Pér kriteret e kualifikimit dhe kategorité e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisé

URDHÉR I BRENDSHÉM Nr.124 date .11 . 2022 Mbi Zbatimin e Udhézimit Nr. 2 daté 5.5.2021 “Pér kriteret e kualifikimit dhe kategorité e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisé”

Në mbéshtetje té nenit 102 germa “c” dhe “G” tö ligjit nr. 9251 daté 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikös sé Shqiperisé” (i ndryshuar), nenit 14 germa “g” te ligjit nr. 10109 date 02.04.2009, “Pér Administraten Detare té Republikes sé Shqipérisé”, Urdhérit te Kryeministrit nr.139 date 26.08.2022 “Pér miratimin e Strukturös dhe Organikés sé Drejtorisé séPérgjithshme Detare”, si dhe nenit 33, pika 2 té Udhözimit Nr. 2 daté 5.5.2021 “Pér kriteret e kualifikimit dhe kategoritö e drejtimit té mjeteve lundruese né Republikén e Shqipérisë”

Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Mbi lëshimin e Certifikatave “Leje Lundrimi” per mjete te vogla lundruese dhe i “Certifikate Regjistrimi” per anije/mjet lundrues ne ndertim.

Në mbështetje të Ligjit Nr.9251 datë 08.07.2004″ Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë “, Ligjit Nr.10109 datë 02.04.2009 ” Për Administratën Detare të Republikës Shqipërisë “, VKM -së Nr. 462 datë 09.07.2014 ” Rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese “, Udhëzimit të përbashkët Nr.1289/1 datë 04/05/2021 të MIE; atij me Nr.18307/4 datë 21/05/2021 të MFE” Për përcaktimin e tarifave të regjistrimit të Mjeteve Lundruese ” botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29.06.2021, Urdhërit nr. 22 datë 29.03.2022 për miratimin e Rregullores “ Mbi aktivitetin e ZRMLD-së”, si dhe Urdherit Nr.112 date 02.06.2022 te Ministres se Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise” Per miratimin e formatit te lejeve dhe certifikatave per sherbimet e ofruara nga DPDetare”

  1. Dokumenti “Deshmi e Aftesise Lundrimit per Mjete te Vogla Lundruese” i leshuar pas regjistrimit te nje mjeti te vogel lundrues sipas shkreses Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit nr. 54/1 date 12.01.2011, Nuk do te leshohet me dhe do te zevendesohet me Certifikaten “Leje Lundrimi” sipas formateve te miratuara.

 

  1. Per cdo anije/mjet lundrues ne ndertim do te leshohet, pas regjistrimit ne regjistrin perkates”Certifikate regjistrimi” sipas formatit te miratuar.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me proҫedurën që duhet ndjekur për sa më sipër mund të kontaktoni me Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve pranë DPD-së në adresën email:

 

  1. info@dpdetare.gov.al
  2. hamdi.domi@dpdetare.gov.al

📢Epoka e Shërbimeve Online në fushën e detarisë 💻

📢Epoka e Shërbimeve Online në fushën e detarisë 💻

Nga 1 maji 2022 🗓 DETI ONLINE, nga shtëpia apo biznesi juaj pa vonesa parradhë, dhe vetëm me një klikim mund të merrni shërbimet në fushën e detarisë të ofruara nga Kapiteneritë e Porteve Durrës,Vlorë, Sarandë, Shëngjin dhe Zyra e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve.

Aplikimi i shërbimeve do të bëhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=3-1102&cat_id=3

Takim me operatorët turistik të mjeteve lundruese turistike

Në kuadër te përgatitjes për fillimin e sezonit turistik veror, Sektori i Kontrollit Shtetëror të Flamurit pranë DPD-së ka zhvilluar takim me operatorët turistik të mjeteve lundruese turistike ⛵️ që operojnë në zonën turistike detare të Sarandës.
▶️Qëllimi I këtij takimi ishte identifikimi i problematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me gjendjen teknike dhe dokumentare të mjeteve detare, pajisjen e tyre me ekuipazh të nevojshëm të çertifikuar dhe kualifikuar dhe marrja e masave të nevojshme për eleminimin e tyre përpara fillimit të sezonit turistik.
Drejtoria e Përgjithshme Detare vazhdimisht i kushton vëmendje të madhe rritjes së sigurisë së mjeteve dhe pasagjerëve që frekuentojnë zonat turistike detare të vendit tonë.
https://www.facebook.com/drejtoriadetare

Njoftimi “ Lëshimi i Çertifikatës së Regjistrimit të anijes “

Njoftimi “ Lëshimi i Çertifikatës së Regjistrimit të anijes “

Në mbështetje të Ligjit Nr.9251 datë 08.07.2004 “ Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë “ i ndryshuar, Ligjit Nr.10109 datë 02.04.2009 “ Për Administratën Detare të Republikës Shqipërisë “, VKM –së Nr. 462 datë 09.07.2014 “ Rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese “, Udhëzimit të përbashkët Nr.1289/1 datë 04/05/2021 të MIE; atij me Nr.18307/4 datë 21/05/2021 të MFE “ Për përcaktimin e tarifave të regjistrimit të Mjeteve Lundruese “ botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29.06.2021 Drejtoria e Përgjithshme Detare ( DPD ) njofton se: Të gjithë subjektet ( individë/shoqëri ) vendase apo të huaj rezidentë në vendin tonë, që kanë në zotërim anije/mjete lundruese mbi 15 ml, të regjistruara dhe të paisura me Dëshmi Pronësie dhe Dëshmi Flamuri, do ti zëvendësojnë ato me “ ÇERTIFIKATË REGJISTRIMI “. Për informacione të mëtejshme lidhur me proҫedurën që duhet ndjekur për sa më sipër mund të kontaktoni me Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detarëve pranë DPD-së në adresën email:

1. info@dpdetare.gov.al
2. Hamdi.Domi@dpdetare.gov.a

Njoftim

Njoftim mbi hyrjen në fuqi të Udhëzimit Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se është miratuar dhe është botuar në fletoren zyrtare nr.75, viti 2021, Udhëzimi Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”. Ky udhëzim ka si qëllim të rregullojë procedurat e trajnimit dhe testimit të kandidatëve për t’u pajisur me dëshmi aftësie për
drejtimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtim sipas kategorive dhe zonave të lundrimit. Qendrat e Trajnimit duhet të plotësojnë kriteret teknike dhe profesionale të përcaktuara në këtë udhëzim. Me qëllim zbatimin e Udhëzimit Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”, Drejtoria e Përgjithshme Detare do të auditojë Qendrat e Trajnimit për të verifikuar plotësimit e kritereve të përcaktuara në udhëzim. Për këtë arsye kërkohet nga ana juaj marja e masave të nevojshme në lidhje me plotësimin e kritereve të vecanta në varësi të llojit të trajnimeve që do të organizoni. Secila nga Qendrat e Trajnimi, e cila mendon se plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim në varësi të kategorive trajnuese, të paraqesë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë institucionit tonë duke filluar që prej datës 01/07/2021 – 02/08/2021, shoqëruar me një kërkesë ku të specifikohet lloji/et i/e trajnimit që do të aplikojë. Drejtoria e Përgjithshme Detare pas dorëzimit nga Qendra e Trajnimit të dokumenteve të përcaktuara në nenin 6, të udhëzimit, ka afat 30 ditë për të kryer verifikimet e nevojshme mbi plotësimin e kritereve teknike dhe profesionale të Qendrës së Trajnimit për të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.

•UDHËZIM Nr. 2, datë 5.5.2021 PËR KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE KATEGORITË E DREJTIMIT TË MJETEVE LUNDRUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË;