Njoftim

Njoftim mbi hyrjen në fuqi të Udhëzimit Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se është miratuar dhe është botuar në fletoren zyrtare nr.75, viti 2021, Udhëzimi Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”. Ky udhëzim ka si qëllim të rregullojë procedurat e trajnimit dhe testimit të kandidatëve për t’u pajisur me dëshmi aftësie për
drejtimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtim sipas kategorive dhe zonave të lundrimit. Qendrat e Trajnimit duhet të plotësojnë kriteret teknike dhe profesionale të përcaktuara në këtë udhëzim. Me qëllim zbatimin e Udhëzimit Nr.2, datë 05.05.2021 për “Kriteret e Kualifikimit dhe Kategoritë e Drejtimit të mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”, Drejtoria e Përgjithshme Detare do të auditojë Qendrat e Trajnimit për të verifikuar plotësimit e kritereve të përcaktuara në udhëzim. Për këtë arsye kërkohet nga ana juaj marja e masave të nevojshme në lidhje me plotësimin e kritereve të vecanta në varësi të llojit të trajnimeve që do të organizoni. Secila nga Qendrat e Trajnimi, e cila mendon se plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim në varësi të kategorive trajnuese, të paraqesë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë institucionit tonë duke filluar që prej datës 01/07/2021 – 02/08/2021, shoqëruar me një kërkesë ku të specifikohet lloji/et i/e trajnimit që do të aplikojë. Drejtoria e Përgjithshme Detare pas dorëzimit nga Qendra e Trajnimit të dokumenteve të përcaktuara në nenin 6, të udhëzimit, ka afat 30 ditë për të kryer verifikimet e nevojshme mbi plotësimin e kritereve teknike dhe profesionale të Qendrës së Trajnimit për të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.

•UDHËZIM Nr. 2, datë 5.5.2021 PËR KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE KATEGORITË E DREJTIMIT TË MJETEVE LUNDRUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *