruise and Ferry Shipping in the ADRION Region”, që u zhvillua më 22–23 prill 2025 në Portin e Ravenës, Itali.
Programi përfshiu vizita në terminalin LNG dhe terminalin e amoniakut, prezantime mbi teknologjitë e karburanteve alternative dhe diskutime mbi veprimet pilot të projektit në kuadër të “WP1 – Pre-feasibility study with pilot actions”.
Ky aktivitet synoi shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit mes partnerëve të projektit për zhvillimin e korridoreve detare të gjelbra dhe një transporti më të qëndrueshëm e neutral ndaj karbonit në rajonin ADRION.