Njoftime

Risi dhe Mite

-Ne 2018 per herë te parë një traget me flamur Shqiptar kishte Kapitene nje femër Ornela Murati.
-Ne fillim te 2019 per herë te parë ne 104 vjet kapiteneria shqiptare do ketë inspektore nje femër Elmira Xhafa. 
Suksese gocave qe sollë risi,thyen mitin dhe u rrembyen burrave keto profesione kaq te veshtira…​


Njoftim

Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe ne daten 28.01.2019 (diten e hene) bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-JugPerendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort. 
Ju lutemi gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete.

Njoftim!

Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe diten e premte, te shtune dhe te diele, me konkterisht ne datat 1 , 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur.
Ju lutemi te gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete.

Njoftim

Kapiteneria e Portit Durres zhvilloi takimin me perfaqsuesit e PAN OCEAN nen kontraktor te TAP, agjensian GALA, kompanonin e rimorkiatorve, pilotimit,ormexhimit, per shkarkimin nga anija SUN SHiNE te anijeve Mimar Sinan dhe DN 106, mjete qe do te perdoren per punimet e Gazsjellsit TAP.