Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton të gjithë subjektet e interesuara në fushën e luftës kundër krimit ndërkufitar dhe terrorizmit të marrin pjesë në takimin online Research, Development and Industry Days që do të zhvillohet në kuadër të projektit MEDEA, në datën 15 Qeshor 2022, ora 08:45.
Linku për tú regjistruar është https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/MEDEA_RDI_DAY_TCP3
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton subjektet e interesuara, akademikët, kërkuesit shkencorë politikëbërësit dhe praktikuesit me përvojë në fushën e sigurisë, të marrin pjesë në OPEN CALL të organizuar nga Projekti “MEDEA” dhe të paraqesin propozimet, produktet dhe zgjidhjet e tyre innovative duke rritur aftësitë operacionale në fushën e sigurisë.
Thirrja është hapur që në datën 20 shtator 2021 dhe do të vazhdojë deri në 19 Nëntor 2021.
Ju ftojmë të vizitoni linkun për të marrë më shumë informacioni rreth aplikimit
https://www.medea-project.eu/open-call-application/
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar online në datë 9 shtator 2021 “Rishikimi i projektit MEDEA faza 3”. Në këtë takim u prezantuan rezultatet dhe punët e realizuara deri më tani dhe përgatitja për muajt e ardhshëm për realizimin e aktiviteteve të projektit “MEDEA”!