Prej dt.23.09-26-09.2024, nje ekip i Rojes Bregdetare te SHBA, zhvilloi nje vizite zyrtare ne disa terminale portuale te Porteve tona me qellim verifikimin e mbajtjes ne standartet e kerkuara te sigurise sipas kerkesave te kodit nderkombetar te Sigurise ne anije dhe porte. Gjate kesaj vizite, ekipi u shoqerua nga Autoriteti Shteteror i Sigurise Portuale, prane Drejtorise Pergjithshme Detare, dhe u vleresua gadishmeria, disponueshmeria dhe interesimi i Administratoreve te porteve per t’ju pergjigjur maksimalisht kerkesave per sigurine, e shoqeruar kjo me nevojen e vazhdueshme per ndihme e shkembim pervojash dhe eksperiencash ndermjet Autoriteteve dhe Porteve me standartet me te mira.
Ministria e Infrastruktures dhe Energjise, nepermjet zv.Ministrit z. Ami Kozeli, shprehu vleresimin me te larte per angazhimin dhe ndihmen e pa zevendesueshme te eksperteve te Programit per Sigurine ne Porte, duke i siguruar Ato per angazhimin tone per permiresim te vazhdueshem te sigurise ne portet tona.