Në datat 15 – 19 prill 2024, në Varna (Bullgari), u zhvillua aktiviteti Living Lab 2 në kuadër të projektit europian EURMARS, ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Workshop-i u fokusua në testimin praktik të platformës dixhitale të EURMARS, duke mundësuar integrimin e pajisjeve dhe zhvillimin e ushtrimeve të vlefshme mbi rastet e përdorimit në menaxhimin kufitar.

Gjatë ditëve të punës, konsorciumi testoi kapacitetet e platformës përmes një qasjeje multi-sensore, duke kombinuar të dhënat nga gjurmimi i anijeve, kamerat tokësore, dronët dhe imazhet satelitore me rezolucion të lartë. Ky proces solli rezultate të rëndësishme për përmirësimin e menaxhimit kufitar dhe rritjen e ndërgjegjësimit situacional në kohë reale.

Pjesëmarrja e Drejtorisë së Përgjithshme Detare në këtë aktivitet forcon rolin e saj si përdorues fundor (end-user), duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave praktike dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel rajonal dhe europian. Ky demonstrim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt integrimit të teknologjive inovative në monitorimin kufitar detar, në kuadër të projektit Horizon Europe.