✅. Një javë shumë e rëndësishme për Sektorin e Kontrollit Shtetëror Portual, strukture e Drejtorise se Pergjithshme Detare.
Përfaqësues te EMSA ( European Maritime Safety Agency) asistuan me dy trajnime te njëpasnjëshme Sektorin e Kontrollit Shtetëror Portual.
Më datë 7-8 Prill u zhvillua ne DPD trajnimi “Training on THETIS-Med and related EMSA tools and services for the Albanian maritime administration” me qëllim trajnimin e inspektorëve te PSC mbi përdorimin e databazës THETIS-Med për plotësimin në mënyrë elektronike të raporteve të inspektimit (PSC report of inspection) sipas standartit Memorandumit te Mesdheut (Mediterranean Med MoU).
Në datat 9-11 Prill u zhvillua në DPD trajnimi “Practical training for Albanian PSCOs – Port of Durres” i cili është një program i llojit tutoring project i ofruar nga EMSA për Sektorin e Kontrollit Shtetëror Portual me qëllim trajnimin e inspektorëve për ushtrimin e inspektimeve sipas metodologjisë dhe proçedurave të përdorura nga Med MoU.
Administrata Detare e Republikës së Shqipërisë ka aplikuar për të qenë anëtare e Memorandumit të Mirëkuptimit të Rajonit të Mesdheut për Kontrollin Shtetëror Portual (Mediterranean Memorandum of Understanding for PSC)’per kete arsye ne datat 4-9 Maj 2025 nje delegacion prej 4 perfaqesues te shteteve anetare te MED MoU do te vizitojne dhe auditojne nga afer aktivitetin e Sektorit te KSHP. Rezultatet e ketij auditi do e jene vendimtare per marrjen e vendimit të pranimit në mbledhjen e rradhës brenda këtij viti, të Komitetit Drejtues te Med Mou.