Sektori Administrimit & Kontrollit të Flamurit

Kontrolli Shtetëror i Flamurit

Sektori I Administrimit e Kontrollit të Flamurit është pjesë përbërse e strukturës të Drejtorisë (Autoriteti Shtetëror) të Sigurisë Detare & Adminstrimit e Kontrollit të Flamurit, i cili ushtron dhe organizon veprimtarinë e tij në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për fushën e detarisë. Misioni I Sektorit të Administrimit e Kontrollit të Flamurit është ushtrimi I kontrolleve të rregullta inspektimi dhe certifikimi të sigurisë teknike për mjetet lundruese, që mbajnë flamurin shqiptar,në përputhje me kërkesat e vendosura nga legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar, përditesimi I legjislacionit kombëtar duke sjelle pëputhjen e tij me legjislacionin ndërkombëtar në fushën e detarisë,bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të detarisë ku RSH bën pjesë si edhe bashkëpunimin me Sektorë e tjerë te Administratës Detare.