Author: Serjan Hasa
Takimi me Datë 17.02.2023 në ambjentet e Kapitenerise në Durrës.
Në datën 17.02.2023 në ambjentet e Kapitenerisë së Portit Durrës, Kapiteni i Portit Durrës priti në një vizitë zyrtare ekuipazhin e anijes se Rojes Bregdetare Italiane ITCG PB Alfredo Peluso e akostuar në Portin e Durrësit. Komandanti i anijes Italiane,Kapiten Lejtnant Antonio Barbieri shprehu vleresimet për punën e Kapitenerisë së Portit Durrës!
Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë kompetence
Një shërbim i ri, enkas për të gjithë të interesuarit: “Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë kompetence”
Ju duhet të ngarkoni online vetëm 5 dokumente:
- Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me Certifikatë kompetence.
- Pasaportë Detare
- Diploma profesionale e shkollës(për nivelin menaxherial)
- Kopje e Çertifikatave e lëshuar nga qëndra trajnimi
- Fotografi (4×5 cm për dokument)
Dokumenti i regjistrimit dhe pajisjes me certifikatë kompetence ju mbërrin i nënshkruar elektronikisht në hapësirën ”Dokumentet e mia”
INFORMACION MBI OPERACIONIN PËR DHËNIEN NDIHMË TË MJETIT “MAKAJ”
INFORMACION MBI OPERACIONIN PËR DHËNIEN NDIHMË TË MJETIT “MAKAJ”
Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.
Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë .
Siguria juaj prioriteti ynë!
Keni ndërtuar një mjet lundrimi në Shqipëri? Duhet të kryeni rregjistrimi e tij?
Keni ndërtuar një mjet lundrimi në Shqipëri? Duhet të kryeni rregjistrimi e tij?
Gjeni në portalin e-Albania shërbimin më të ri: ”Aplikim për regjistrim anije/mjet lundrues të ndërtuar në një kantier të licencuar brenda vendit”
Ju duhet të ngarkoni online vetëm 3 dokumente:
- Mandatpagesën dhe faturën për regjistrimin fillestar të një mjeti lundrues
- Certifikatën origjinale të regjistrimit
- Certifikatën e ndërtuesit
Pas dorëzimit të dokumenteve origjinalë institucioni përfundon me regjistrimin e mjetit lundrues
Dokumenti i regjistrimit, i pajisur me nënshkrimelektronik, ju mbërrin te hapësira ”Dokumentet e mia”
Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!
Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!
Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023.
Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.
Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim.
Njoftim për përkeqësim të motit
Njoftim për përkeqësim të motit !
Në daten 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Ju njoftojme se kualifikim si kandidat për pilot dhe pajisje me certifikatë për pilot ofrohet ne portalin e-Albania.
Ju njoftojme se, duke filluar nga dita e sotme, sherbimi i aplikimit per tu pajisur me deshmi piloti, ngritja ne kategori e pilotit dhe rinovimi i deshmise se pilotit per te gjitha portet e hapura te Republikes se Shqiperise, do te ofrohet vetem nepermjet portalit e-Albania.
Linku per Aplikimet: